• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

As për një milion dollarë

by Erion Hiluku
31/08/2016 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Erion Hiluku

         Imcake, e zgjuar flakë, e edukuar mirë, shkruante poezi dhe i binte mandolinës. Për familjen e saj të pasur, mjafton të themi tre fjalë me të cilat e njihnin, “Bujar si Bojaxhinjtë”. Shumë shpejt bota do të ishte e vogël për të dhe ajo do të bëhej një nga njerëzit më të famshëm të kohës. Që 18 vjeҫ emigroi, studjoi, punoi shumë dhe krijoi një rrymë të re të bazuar në një metodë dashurie 2000 vjeҫare. “Me më të varfërit e të varfërve”. Ishte e famshme, fitoi Nobelin, ishte mike e ngushtë e Princeshës Diana të Anglisë, e Dalai Lamës aso kohe të ri, e Papës Gjon Pali i II, e vazhdimisht e ftonin në konferencat më në zë të Kombeve të Bashkuara.

Kishte një kapacitet lideri që edhe sot e kësaj dite e kanë lakmi shumë politikanë e biznesmenë. Për pak vite ajo ndërtoi shtëpi në më se 100 vende të botës, për më të varfërit e të varfërve. Duke i qëndruar besnik kontekstit, nuk duhet shumë për të kuptuar se e gjithë jeta e saj do të ishte providenciale. Pas një jete që rrëmben zemrat e miljona njerëzve qëndron i Biri i një zdrukthëtari me të cilin ajo mbante një dialog të vazhdueshëm.

Në ҫdo cep të botës, te varfëria e braktisja, në skajet e jetës aty në kufirin me vdekjen, janë njerëzit e Nënës. Sërish në kontekstin e jetës së tyre, që nuk duhet harruar, ata kanë një ndihmë të madhe, Krishtin. Ai është mbështetja dhe siguria për jetën e tyre. Kanë Krishtin dhe kanë gjithҫka.

            Shumë njerëz të famshëm, politikanë e të tjerë afrohen shpesh për të kundruar mrekullinë e thjeshtësisë e të dhënies së jetës, të kujdesit të pakufi. Të varfërit e saj janë të lumtur me dashurinë deri në supën e thjeshtë. Të moshuarit që ata kujdesin janë në paradhomën e parajsës, buzëqeshja dhe bekimet i shoqërojnë në ҫdo minutë. Të sëmurë me patologji të rënda, fëmijë trizomikë, poliomelitikë, rrakitikë, të kequshqyer me paraliza cerebrale e paaftësi fizike të pakataloguara, të gjithë të braktisur nga shoqëria ku kanë lindur, përkujdesen me dashuri hyjnore nga Motrat e Nënë Terëzës.

Shteti ynë kaotik dhe shoqëria jonë e pazhvilluar në rrugën e dashurisë japin padyshim një kontribut të madh për të mbushur shtëpitë e Nënës. Dhjetëra të moshuar të braktisur, të sëmurë të hedhur rrugëve në një vend pa shtet social, pa organizim e mbi të gjitha drejtuar nga njerëz shpesh të paaftë dhe pa njohuritë bazë të njeriut të qytetëruar, gjejnë jetën dhe kujdesin vetëm në shtëpitë e Nënë Terezës. Kam patur fatin e keq të vërtetoj se si autoritetet tona shtetërore as nuk kanë informacion për të moshuarit që kanë në përkujdesje Motrat e Nënë Terezës, as në Tiranë, sa të sëmurë kanë në kujdesje Vëllëzërit e Saj në shtëpinë për të sëmurë në Bushat apo në Shkodër, kur në vendin tonë institucionet shtetërore të përkujdesjes së jetimëve e të  sëmurëve janë mbyllur gati të gjithë. Institucionet tona shtetërore janë indiferentë kundrejt nevojave që mund të kenë motrat e Nënës për ndonjë lehtësi rruge, uji, asistence mjekësore e sociale, apo ndriҫimi në zonat ku jetojnë. Mungesa e madhe e solidaritetit dhe indiferenca në shkallë të gjerë sociale shkëlqejnë më shumë në këto ditë të rëndësishme përpara shenjtërimit zyrtar të Nënës kur të gjithë popujt e botës gëlojnë nga aktivitete sensibilizues bamirësie.

Me të varfërit e Nënë Terezës, miqtë e saj të vërtetë, do të mblidhen edhe dhjetëra politikanë e të famshëm të tjerë në shtator për të marrë pjesë në shenjtërimin e saj. Megjithëse mike e politikanëve, Institucioni i Nënës nuk pranon dhurata ekonomike nga shtetet apo qeveritë e vendeve ku punojnë. Miljona njerëz që jetojnë në shtëpitë e saj në të gjithë botën do të ndjekin  në televizor shenjtërimin e saj, ndërkohë që hanë një pjatë të ngrohtë gatuar me dashurinë e motrave të saj. Mijëra motra e vëllezër të Nënës do të vazhdojnë jetën e tyre të përditshme të shërbimit të dashurisë, të zhytur në misterin e një Zoti që i shoqëron në ҫdo frymëmarrje.

  Miljona dollarë do të shpenzohen në udhëtime, në hotele e transporte, e shumë prej tyre vetëm për një foto me të, e në rrugë e sipër për një foto me të varfërit e Nënës që nuk kanë gjë tjetër mbas shpirtit dhe votës. Këta të fundit nuk do të kenë mundësi të udhëtojnë të gjithë në Romë për të treguar mirënjohje, por së bashku me Motrat e saj do të jenë në lutje në dhjetëra qytete të mbarë botës. Në një konferencë të Kombeve të Bashkuara, Nëna do t’i pyeste liderët: A i njihni njerëzit tuaj? A i doni ata?

          Si shumë të tjerë që deshën të prekeshin nga fama e shenjtes edhe Rita Hayworth vizitoi njëherë një leprozeri të Nënë Terezës. Ndërsa vizitonte sallat ku dergjeshin ata të sëmurë të gërryer nga lepra e sëmundjet e tjera, aktorja e famshme nuk mundi t’a përmbante tmerrin që i shkaktoi një mjerim i tillë. Duke iu drejtur Nënës i tha: “Kjo punë që bëni ju dhe motrat nuk ka të paguar. Unë nuk do t’a bëja një gjë të tillë as për një miljon dollarë” Nëna ju përgjigj: Për një miljon dollarë nuk do t’a bënim as ne.

          Shumë do të vrapojnë në shenjtërimin e Nënës, pas pak. Po a e kemi kuptuar Nënën në madhështinë e thjeshtësisë së saj? Sa jemi thelluar, sidomos ne shqiptarët? Se ne jemi krenar për të, pa ditur se pikërisht aty në atë krenarinë dhe dëshirën për t’u dukur, në tangërllekun fodull e injorancën, aty nuk është ajo. Nëna e thjeshtë, kur i dhanë ҫmimin Nobel, nuk e deshi darkën me salltanetet por kërkoi të merrte lekët që të shtronte një darkë modeste miljona njerëzve nëpër botë. Mijëra shqiptarë luftojnë për bukën e gojës në vendin tonë, që nuk është i varfër, por merret me mend se nga shkojnë paratë e pasuritë. Jo vetëm përfaqësuesit e shtetit, por të gjithë shqiptarët jemi në borxh me Nënën, kundrejt të varfërve vëllezërve tanë po, por edhe për atë spitalin që për ta i premtoi qeveria jonë demokratike dhe që ka pak gjasa të bëhet realitet.

          Më 29 nëntor 1964, Nënë Tereza ishte e ftuar në Kongresin Eukaristik Ndërkombëtar, drejtuar nga Papa Pali i VI, në Bombay. Rrugës për aty Nëna takoi një ҫift të moshuarish që agonizonin nën hijen e një peme. U ndal me ta, i ndihmoi e priti derisa burri vdiq në krahët e saj. Pastaj Nëna e ngarkoi mbi supe të sëmurën dhe e ҫoi në një nga qendrat e saj. Kur mbaroi punë ajo edhe ceremonia e Papës kishte përfunduar.

Next Post
Albin Kurti flet me bindje: Do ta ndalim Demarkacionin

Albin Kurti flet me bindje: Do ta ndalim Demarkacionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve nga Amerika

Gjermania mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve nga Amerika

September 28, 2026
“Specialja kriminalizoi procesin!”- Analisti kosovar paralajmëron: Pa ikur Kurti nga pushteti, beteja në Hagë është e humbur!

“Specialja kriminalizoi procesin!”- Analisti kosovar paralajmëron: Pa ikur Kurti nga pushteti, beteja në Hagë është e humbur!

September 28, 2026
Arrihen konsensuse pozitive në raundin e 8-të të konsultimeve Kinë-SHBA mbi ekonominë dhe tregtinë

Arrihen konsensuse pozitive në raundin e 8-të të konsultimeve Kinë-SHBA mbi ekonominë dhe tregtinë

September 28, 2026
GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!

Avokatët bojkotojnë edhe masat e sigurisë, Rregullorja censuruese përçan gjyqtarët e GJKKO! Njëra palë kundër kryetarit Erion Bani: Duhet dialog!

September 28, 2026
Zjarr masiv në kodrat me ullishta në Kreshpan të Fierit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve!

Zjarr masiv në kodrat me ullishta në Kreshpan të Fierit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve!

September 28, 2026
Shqipëria në 35 vite tranzicion ka pasur katër figura politike më karizmatike e popullore!

Precedenti i rotacionit “automatik” mori fund në 2009-n

September 28, 2026
“Ndarje e qartë me klientelizmin”- Erion Braçe shkon të vizitohet në QSUT dhe tregon befasinë nga ajo që pa: Më pëlqejnë disa nga vendimet e ministres…

“Ndarje e qartë me klientelizmin”- Erion Braçe shkon të vizitohet në QSUT dhe tregon befasinë nga ajo që pa: Më pëlqejnë disa nga vendimet e ministres…

September 28, 2026
Debati politik në Komisionin e Kulturës lë në pritje artistët te dera! Zhupa kritikon Ramën për OKB-në dhe Këshillin e Sigurisë, Malaj i përgjigjet: Jemi mësuar me…!

Debati politik në Komisionin e Kulturës lë në pritje artistët te dera! Zhupa kritikon Ramën për OKB-në dhe Këshillin e Sigurisë, Malaj i përgjigjet: Jemi mësuar me…!

September 28, 2026
“Belshi të qëndrojë më vete”- Këshilli Bashkiak kundër bashkimit me Elbasanin, debate për votën e PS-së, socialistët abstenuan

“Belshi të qëndrojë më vete”- Këshilli Bashkiak kundër bashkimit me Elbasanin, debate për votën e PS-së, socialistët abstenuan

September 28, 2026
Ekosistemi shqiptar i inovacionit prezantohet në Bits & Pretzels: 17 startupe, nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora

Ekosistemi shqiptar i inovacionit prezantohet në Bits & Pretzels: 17 startupe, nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com