• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Për një batutë djeg jorganin

by Java News
14/12/2015 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Ndodh shpesh që për një batutë të digjet jorgani ose për një plesht të devijojë në kurkund ose në vise shumë të rrezikshme debati. Kryeministri ishte në Sarandë në fundjavë dhe veç të tjerash, foli dhe për problemin e pronave. Të vjetra e të reja. Për pronën e grabitur, për pronën e shkatërruar. Për diferencën ngjethëse në estetikë, arkitekturë e inxhinieri të ndëtimeve të bëra nga shqiptarët dhjetra e dhjetra vjet më parë në bregdet (dhe jo vetëm), me përbindshat me tullat e shpifura gri parafabrikat që kanë ndërtuar nipërit e tyre krenarë. Kryearsyeja e diferencës me të djeshmen është vetëm një: të parët e dinin mirë që ndodheshin në tokën e tyre, që shumë – shumë mund t’ua kontestonte përkohësisht vetëm pushtuesi i huaj. Të dytët që u sollën me tokën truall si pushtues të përkohshëm, ndërtuan me ngut, me panik dhe budallallëk ku mundën, si mundën. Kjo është fotografia e situatës. Dhe kryeministri këtë tha. Ai foli për rreth 50 mijë hektarë tokë me pronësi të tjetërsuar në zonë. Çfarë është afër mendsh të bëhet është që “pushtuesit” e grabitësit e tokës, së bashku me “ushtrinë” e administratës civile që i ka ndihmuar, të nisin të ndëshkohen një nga një. Duke nisur së pari me dorëzimin e mallit të vjedhur. Dhe më pas, nëse do të gjenden këllqe më të forta, të ndëshkohet gjithkush që ka hyrë në këtë rreth grabitjeje, jo thjesht dhe vetëm për të vënë drejtësinë, por dhe për të dekurajuar gjithkënd tjetër që është sjellë me pronën si pushtuesit e huaj me tokën e huaj. Dhe rishtaz kjo është fotografia politike e situatës. Por Rama është shumë më shumë se “fotograf”. Shkrepja e aparatit të konstatimit është një sport që ai e përbuz dhe nuk e kënaq. Ligjërimin e tij politik ai e plotëson me shumë ngjyra, kontraste, metafora e detaje, që në fund të ditës, kanë vetëm një detyrë: ta lënë atë vetë të kënaqur! Ja shembulli i fundit nga Saranda për diferencën mes fotografisë dhe pikturës së kryeministrit: “…mbi 50 mijë hektarë janë të identifikuara si të grabitura nga persona që figurojnë pronarë dhe që detin Jon e kanë parë për herë të parë pasi fitoi Saliu pushtetin, për herë të parë në historinë e fisit të tyre”.

Çfarë nevoje kishte të tregonte gjendjen civile të atyre që kanë grabitur tokën? Lidhjen e tyre me Berishën apo dhe përkatësinë e tyre politike? E bënte më të mirë apo më të keqe banditizmin e tyre vendlindja?

Batuta kryeministrore ishte mjaft e bukur, por shumë cinike. Ajo dhe simotra të saj qarkullonin shpesh në baret vanitozë të Tiranës së fillimit të viteve 90-të, kur shqiptarët e shndërruar në popull emigrant, përbuznin, tallnin, fyenin dhe poshtëronin migrantët po shqiptarë që kishin lënë gërxhet e skërkat ku pulat përdhunonin gurin për të ardhur në rrethinat e Tiranës, Durrësit apo dhe nëbregdet. Mund të kuptohej humori i shqetësuar i qytetarëve atëherë, por është tërësisht i pakuptueshëm sot, kur një shqiptar në Romë, Milano, Kamburg, Kiel, Paris, Athinë, Selanik e gjetkë, ndjehet pothuaj vendas në vendin që e ka mirëpritur prej vitesh dhe një shqiptari tjetër që e ka parë Adriatikun e Jonin vetëm para 25 vjetësh, t’i kujtohet kjo gjë si faull. Eshtë i pakuptueshëm “humori” i zi politik i kryeministrit, që vret në këtë mënyrë, edhe të vërtetën që thotë: “Po, ka mijëra hektarë tokë në bregdet që janë grabitur”!

Ky duhej të ishte realisht debati. Por edhe falë batutës cinike, në Tiranë u lexua ndryshe. Pikërisht se ajo batutë i dha dorë kundërshtarëve të Ramës të bëjnë politikë të ligë, të shmangin thelbin e debatit dhe ta çojnë atë në vise jashtëzakonisht të rrezikshme dhe delikate. Duke u lexuar gabim me ndërgjegje sepse ndryshe nga sa la të kuptohej e folura me ngjyra e kryeministrit, një grabitës është i tillë edhe nëse ka lindur në Tiranë, edhe nëse ka lindur në Tropojë apo Sarandë.

Shpërtheu me batuta kryetari i PD-së Lulzim Basha: “…ky aksident i historisë sonë kombëtare me pasoja të rënda i fryu sot nga Bregu i shqiptarisë ndarjes dhe përçarjes midis shqiptarëve. I tmerruar nga një popull i tërë …ky që ka lënë në baltë gegë e toskë, demokratë e socialistë…, …kujton se do të gjejë shpëtim duke i fryrë përçarjes e dasisë. Ngrihuni toskë e ngrihuni gegë, ngrihuni shqiptarë t’i tregojmë vendin”.

Dhe nëse Basha është ende i ri në zanat, ustai i tij dhe i të gjithëve, Berisha, shtrydh gjarpërin e tij të madh të pezmit, e dërgon në facebook-un e tij dhe që andej, në çdo ekran televiziv dhe media shqiptare batutat e tij jehojnë si këmbana: “Ai (Rama) shpërtheu sot në një racizëm antikombëtar, ndaj qytetarëve me origjinë nga veriu, të padëgjuar kurrë ndonjëherë që nga koha Zografit famëzi… Kjo nuk është hera e parë që Rama lëshon deklarata me kontekst krahinor. Në një intervistë të pak ditëve më parë, ai poshtëroi veriun duke thënë se deputetët e tij nga veriu, vrasës, trafikantë, pegmarrës, me sjelljet e tyre përfaqësojnë vlerat e zones së tyre( pra të veriut). Me këtë rast më duhet t’i them… se me racizmin tënd primitiv nuk shpëton dot nga urrejtja mbarë popullore e mbarë shqiptarëve; tani që kërkon strehë politike në racizmin primitiv, se me horrat, vrasësit, përdhunuesit, hajdutët në Parlament dhe qeveri nuk përfaqësoni as jugun dhe as veriun, por krimin, mafien, fundërrinat e kombit”!

Ja një rast i devijimit të debatit. Ja një rast tipik “i keqkuptimit”. Ja një rast tipik i djegies së një jorgani jashtëzakonisht delikat për vendin për hir të një batute, e cila nuk duhej keqkuptuar, por që në traditën e të bërit politikë në Shqipëri, dihej si do të shpjegohej nga kundërshtarët e Ramës. Edhe Basha, edhe Berisha e dinë mirë që nuk kishte racizëm në fjalën e kryeministrit, por ata dinë, duan e dëshirojnë që çdo zjarr që ndizet në Shqipëri, pavarësisht kostos, pavarësisht ku dhe si dhe me çfarë çmimi dhe mjeti, të djegë kryeministrin. Sepse është një rregull që në Shqipëri është përsëritur në mënyrë ciklike në pluralizëm: nga urrjetja për kundërshtarin, i është venë zjarri çdo jorgani. Më saktë, gjithë Shqipërisë. A nuk ndodhi kështu në 1997-ën?

Next Post

Të pasme si të Laurës nuk keni parë (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In