• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për natyrën e “krizës sonë Presidenciale”!

by Alfred Peza
04/03/2019 21:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Pasi vizitoi në Afrikë edhe tokën e piramidave të lashta egjiptiane, Presidenti i Republikës Ilir Meta e ka gjetur pas 12 ditësh kohën dhe mundësinë, për tu shprehur në lidhje me aktin e paprecedentë të dorëzimit më 21 shkurt të mandateve të deputetëve, nga ana e opozitës sonë. Përgjigja e tij ishte aq e pritshme, sa nuk ngjalli asnjë habi. Ndaj ai që mund të ishte lajmi më i madh i gjithë kësaj periudhe, kaloi pas disa minutash në plan të dytë dhe me siguri pas disa orësh, do jetë harruar pothuajse krejtësisht.

Pozicioni i z. Meta ishte i pritshëm sepse thjeshtë përsëriti atë që ai tha nga Gjermania, përpara se PD e Lulzim Bashës dhe LSI e Monika Kryemadhit të mernin këtë vendim unikal në historinë e botës demokratike. Edhe më 20 shkurt, edhe tani z. Meta përsëriti të njëjtën gjë: “Palët të bëjnë hapa pas dhe të reflektojnë me përgjegjshmëri për të vendosur normalitetin politik në vend. Unë besoj se kur vihen në plan të parë interesat kombëtare duhet të na shtyjë drejt zgjidhjes së mençur dhe politike të kësaj situate”.

E vetmja gjë “e re” që tha Presidenti i Shqipërisë, ishte përsëritja që ai i bëri “besnikërisht” refrenit të vjetër të opozitës sonë, në lidhje me situatën: “Deklaroj se jemi në kushtet e një krize politike, kushtetuese dhe institucionale e cila mund dhe duhet të ishte shmangur.”

Nëse z. Meta nuk e ka thënë bashkë termin “krizë politike kushtetuese”, e cila nuk do të kishte asnjë kuptim në këtë rast, atëherë sipas tij aktualisht në Shqipëri kemi tri natyra krizash: Krizë politike. Krizë Kushtetuese dhe Krizë institucionale. Por, më duhet ta them që në fillim se të gjitha këto përcaktime janë të gabuara dhe prapa tyre, fshihet përpjekja e Presidentit për të mos u ngritur mbi palët, sipas përgjegjësive dhe detyrimeve që përcakton Kushtetuta. Ndaj pyetja që lind në këtë rast është: Ku po gabon Kryetari i Shtetit?

1.- A jemi në krizë politike?

Për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje mjafton të kujtojmë se sipas politologjisë, “kriza politike vjen si pasojë e personalizimit të politikës”. Ajo që e ka personalizuar lojën politike është opozita jonë, e cila prej disa muajsh e vitesh ka vetëm një kauzë: Rama ik! Duke iu larguar dialogut konstruktiv dhe duke thënë për gjithçka vetëm “JO”, opozita jonë ka qenë kundër çdo lloj konsensusi parlamentar. Në këto kushte, PD dhe LSI ndërmorin aktin e paprecedentë të dorëzimit të mandateve të deputetëve, duke u hedhur opozitarizmin shqiptar në erë dhe duke dalë jashtë funksionit politik dhe sistemit demokratik të vendit. Nëse ka një krizë në këtë rast, ajo është vetëm e lidershipit të opozitës sonë, e cila në vend të Edi Ramës, hodhi në “Lanë” kontratën që kishte bërë me zgjedhësit e vet më 2017, për të qëndruar e për ti përfaqësuar në Parlament, deri më 2021.

2.- A jemi në krizë kushtetuese?

Nuk e di se çfarë ka patur pararysh qytetari Nr. 1 i Shqipërisë, me termin “krizë kushtetuese”, sepse ai nuk haste as në të famshmin “Fjalori politik” i Oxfordit dhe as në ndonjë fjalor tjetër. Megjithatë, nëse me këtë kuptohet “kriza e legjitimitetit” të qeverisjes, sipas Jurgen Habermas i “Shkollës së Frankfurtit”, kjo ka të bëjë me teori që skanë asnjë lidhje me situatën aktuale në Shqipëri. Nëse z. Meta e ka fjalën për funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese, ai e di shumë më mirë se gjithë ne të tjerët, se kemi të bëjmë me një situatë të përkohshme e cila mund të zgjidhet më shpejt edhe me kontributin e tij konstruktiv. Megjithatë, deri atëherë në një Republikë Parlamentare si kjo jona, ai vetë është edhe “garanti i Kushtetutës”. Ndaj, nëse ka një krizë në këtë drejtim, nuk e besoj se pa dashje z. Meta e ka patur fjalën për institucionin e Presidentit të Republikës!

3.- A jemi në krizë institucionale?

Për ta kuptuar se dalja e opozitës sonë nga sistemi i një demokracie funksionale, nuk ka lidhje me mirfunksionimin e institucionit të Parlamentit, mjafton që të japim dy shembuj të njohur: E para, suksesi i votimit të Ligjit “Për Dekriminalizimin” që ishte një iniciativë e PD dhe e mbështetur nga ndërkombëtarët. E dyta, reforma zgjedhora në të cilën mazhoranca ka deklaruar prej shumë e shumë muajsh se e fton opozitën që të shkruajë çdo garanci që ajo kërkon mbi një letër të bardhë. Por edhe pas kësaj, ajo e bojkotoi sistematikisht komisionin e posaçëm. Çka do të thotë se kriza nuk është institucionale, por për interesa e halle politike krejt personale të lidershipit të opozitës sonë.

Ndaj, nëse ka një krizë në gjithë këtë histori, ajo është kriza e një pjese të elitës së vjetër të klasës politike në opozitë, që kërkon që hallin e vet personal të na i shesin si hall kombëtar, me ndërmjetësinë edhe të Presidentit të Republikës!

Next Post
Vitaminat kryesore që ndihmojnë flokët e dendur dhe të shëndetshëm

Vitaminat kryesore që ndihmojnë flokët e dendur dhe të shëndetshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje me thika në Vlorë, shkak dyshohet konflikti për një vend parkimi! Policia në vendngjarje, raportohet se…

Përleshje me thika në Vlorë, shkak dyshohet konflikti për një vend parkimi! Policia në vendngjarje, raportohet se…

November 11, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

Dosja “Partizani”/ Avokati Beqiri zbardh skemën: Ja si Berisha vuri në lëvizje gjithë institucionet për të vjedhur këtë pasuri! U falsifikua dhe sajua

November 11, 2026
Sulmi kibernetik ndaj supermarketeve evropiane, Komisioni Evropian: Përpjekje për të minuar besimin e konsumatorëve

BE ngre alarmin për sulmet kibernetike, pas frigoriferëve në shënjestër mund të jenë edhe pajisjet elektro-shtëpiake!

November 11, 2026
Analiza e REL: Ajri që thith Kosova “mbytës”, 171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar! Pse nuk po zgjidhet problemi?

Analiza e REL: Ajri që thith Kosova “mbytës”, 171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar! Pse nuk po zgjidhet problemi?

November 11, 2026
Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

Bllokuan rrugën gjatë protestave të 9-10 nëntorit, Policia gjobit 37 persona me nga 5 mijë lekë secili!

November 11, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

900 mijë vota bëjnë punë, jo ndryshimi i sistemit zgjedhor…

November 11, 2026
Aksident në aksin e “Tunelit të Krrabës”, plagosen nënë e bijë, ja si paraqitet gjendja e tyre!

Aksident në aksin e “Tunelit të Krrabës”, plagosen nënë e bijë, ja si paraqitet gjendja e tyre!

November 11, 2026
Rrëzohet kërkesa e opozitës, debate mes Ballës dhe Blushit: Nuk jemi mumje në Kuvend ne…

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Blushi thirrje mazhorancës: Tërhiqni aktet normative për legalizimin e dhunës ndaj studentëve!

November 11, 2026
Arrestohet një ushtar amerikan në Britani, dyshohet se spiunonte për llogari të Rusisë

Arrestohet një ushtar amerikan në Britani, dyshohet se spiunonte për llogari të Rusisë

November 11, 2026
E rëndë në Spanjë, ekzekutohet me armë 39-vjeçari shqiptar! E sulmuan në tarracën e një lokali, autori iku me monopatinë, pista e dyshuar…

EMRI/ Atentati mafioz në Spanjë, identifikohet 39-vjeçari shqiptar që u ekzekutua në lokal! E kaluara, precedentët dhe pista ku po hetohet!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In