• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për një PD të Lulzim Bashës, apo një të djathtë të re!

by Alfred Peza
23/04/2018 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ajo që pranohet tashmë nga të gjithë, është fakti se ndryshimet e fundit që Këshilli Kombëtar i bëri Statutit të Partisë Demokratike, pritet të sjellin një përmbysje të madhe. Sepse siç deklaroi edhe Lulzim Basha vetë, këto që u bënë, “janë ndryshimet që e ndajnë historinë e Partisë Demokratike në dy pjesë”.

Eshtë e lehtë të kuptosh se është fjala për pjesën e parë të historisë së PD me Sali Berishën në krye dhe pjesa e dytë tashmë e tutje, atë të Lulzim Bashës. Kaq të thjeshta duken gjërat vërtetë, nëse i sheh vetëm në letër. Por, a kemi të bëjmë me një iluzion politik ku këtë realitet e shohin vetëm ata, të cilëve u pëlqen që e ardhmja të jetë vërtetë kështu? Apo kemi të bëjmë me një realitet që ka nisur të krijojë shtjella dhe rryma aq të forta, sa na bëjnë që të duken re gjithnjë e më të zeza në horizontin e të djathtës shqiptare?!

Shprehja e Lulzim Bashës, e dalë me siguri pa dashje nga nënkoshienca si të ishte duke menduar me zë të lartë, të kujtojnë shprehje të ngjashme kur është fjala për historinë e botës të ndarë në periudhën para dhe pas Krishtit. Apo historinë e Ballkanit, të ndarë në atë para dhe pas betejës së Fushë Kosovës më 1389. E për të ardhur tek historia e shqiptarëve para dhe pas pushtimin Osman apo historia e epokës moderne të Shqipërisë së Rilindjes, e cila mund të ndahet në atë para dhe pas shpalljes së pavarësisë.

E si të mos mjaftonin të gjitha këto, tani kemi edhe një ndarje të re. Ndarjen e historisë së Partisë Demokratike në pjesën e parë të Sali Berishës dhe tani e tutje, në historinë e pjesës së dytë me Lulzim Bashën në krye. Në epokën përpara dhe pas 20 prillit 2018. Në epokën nga 8 dhjetori 1990 e deri të premten e javës që sapo lamë pas. Dhe në epokën nga sot e derisa edhe Lulzim Basha të bëhet 75 vjeç, sa Sali Berisha.

Pyetjet që po shtrohen nga shumë prej aktorëve dhe faktorëve të jetës politiko- shoqërore në Shqipëri, në raport me zhvillimet aktuale në PD, janë të shumta. Por, ato mund të përmblidhen në: A po bëhet më e mirë apo më pak e mirë Partia Demokratike pas ikjes së Sali Berishës? A po bëhet më e hapur, më përbashkuese dhe më demokratike, apo më e mbyllur, më përçarëse dhe më antidemokratike për nga fryma dhe mënyra e funksionimit dhe zbatimit të rregullave të brendshme?

E për të vijuar më pas me pyetjet që sa vijnë dhe bëhen më fondamentale: PD ka nevojë për një kryetar që vetshapllet Mbret duke e çuar atë nga humbja në humbje, apo për alternativa ku vetë demokratët do zgjedhin më të mirin, që ti udhëheqë drejt fitoreve elektorale dhe rikthimit të shpejtë në pushtet?

Sot PD ka nevojë për rregulla të reja si ato që u fiksuan sëfundi në Statutin e saj, apo për një filozofi, frymë dhe stretegji të re opozitare? PD sot ka nevojë për përjashtime apo për bashkimin e të gjithëve dhe lejimin e funksionimit të sistemit të meritokracisë dhe kontributeve reale? E në fund fare, pyetjet kurciale janë: Demokratët kanë nevojë për rithemelimin e partisë? Apo për të shkuar edhe pak më tej, për riogranizimin tërësor të së djathtës shqiptare?

A ndihen të përfaqësuar sot nga PD dhe Lulzim Basha të gjithë ata që vetpërcaktohen si të djathtë dhe ndihen të tillë? A ështe e përfaqësuar e djathta e vjetër tradicionale e konservatore dhe e djathta e re liberale? A ndihen të përfaqësuar ish pronarët, ish të persekutuarit, pronarët e rinj, kapitalistët, punëdhënësit, elita e re e ekonomisë së tregut, të shkolluarit në perëndim që kanë një qasje moderne e perendimore për drejtësinë sociale, lirinë e tregut, politikën e taksave, për shtresën e pasur dhe atë të mesme, për vlerat e së shkuarës, për familjen e traditën?!

Koncepti i të majtës dhe të djathtës që kur ato lindën si të tilla në sistemin politik modern, që nga Revolucioni Francez e deri në ditët tona, bashkë me botën, revolucionin industrial dhe zhvillimet e tjera globale, ka evoluar dhe vijon të evoluojë. Jetojmë në epokën post ideologjike dhe pavarësisht rënies së kufijve të dikurshëm dhe mospasjes së dallimeve të mëdha programore ndërmjet partive, e majta dhe e djathta me sa duket, do të vijojnë të ekzistojnë si nocione, si teori dhe si praktikë politike. Të paktën për aq kohë sa kapitalizmi të jetë gjallë.

A do ti përfaqësojë Lulzim Basha dhe PD e tij e re, të gjitha këto shtresa dhe interesa në Shqipëri, gjatë kësaj pjese të dytë të historisë së saj? Apo e gjitha kjo nuk është gjë tjetër veçse rënia PD siç ne e kemi njohur si të tillë gjatë këtyre 27 viteve? Dhe bashkë me tërheqjen e Sali Berishës dalëngadalë nga skena, do të kemi vërtetë një PD të re, ndryshe dhe me identitet të ri? Një parti e Lulzim Bashës dhe njerëzve të tij?

Pas kësaj, kryepyetja është: A e ka të nevojshme sistemi pluralist e demokratik i vendit, një forcë dhe lidership të ri politik, që do të përfaqësojë të djathtën e vërtetë dhe reale, të epokës post Berisha në Shqipëri?

a.ç

Next Post
Vettingu, sot një tjetër gjyqtare e Kushtetueses para KPK

Vettingu, nis seanca për gjyqtaren e Kushtetueses, pasuria e dyshimtë e Xhoxhaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Alimehmeti: Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja e vetme pas protestës

July 6, 2026
Berisha sulmon protestuesit: Janë vegla të Ramës!

Berisha sulmon protestuesit: Janë vegla të Ramës!

July 6, 2026
Helmimi në Akademinë e Policisë, QSUT: Rreth 50 studentë u paraqitën me shenja helmimi, pas ndihmës…

Shtohen rastet me alergji gjatë verës, mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë

July 6, 2026
Shqipëria pajiset me topa turk BORAN, vendi i tretë në botë me këtë armë

Shqipëria pajiset me topa turk BORAN, vendi i tretë në botë me këtë armë

July 6, 2026
“Përçarje” në BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë

“Përçarje” në BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë

July 6, 2026
I hodhën makinën në erë pas plagosjes në Sarandë, arrestohet i kërkuari Klaus Jaçaj

Shkodër, lëndë plasëse në një automjet, ja informacionet paraprake

July 6, 2026
Vritet i riu shqiptar në Suedi, dyshohet se u ngatërrua në përplasje bandash, reagon i ati

Vritet i riu shqiptar në Suedi, dyshohet se u ngatërrua në përplasje bandash, reagon i ati

July 6, 2026
Bllokohen dy Jet Ski në Sarandë, shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve

Bllokohen dy Jet Ski në Sarandë, shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve

July 6, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

“Flamingot shtegëtuan nga bulevardi”, Demo për protestën: Flasim me këdo për të ofruar produkt real për njerëzit

July 6, 2026
Trump “thumbon” me meme Melonin. Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

Trump “thumbon” me meme Melonin. Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In