• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për një garuzhde groshë

by Edison Ypi
15/01/2024 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Kishte kaluar mesnata. Ushtarin e zgjoi uria. U ngrit me përtesë. U shtriq. Mallkoi Fatin e zi që e kishte plasur në atë kapanon qensh. Vajti në mencë duke u lëkundur si i dehur. Shtyu sportelin prej druri që ndante mencën me kuzhinën. Hodhi një garuzhde groshë në tas. Hëngri i babëzitur. Piu ujë. Gromësiu. Iku. Fjeti.
Hajduti që vodhi dhe hëngri një garuzhde groshë nëpër natë ishte një armik i rrezikshëm kundër pavarësisë së vendit dhe revolucionit proletar botëror. U njoftua mbledhje urgjente. Asnjë të mos mbetej pa e rrahur këtë problem dhe këtë armik. Tema e mbledhjes: Kush jam unë, kush je ti, kush është kolektivi?

Askush nuk pyeti kush e kishte spiunuar “hajdutin” e një garuzhde groshë. E kotë ta kërkoje. Dihej. Mund të ishte çdokush. Ku të gjithë ishin 20 vjeç, spiuna dhe të spiunuar ishin të gjithë. Në ushtrinë e Diktaturës ku të gjithë kishin moshë të njëjtë, kishte më tepër spiunllëk se në burgjet e Diktaturës ku të gjithë kishin moshë të ndryshme.
Episodin e frikshëm dhe të turpshëm me uri, groshë, ushtar somnambul, spiunllëk, mbledhje demaskuese, që e kam parë e dëgjuar me sytë dhe veshët e mi ushtar në po atë repart, e preka para pak ditësh në një shkrim mbi spiunllëkun në Diktaturë me këtë peragraf:

“Spiunllëku i ushtrisë që bëhej sheshit pa asnjë drojë, ishte më i vrazhdi, më i fëlliqti dhe më i rrezikshmi i të gjitha spiunllëqeve. Ushtari-ushtarin e spiunonte edhe kot, për qef, edhe për një garuzhde groshë për të cilën i biri i kulakut tha se ishte pak. Edhe për një gotë çaji për të cilën nipi i armikut pretendoi se ka brenda Klor”.
Një mikeshë angleze qeflie e shkrimeve të mia, më tha se kishte mbetur e paqartë te paragrafi i mësipërm përkthyer me “Google Translate”, veçanërisht te fjalia:
“The soldier-soldier spied for nothing, just for fun, and for a large sum of money, which the kulak’s son said was too little”.

Përkthimi allasoj më ktheu nja dhjetë vjet prapa te një tjetër episod i ngjajshëm kur po i shkruaja një tjetër anglishtfolësi që quhej Chip. Pasi mbarova së shkruari anglisht, për tu siguruar se e shkruajta korrekt, e ktheva Italisht. Kur ç’të shoh. Fillimi anglisht “Dear Chip”, ishte katandisur “Egregio Microprocesore”.
Me Chip-in që e kisha mik por më doli vegël elektronike, u habita dhe qesha.
Me garuzhden e groshëve u habita, por nuk qesha.
Çfarë lidhje ka mes “Për një garuzhde groshë” dhe “For a large sum of money” ?!
Biçim përkthimi, pasi torollepsi anglezen,ma bëri kokën daulle edhe mua.
Përkthyesi elektronik bëka hatara,

Nuk e njohka “garuzhden” legjendare shumpërdorimshe, me të cilën, shqiptarët çvendosin ushqimin nga kazani te tasi, e mbajnë në brez si armë të ftohtë, madje dhe vjedhin.
“Groshë” e njeh, por jo si fasule, vetëm si një lloj fasule.
Me gjasa, përkthyesi elektronik ka ndezur motorrat e inteligjencës artificiale, dhe e ka djallosur me zullume të pandreqshme.

Me një iniciativë për tu pasur zili, ka guxuar “groshë” ta bëjë pa “ë” duke e katandisur në “grosh”, monedhë turke që është përdorur edhe në Shqipëri, të cilën, po ai përkthyes elektronik, e njeh si “stiver”, monedhë e vogël përdorur kohë më parë në Vendet e Ulëta.
E gjitha një degdisje, arratisje, çartallosje, pa asnjë lidhje me origjinalin.
Mes tjerash, edhe inkoherencë e thellë kuptimore. Të birit të kulakut i janë dukur pak gjithato pare, “a large sum of money”. Çka s’ka gjasë të ketë ndodhur.
J’u marsha t’ligat o Fan Noli, Petro Zheji, Gjon Shllaku, Lasgush Poradeci, Aurel Plasari, Afrim Koçi, Sotir Caci, Mitrush Kuteli.

Inteligjenca artificiale që shkaktoka gjith’ këto vuajtje dhe tollovira vetëm nga moskuptimi i një garuzhde groshë, më mirë të gjejë mënyrën për t’i ngritur mjeshtërat nga varri të na bëjnë përkthime për së mbari, sa të merret vetë me një punë që s’ja ka haberin, me përkthime, ç’ka se bën dot, dhe kurrë nuk do mundet, dhëmbin kaq ta bëjë. Hë de, përktheje elektronikisht këtë “dhëmbin kaq ta bëjë”.

Inteligjenca artificiale qënka më tmerr se tmerret e Diktaturës, spiunllëku, uria, menca, kuzhina, grosha, garuzhdja, ngitja natën e ushtarit të uritur, mbledhja për demaskimin e armikut. Madje dhe më keq se kaq. Duket si këshillë drejtuar autorëve dhe lexuesve për të mos u sëmurur apo çmendur nga prapësitë e inteligjencës artificiale ta marrin vetë në dorë iniciativën duke i dhënë sa më shpejt fund jetës.

Next Post
Dokumenti/ Flakadanë në Kuvend, Bardhi bëhet bashkë me Çuçin për udhëtim në SHBA

Dokumenti/ Flakadanë në Kuvend, Bardhi bëhet bashkë me Çuçin për udhëtim në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

July 16, 2026
“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

July 16, 2026
Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

July 16, 2026
Të moderuarit pro amerikanë të Saliut

Klubi i futbollit “Djemtë e Jugut”… (Dhe përse Anglia nuk do dalë kurrë kampion)

July 16, 2026
Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

July 16, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protesta/ Analisti në “Real Story”: Jemi mes sovranitetit të kombit dhe sovraniteti të shtetit…

July 16, 2026
Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

Kërkoi hapjen e partisë, deputetja socialiste i përgjigjet Spiropalit: PS ka statut, vendimmarrja kolegjiale

July 16, 2026
Manjani ironi me Mediun: Ringjallja? Sa herë e dëgjoj, më shfaqet lugati!

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik, por porosi e Ramës

July 16, 2026
“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

VIDEO / Rama: Shqipëria vazhdon të frymëzojë produksionet e Hollivudit

July 16, 2026
“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

“Keni kuptuar gjë nga kjo protestë?”/ Klosi: Është dimension lirie, por qeveria largohet vetëm me zgjedhje

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In