• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për një gatim perfekt, ja si bëhet marinimi

by A R
05/03/2016 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marinimi është një teknikë e gjithanshme dhe e domosdoshme. Ai rrit shijen e e mishit pa yndyrë dhe gjithashtu funksionon për mrekulli me perimet dhe frutat. Nuk kërkon pajisje speciale dhe përfshin hapa të thjeshtë për të prodhuar ushqime të shijshme.

Çfarë është marinimi

Marinimi i referohet njomjes së ushqimit (zakonisht mishit) në një lëng plot shije, të quajtur marinadë. Marinimi është një teknikë, e njohur të paktën që nga Rilindja, kur zakonisht përdoreshin përzierje acidike, për të ndihmuar në ruajtjen e ushqimeve.

Çfarë bën marinimi

Ai u jep shije ideale ushqimeve të marinuara dhe nuk i zbut ushqimet. Edhe pse marinadat janë supozuar shpesh të kenë efekte zbutëse, përbërësit vetëm përshkojnë sipërfaqen e ushqimit dhe kanë efekt të vogël në pjesën e brendshme.

Gjërat më të mira për marinim

Pjesë të vogla apo të holla mishi të kafshëve apo shpezët, janë zakonisht shumë të mira për marinim. Copa më të mëdha, të tilla si rostot, nuk mund të përfitojnë nga marinimi.

Ndërsa perime të buta, të tilla, si: kërpudha, kungulli i njomë, kungulli i verdhë dhe patëllxhani thithin aromë nga marinimi dhe shijojnë veçanërisht mirë kur piqen në skarë. Pak marinim i bën të shijojnë shumë mirë edhe peshkun dhe butakët.

Marinimi është i dobishëm gjithashtu edhe për disa fruta të butë, të tillë si manaferrat, portokalli dhe shalqini. Kur marinohen frutat, teknika quhet masirim.

Përbërësit për marinim

Shumë marinada përfshijnë një element acidik, të tillë si lëngu i agrumeve ose uthulla, të cilët nxisin aromën dhe mund të zbutin proteinat sipërfaqësore të mishit.

Vaji është një tjetër përbërës i zakonshëm që përdoret për marinim. Ai vesh ushqimin, mbart shije dhe e ndihmon ushqimin të ruajë lagështinë.

Përbërës të fuqishëm, të tillë, si: hudhra, salca e sojës apo salca aziatike e peshkut rrisin shijen dhe i bëjnë më pikantë mishin dhe peshkun.

Llojet e marinadave

Ndoshta më e zakonshmja është ajo që përdoret për t’i dhënë shije peshkut apo mishit, që do të piqen në skarë ose do të skuqen. Për shkak se këto metoda gatimi vetëm e nxehin mishin në temperaturë jo shumë të lartë, pra, poshtë pikës së vlimit të alkoolit, këto marinada nuk duhet të përmbajnë verë, ose mishi do të ketë shije alkooli.

Vera është e mirë, megjithatë, për një lloj tjetër marinade, atë të përdorur për çomlekë dhe gatime në zjarr të ngadaltë, sepse këto lloj gatimesh gatuhen për një periudhë të gjatë, në temperaturë që nxjerrë jashtë alkoolin dhe eliminon çdo shije të fortë.

Lloji i tretë i marinadës përdoret për “gatimin” e ushqimeve të papërpunuara, zakonisht për produktet e detit. Limonat e athët  dhe /ose lëngu i limonit e bëjnë mishin të errët dhe të fortë, që të duket “i gatuar”, por ushqimi është në fakt ende “i gjallë”.

Një kategori e katërt e marinadës përdoret për të marinuar peshkun e gatuar në një përzierje me bazë uthullën, për t’i dhënë shije më delikate.

Pajisjet

Për shkak se shumë marinada janë acidike, është më mirë të zhytim ushqimin në një enë joreaktive si ato të bëra prej qelqi, qeramike, plastike apo çeliku inoks.

Metale reaktivë, të tillë si alumini ose bakri iu përgjigjen acideve duke çngjyrosur ushqimin dhe duke i dhënë atij një shije metalike.

Shqetësimet për sigurinë

Marinojeni gjithmonë mishin dhe peshkun në frigorifer. Ju mund ta përdorni marinadën pasi e keni hequr mishin ose peshkun nga frigoriferi, vetëm nëse e vloni marinadën dhe e gatuani për pesë minuta, për të vrarë ndonjë bakter që mund të gjendet atje.

Marinada nuk i eleminon bakteret në të njëjtën mënyrë siç bën gatimi me nxehtësi. Kur marinoni një peshk që nuk do të gatuhet, sigurohuni që peshku të jetë ‘sushi’ose peshk deti i ngrirë. Të dy këta lloje janë të sigurt të konsumohen të papërpunuar nga të rriturit e shëndetshëm.

Koha e marinimit

Gjatësia e kohës që marinoni ushqimin varet nga ushqimi dhe nga marinada. Peshqit delikatë, butakët dhe frutat zakonisht marinohen për një periudhë më të shkurtër kohe (nga 20 minuta në pak orë), ndërsa mishi mund të kërkojë më tepër kohë (më shumë se një ose dy ditë). Megjithatë, nëse mishi zhytet në marinadë me shumë aciditet, tekstura e tij mund të bëhet shumë e ashpërr nëse marinohet për shumë kohë (më shumë se disa orë në disa raste).

Marinimi në fund

Për recetat që përfshijnë kripë të shtuar, kripa hidhet pasi ushqimi të jetë gatuar, në vend që të përfshijmë kripën në marinadë. Në këtë mënyrë, kripa nuk humb aspak kur marinada shteron. Marinimi pasi ushqimi është gatuar, lejon gjithashtu sasi të vogla të kripës që përdorim të kenë ndikim më të madh në shijen e përgjithshme./Shije.al

Next Post

Bëni kujdes! Këto ushqime nuk duhet t'i jepni fëmijëve tuaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani godet qendrën e banuar në Arabinë Saudite, 2 të vdekur dhe 12 të plagosur

Irani godet qendrën e banuar në Arabinë Saudite, 2 të vdekur dhe 12 të plagosur

March 8, 2026
“Jemi në katastrofë elektorale, japim premtime apokaliptike”, Salianji nga Vlora: PD e dobët po mban Ramën në pushtet!

“Jemi në katastrofë elektorale, japim premtime apokaliptike”, Salianji nga Vlora: PD e dobët po mban Ramën në pushtet!

March 8, 2026
Dhëndri i president Donald Trump do të vizitojë Izraelin

Dhëndri i president Donald Trump do të vizitojë Izraelin

March 8, 2026
Ervin Salianji nis takimin me strukturat dhe mbështetësit e PD në Vlorë

Ervin Salianji nis takimin me strukturat dhe mbështetësit e PD në Vlorë

March 8, 2026
Çfarë po ndodh? Anije dhe aeroplanë luftarakë në Qipro, shtetet e NATO-s rrisin praninë ushtarake

Çfarë po ndodh? Anije dhe aeroplanë luftarakë në Qipro, shtetet e NATO-s rrisin praninë ushtarake

March 8, 2026
Mediat iraniane: Zgjidhet lideri i ri Suprem që do të pasojë Ali Khamenein!

Mediat iraniane: Zgjidhet lideri i ri Suprem që do të pasojë Ali Khamenein!

March 8, 2026
Sekretet e panjohura të Luftës në Iran: Roli i Rusisë në zbulimin e avionit spiun amerikan

Sekretet e panjohura të Luftës në Iran: Roli i Rusisë në zbulimin e avionit spiun amerikan

March 8, 2026
Mbyllet me tensione ndeshja Tiranë-Elbasan, policia shmang përplasjet mes tifozerive! Disa persona të shoqëruar

Mbyllet me tensione ndeshja Tiranë-Elbasan, policia shmang përplasjet mes tifozerive! Disa persona të shoqëruar

March 8, 2026
Shi dhe shtrëngata në fillim jave, ja zonat më të prekura! Çfarë do të ndodhë me temperaturat

Shi dhe shtrëngata në fillim jave, ja zonat më të prekura! Çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 8, 2026
Starmer telefonatë me presidentin e SHBA-së: Diskutuam për luftën në Iran dhe për bashkëpunimin ushtarak

Starmer telefonatë me presidentin e SHBA-së: Diskutuam për luftën në Iran dhe për bashkëpunimin ushtarak

March 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In