• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për një opozitë, të jesh më e urryer se qeveria, është poshtërimi më i madh që mund të pësojë

by Carlo Bollino
17/03/2025 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Krahasimi i transmetuar live nga Report TV midis sheshit të Beogradit, ku 275.000 të rinj u mblodhën spontanisht për të protestuar kundër 15 të vdekurve të shkaktuar nga korrupsioni i qeverisë së tyre, dhe 200 të rinjve të thirrur në bulevard i Tiranës me urdhër nga Sali Berisha për të protestuar kundër mbylljes së TikTok-ut, ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka lënë përshtypje edhe tek populli opozitar. Më pak se dy muaj para zgjedhjeve, ky ishte një tjetër autogol i një lideri autoritar që ka humbur çdo kontakt me opinionin publik dhe që vazhdon të besojë se obsesionet e tij personale mbështeten edhe nga shqiptarët e tjerë.

Sondazhi i Institutit Piepoli, i transmetuar nga Report TV tre ditë më parë, tregoi se vetëm 23% e opinionit publik shqiptar është kundër mbylljes së TikTok-ut të vendosur nga qeveria për të mbrojtur të miturit, por as kjo nuk e bëri Sali Berishën të ndryshonte temën e protestës së tij. Berisha e konsideron më të dobishëm për demokracinë TikTok-un kinez sesa Voice of America, dhe kjo tregon vetë se ku e ka mendjen. Por ata që e financojnë duhet të pyesin veten se për çfarë i shërben Partisë Demokratike angazhimi i ekspertit amerikan LaCivita (i cili vjen nga një vend ku çdo lëvizje politike në fushatë zgjedhore drejtohet nga sondazhet e opinionit), nëse ai nuk është në gjendje të shmangë për Berishën dhe për partinë gafa të tilla madhështore. Madje lind dyshimi se LaCivita në të vërtetë paguhet vetëm për të bërë një ose dy paraqitje pranë Berishës dhe se më pas nuk merret fare me pjesën tjetër të fushatës, e aq më pak me fatin e Partisë Demokratike.

Nëse LaCivita do të ishte me të vërtetë këtu, ai do të duhej ta kishte ndaluar Berishën që të organizonte një protestë mbi një çështje kaq të parëndësishme, pikërisht në përvjetorin e vdekjes së 26 qytetarëve në Gërdec, një masakër për të cilën dyshohet djali i tij dhe bashkëfajtore ishte edhe qeveria Berisha. Në Beograd protestohej kundër qeverisë për 15 viktima të shkaktuara nga shembja e një pensiline në stacionin e Novi Sad-it, pas punimeve të rindërtimit të financuara me para publike. Në Tiranë, ndërkohë, viktimat e Gërdecit, të shkaktuara nga qeveria e Berishës dhe familja e tij, u tallën nga një grusht të rinjsh partiakë të drejtuar nga një 81-vjeçar i shqetësuar se, në vend që të studiojnë, adoleshentët shqiptarë mund të luajnë dhe të ngacmojnë njëri-tjetrin në TikTok. Ja pse serbët që dolën në shesh ishin 275.000 dhe shqiptarët në bulevard nuk ishin as 200.

Sali Berisha dhe grupi i tij i kamikazëve nuk e kanë kuptuar ende dallimin midis një proteste dhe një mitingu. Prej vitesh protestat e thirrura nga PD-ja në fakt kanë dështuar, ashtu siç dështoi në mënyrë qesharake edhe fushata e ashtuquajtur e “mosbindjes civile” e iniciuar nga Sali Berisha. Protestat lindin nga zemërimi shoqëror, nga një pakënaqësi e vërtetë popullore, dhe nuk kanë nevojë për asnjë parti që të shpërthejnë, ashtu si ndodhi në Beograd. Ato lindin vetë, në mënyrë spontane. Ato që shpallen dhe organizohen nga një parti, nga ana tjetër, nuk janë protesta, por mitingje politike. Por mitingu i organizuar dje në bulevard kundër TikTok-ut tregon se edhe mitingjet e partisë sot po dështojnë në duart e Berishës: as militantët e tij nuk e ndjekin më.

Në servilizmin e tij të dëshpëruar, një eksponent i klan-it të Berishës ripostoi me entuziazëm një tabelë nga sondazhi i Piepoli-t i transmetuar nga Report TV, sipas të cilit 54% e shqiptarëve janë të pakënaqur me qeverinë e Edi Ramës. Po të mos ishte verbuar nga urrejtja dhe injoranca, do të duhej të pyeste veten se përse, pavarësisht asaj pakënaqësie, një shumicë prej 63% thotë në të njëjtin sondazh se nuk beson në opozitën e Sali Berishës dhe se është gjithsesi e gatshme t’i japë një mandat të katërt Partisë Socialiste. Përgjigja ndodhet në sheshin e PD-së që, megjithëse ishte një pasdite e së shtunës, mbeti bosh. Përballë një opozite që nuk arrin të kapë nevojat e vërteta të popullit, me një histori dramatike të paaftesi dhe korrupsionit të pandëshkuar mbi supe, që vazhdon të përdorë një gjuhë të dhunshme dhe mashtruese dhe që, pas 32 vitesh, ende drejtohet nga i njëjti plak zemërak dhe tashmë delirant, në fund të fundit, është më mirë t’i besohet prapë një qeverie që nuk të ngazëllen më, por të paktën nuk të tremb. Për një opozitë, të jesh më i urryer se qeveria është poshtërimi më i madh që mund të pësojë.

Next Post
Tragjedia në lokalin e natës në Maqedoninë e Veriut, qytetarët protestë sot në Koçan: Ky sistem nuk na ofron siguri

Tragjedia në lokalin e natës në Maqedoninë e Veriut, qytetarët protestë sot në Koçan: Ky sistem nuk na ofron siguri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%! Kompanitë e karburantit nuk reflektojnë as zhvlerësimin e dollarit

Sinjalet për ulje të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit, bie çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare

August 3, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Kur kolltuku lëkundet, digjen teserat e partisë…

August 3, 2026
Dronët ukrainas godasin sërish Rusinë, zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries

Dronët ukrainas godasin sërish Rusinë, zjarr në magazinën e gjigantit Wildberries

August 3, 2026
Berisha anti-SHBA ose vesi del me shpirtin dhe Gonja, ‘biri i erës’

Huaja 302 milionë dollarë mes Kushtetutës, non grata-s dhe Uashingtonit

August 3, 2026
Garancia Evropiane / Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

Garancia Evropiane / Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

August 3, 2026
Greqia në luftë me flakët, zjarri në Atikën Perëndimore del jashtë kontrollit, evakuime dhe operacione nga toka dhe ajri

Greqia në luftë me flakët, zjarri në Atikën Perëndimore del jashtë kontrollit, evakuime dhe operacione nga toka dhe ajri

August 3, 2026
Akuzat: SHBA dhe Izraeli kanë ‘gisht’ në valën e emigrantëve marokenë drejt Spanjës!

Akuzat: SHBA dhe Izraeli kanë ‘gisht’ në valën e emigrantëve marokenë drejt Spanjës!

August 3, 2026
Fokusi te “Shqipëria 2030”/ Publikohet agjenda e detajuar e Samitit të IV të Diasporës

Tej retorikave për hapje konsullatash dhe një paralele

August 3, 2026
Renditja e Eurostat, Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës

Renditja e Eurostat, Shqipëria mes vendeve më “elegante” të Europës

August 3, 2026
Maroku fajëson rrjetet sociale për valën masive të emigrantëve drejt Spanjës

Maroku fajëson rrjetet sociale për valën masive të emigrantëve drejt Spanjës

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com