• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për një strategji post-covidiane

by Java News
27/02/2021 18:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kristaq Xharo

Ndërsa lufta me Covid-19 vazhdon me zjarr dhe shtetet po përdorin të gjitha mjetet në dispozicion, dilema e madhe lidhet me ‘botën post-covid-19’. Shkencëtarët, studiuesit, institucionet më prestigjioze edhe pse i shmangen një përgjigje të prerë për modelin ngase ka shumë të panjohura,  të gjithë bashkohen në parashikimin, që  bota post-koronavirus do të jetë e ndryshme në shumë mënyra nga ajo që kemi pasur shansin të përjetojmë. Ashtu siç ka ndryshuar jeta ekonomike, sociale, shëndetësore, po ashtu reflektime të thella priten në marrëdhëniet politike, gjeopolitike  dhe të  sigurisë.  Askush nuk po del nga kjo krizë pa humbur diçka. Ashtu si pas çdo lufte të madhe edhe pandemia aktuale, në një botë post-Covid-19, duket që do të reflektojë në një model të ri  si gjithmonë të vizatuar nga fitimtarët e mëdhenj.  Kjo edhe për faktin se edhe institucionet ndërkombëtare, të synuara për  peshën e rendit ndërkombëtar,  pas tronditjes që morën nga presidenti Trump, pothuajse u dërrmuan nga pandemia covidiane.

Pësimi  nga pandemia është prekës. Po shohim luftë për mbijetesën e më të fortit në evolucionin post-modern të njerëzimit, ose Darvinin e harruar. Qartas,  nëse nuk ke forcën si individ ose si komb për të mposhtur presionet shëndetësore, ekonomike, dhe sociale me të cilat ballafaqohemi, ‘taksa’  për mbijetesë në këtë botë kaq agresive pritet të jetë përmbi fuqitë dhe mundësitë. Është skenar i zymtë dhe duhet parashikuar. Morali me të cilin u injektuam kërkonte që në rrugën e përbashkët të  qytetërimit njerëzor të fortë e të dobët, të prekshëm dhe imunë të ecnim duke u mbështetur të njëri – tjetri. Por, në fund vetëm ‘zoti mbeti për të gjithë’ .

Si do të jetë situate post-covid? Mbetet pyetja me një çmim të papërballueshëm.  Ka shumë hipoteza  se çfarë lloj bote do të pasojë, në dekadën e ardhme, pas goditjeve kataklizmike të vitit 2020. Ato janë hipoteza në zhvillim, pasi vendet janë tërësisht të zëna me zjarrfikjen e pandemisë për shpëtim jetësh dhe lehtësim të pasojave ekonomike. Ndoshta,  vendet nuk kanë pasur kohë të mendojnë për ardhmen, apo nuk shtojnë dilemat sociale dhe psikikë për më pas,  përsëri  ka mjaft supozime dhe argumente për të kërkuar dhe ngritur një konstrukt se si mund të duket e ardhmja e afërt dhe përtej, kur jeta të kthehet në …një normalitet  të ri.

John Prandato i Qendrës për Studime për të Ardhmen e Largët,  në Universitetin e Bostonit para pak kohësh  intervistoi në ‘Zoom” 99 mendimtarët më të shquar të globit, për 101 tematika  të ndryshme, post-covid.  Në këta mendimtarëve gjendeshin shkencëtarë, kryetarë të akademive të shkencave (SHBA),  politikanë, shefa të organizatave më të mëdha botërore, drejtues të NATO-s apo shërbimeve inteligjente,  fitues të çmimeve Nobël,  por edhe personalitete të tilla si Ian Bremer,  Sir Angus Deaton, Francis Fukuyama, Graham Allison e deri te Noam Chomsky, intelektualët më të shquar e të rëndësishëm të kohës sonë. Ajo që mësova thotë Prandato ishte mendimi i përbashkët  i të 99-ve që të mos presim për “kthim në normalitetin që njohim”, se COVID-19 nuk është si ajo stuhia që shpërthen dhe kalon. Të gjithë të intervistuarit  janë të bindur se  bota jonë para-pandemie nuk përsëritet dhe bota post-pandemie do të jetë një ‘normalitet’ tjetër. Është analog me përkufizimin e paqes si periudhë midis luftërave. Për më tepër shih https://theconversation.com/ .

Për tu kthyer në realitetin tonë e në mbarë hapësirën shqiptare, si në të gjithë botën,  angazhimi i shteteve është fokusuar në shpëtim jetë njerëzish dhe përballje ekonomike. Jo vetëm shteti,  por e gjithë politika e njohin pandeminë  si tematikën kryesore. Tek ne, ndoshta vetëm fushata zgjedhore e tejkalon këtë temë për nga pesha. Kjo ndodhi në Kosovë,  ku zgjedhjet u trajtuan më tepër se vaksina e kështu ndjehet edhe në anën tjetër të Kosovës ku 25 prilli po pritet si dita e Mesis. Ndërkohë të gjithë e dinë se zgjedhjet nuk besoj se do ta mposhtin pandeminë, as do të shpëtojnë jetë njerëzish,  as do të shmangin dëmet në ekonomi.

Mbërrijmë  te ideja se duhet menduar përtej kohës së shkurtër se përtej zgjedhjeve,  pandemia  dhe post-pandemia do të jetë problemi më i madh për botën dhe më i madh për kombet e vegjël. Të përgatitesh për këtë kohë që po vjen fillon me strategji. Nëse vështron ligjërimet politike të çdo spektri në këtë periudhë ato nuk kanë asnjë dallim me ato të 4 viteve më parë, apo 4 të tjera e të tjera para tyre. Ato shmangin sfidën kryesore periudhën e ndryshme pos-covid.

Kujtojmë që gjithë strategjitë e deritanishme të mëdha apo sektoriale janë ndërtuar   në kushte të tjera, në rrethana gjeopolitike, politike, ekonomike, sociale, mjedisore, shëndetësore e deri komunitare të periudhës  para covidiane. Pandemia i lagu e shpërndau të gjitha letrat të kopjuara apo të llogaritura me të kora të bollshme. Ndryshe post-covidi ka ndryshuar e  do të  ndryshoj aktorë dhe faktorë gjeopolitikë, mjedise madhore dhe psiqike të tronditura duke i bërë llogaritë shumë të ndryshme. Pra duhet një strategji e madhe, përtej taktikave të partive politike, një strategji që shikon nga e ardhmja e largët, që sapo ka filluar.

Kush do të ndërtoi këtë strategji? Partitë politike janë në hall, pasi e kanë të vështirë të shohin përtej mandatit të tyre 4-vjecar dhe objektivat e tyre më tepër përqendrohen në objektiva elektoralë pasi të tilla quhen dhe vetë (elektorale). Në kohën kur kompromisi politik është në themel të strategjisë, partitë tona ndjehen të pamundur ta mendojnë. Modele ndërtimi ka plot. Ka plot vende të vegjël, edhe në madhësinë tonë që qëndrojnë fuqishëm, por edhe në krye të renditjes botërore.

Koha nuk pret. E ndërsa Francis Fukuyama dëshmon se   “nuk ka parë kurrë një periudhë në të cilën shkalla e pasigurisë për botën pas-covid ka qenë ndonjëherë më e madhe se sa është sot“, Naom Chomsky e thjeshton duke u shprehur se “Është çasti ta pyesim veten se çfarë bote do të dalë nga kjo pandemi,” ose kuptueshëm  “Cila është bota në të cilën duam të jetojmë?” Vendet e mëdha e të fuqishme e kanë të vështirë të dështojnë, vendet e vegjël përherë luajnë për  mbijetesën e tyre. Është nevoja për strategji të përbashkët kombëtare post-covidiane ose ‘ Grand Strategy’

Next Post
Gerard Depardieu: Ylli ndërkombëtar i Francës që ra nga lavdia

Gerard Depardieu: Ylli ndërkombëtar i Francës që ra nga lavdia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

May 12, 2026
Ish-zyrtari i NATO-s: As SHBA, as Irani nuk duan ta vazhdojnë luftën. Një raund negociatash nuk mjafton

“Nuk më intereson rritja e çmimeve”, Trump: SHBA do ta “përfundojnë punën” kundër Iranit!

May 12, 2026
Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

Si e shndërroi Izraeli skenën e Eurovisionit në një mjet ndikimi

May 12, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Ish-ambasadori Bimo: Shqipëria të vendosë çështjen shqiptare mbi integrimin europian

May 12, 2026
“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

“Bravo Robert Ndrenika”, rrëfimi i Kullës: Kur u arrestua vëllai i Servet Pëllumbit, ishin prindërit e mi që…

May 12, 2026
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

Pse opozita anti-Berisha nuk organizohet në parti?

May 12, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

Salianji i kujton Berishës premtimin e 2021: Statuti ndalon kandidimin e tij dhe jo timin…

May 12, 2026
Humbja e thellë e opozitës, Minxhozi: Berisha e Meta duhet të ishin larguar nga postet e tyre

Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën

May 12, 2026
“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

“Pije helmin vetë, mos të gjej gjallë”, djali kërcënon nënën 80-vjeçare për një lopë

May 12, 2026
“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

“Largohu nga politika, të hiqet non grata!”. A ishte kjo oferta që iu bë Berishës nga ndërkombëtarët?!

May 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In