• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Për një jetë më të mirë me një arkitekturë më cilësore

by
29/05/2015 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak ditë më parë në Vlorë u organizua një panel për arkitekturën dhe këtij grupimi iu bashkua  edhe Maks Velo, arkitekt, piktor, poet, polemist.  Nga të paktët që ka thënë me guxim, ato që ka menduar dhe besuar.  Ai  iu drejtua audiences së takimit me  disa mendime për arkitekturën në përgjithësi dhe për Vlorën në vecanti. Por në këtë takim ishte edhe  Dritan Leli, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane  për Kryetar Bashkie…

Nga Arkitekt Arben Meksi

Vetëm pak ditë më parë, në një nga sheshet publike më të frekuentura në qytet, u organizua një forum me pjesëmarrjen e gjerë të profesionistëve në fushën e urbanistikës dhe arkitekturës. Takim , i cili në thelb reflektoi qëllimin gjithpërfshirës, si pjesë e një filozofie që duhet të udhëheq qytetin në vitet që vijnë.

Arkitektura dhe urbanistika nuk kanë ngjyrë, ato janë pronë e gjithë qytetarëve të Vlorës, pa dallim idesh , Vlora është e të gjithëve.    Arkitektura formulon të ardhmen tonë.   Besimi se ky qytet do të ndryshojë , rritet kur shikon kaq shumë arkitektë të rinj.

Pranova sfidën për të moderuar këtë event , jo vetëm si qytetar, si intelektual por edhe si arkitekti me vitet më të gjata në projektim, si një detyrim ndaj profesionit dhe ndaj qytetit tim.  Unë jam njeri i lirë pa paragjykime dhe pa kushtëzime kur bëhet fjalë për zhvillimin jetik të Vlorës .

Këtij paneli iu bashkua  edhe Maks Velo, arkitekt, piktor, poet, polemist.  Nga të paktët që ka thënë me guxim, ato që ka menduar dhe besuar.  Ai  iu drejtua audiences së takimit me  disa mendime për arkitekturën në përgjithësi dhe për Vlorën në vecanti.

Por ai që na bashkoi të gjithëve në këtë takim ishte  Dritan Leli, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane  për Kryetar Bashkie.  Unë, Dritanin më parë e kam takuar vetëm dy herë. Natyrisht kam njohur prindërit e tij, rrethin e tij familjar, të cilët përbëjnë rrënjët e karakterit dhe botëkuptimit të tij.  Në të dy takimet që pata, ajo që më ka bërë përshtypje, ishte energjia e tij pozitive.

Te ky njeri më ranë në sy dy gjëra : urtësia dhe drejtësia, dy cilësi për të cilat ka kaq shumë nevojë qyteti ynë, duke vlerësuar në të njëjtën kohë me admirim   kurrikulumin  profesional dhe akademik.

Qendra e atij takimi ishte arkitektura, duke e konsideruar pjesë të një memorie kolektive.

Urbanistika dhe arkitektura është hapësira ku ne jetojmë.  Arkitektura, ka forcë të formojë apo deformojë ndërgjegjen tonë.  Ajo është cilësia e jetës sonë. Në qoftë se do te dish sa i lumtur është një qytet, shikoji arkitekturën e tij.

Gjithcka që na rrethon është arkitekturë.  Në Vlorë sot ka mbi 40 arkitektë. Një armatë e madhe, kryesisht të rinj me shkolla të mbaruara në perëndim të cilët duhet të vihen në punë.  Vlora ka shumë potenciale projektuese të cilat nuk janë shfrytëzuar sa duhet.

Në Vlorë, vitet e fundit është ndërtuar shumë, më shumë se në cdo qytet tjetër të Ballkanit.  Por është ndërtuar shpejt, sikur qyteti i përket vetëm një brezi. Në përgjithësi, arkitektura e banesave të reja është e mirë.  Ka objekte që duhen vlerësuar, që i qendrojnë mirë vendit të ndërtimit, ashtu sic ka objekte që lënë për të dëshiruar, që na bëjnë të ndihemi keq edhe pse nuk jemi ne autorët e keture projekteve.   Nga ana tjetër,  hapësirat publike janë zvogëluar,mungon skulptura moderne dhe arkitektura e nates.

Më lejoni të ndaj me Ju një nga vizitat më mbresëlënëse  në  Bashkinë e Londrës, një objekt i vecantë për nga forma, në buzë të Tamizit, projektuar nga arkitekti me famë botërore, Sir Norman Foster, projektuar në formë spirale.  Në katin përdhe ndodhet maketi i qytetit të Londrës.Ate e shikon cdo qytetar qe viziton Bashkine

Jam i bindur që Kryetari i ri,  do të vlerësojë ndërtimin e një  maketi  të qytetit  në mënyrë që gjithë qytetarët ta prekin qytetin, të japin mendime, sepse arkitektura nuk zhvillohet pa pjesëmarrje.

Vazhdoj të ndaj bindjen  që Kryetari i ri do t’i jap mundësinë këtij qyteti  të pasurit  një zyrë model urbanistike dhe planifikimi urban, me arkitektë të rinj, të aftë, të pranuar me konkurse dhe meritokraci.

Arkitekti duhet parë si pjesë e shoqërisë ku jeton dhe punon.  Ai bashkudheton me ekonominë, pushtetin, psikologjinë, kulturën dhe mentalitetin e mjedisit që e rrethon, prandaj arkitektura me të drejtë është përcaktuar si :’ Vullneti i një kombi i ngritur në hapësirë ‘.   Arkitektura është mjaft selektive.

Cdo arkitekt me eksperiencë e ka të qartë se suksesi i një objekti nuk qëndron vetëm te objekti në vetvete, por edhe te pozicioni i tij urbanistik, inkuadrimi i tij në peisazhin urban.  Ky është defekti më i madh i arkitektures sonë, dis-harmonia me mjedisin ku është ndërtuar objekti.

Në kohët moderne, njeriu nuk rrezikohet më shumë nga natyra se sa nga produkti material që realizohet prej tij, prodhuesit e këtij produkti janë arkitektët.

Sot, qytetet tona në arkitekturë pasqyrojnë më së miri kohën në të cilën jetojmë.  Arkitektura është superstruktura jonë shoqërore, e ngurtësuar.

Forumi i para pak ditëve, qendërzoi në vëmendjen e diskutimeve pikërisht këto këndvështrime dhe përqasje mbi arkitekturën dhe urbanistikën.

Diskutuan shume arkitekte pjesemarres ne kete forum.

Si përfundim, ky është qyteti ynë, i fëmijëve tanë.

Ai na takon të gjithëve, pa dallim.

Ne duhet ta ndryshojmë atë dhe do t’ja dalim!  Tek kjo unë besoj !

Next Post

Jo dy, por tre gra për Shkodrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In