• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Për mjekët e jashtëzakonshëm…”/ Rudina Xhunga: Kur pashë doktor Piperon në luftë me jetën!

by Java News
21/02/2023 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Rudina Xhunga, ishte dëshmitare dje kur në urgjencën e QSUT u transportua për të marrë shërbim mjekësor të menjëhershëm, doktor Pëllumb Pipero. Doktor Pipero, kishte pësuar një goditje AVC, Aksident Vaskular Celebral.

Në rubrikën Komenti i Ditës në Dritare TV, gazetarja Xhunga tregon për këtë moment, ndërsa kolegët i dhanë ndihmën e parë doktor Piperos. Ajo thekson nevojën që ndjeu sot pas atij momenti, për të folur për jetën, të cilën, e kemi në dorë të mjekëve, për të cilët thotë se i vlerësojmë ende shumë pak.

Pas vizitës së saj në Urgjencën e Tiranës, ndërsa veçoi kushtet dhe gatishmërinë e gjithë stafit spitalor, zonja Xhunga thekson se ajo që duhet të mendojmë tani më shumë se kurrë, është të vlerësojmë mjekët që kemi, pasi janë një thesar për ne.

“Sot dua të flas për një temë të rëndësishme, siç është jeta e njeriut. Shëndeti është i pari. Shqipëria është një vend i varfër, por në ndryshim dhe në zhvillim. Unë isha në urgjencën e QSUT e cila ishte plot. Shkova për arsye personale, por eksperiencën dua ta ndaj me ju.

Mjeku që më priste, nuk më njohu. Ishte i rrethuar nga pafund njerëz që kërkonin ndihmë. Pashë zonja dhe zotërinj të preokupuar. Urgjenca është moderne, të gjithë janë të përkushtuar, me kushte tejet të mira, por me shumë njerëz që kërkonin shërbim. Që në fakt e marrin dhe e marrin falas. Më pas zgjedhja për bakshishe, është në dorë të gjithkujt.

Diçka tjetër që më bëri shumë përshtypje ishte një moment kur në urgjencë, pati një rast të rëndë. Unë po qëndroja mënjanë, kur mjekët më lanë mua dhe shumë të tjerë, për të vrapuar drejt një pacienti që erdhi në atë moment me nxitim. Kishte shumë njerëz që e shoqëronin, qanin, merrnin gjak. Disa mjekë u mblodhën rreth tij dhe ndërsa pyeta se kush ishte pacienti. Më thanë një burrë rreth të 60-tave, por jo më shumë se kaq.

Kur e nxorën me shenja jete, pashë portretin e tij, të një njeriu që na ka ndihmuar, dhënë shpresë. Ai është portreti i kohërave tona të kovidit, Pëllumb Pipero. Kur e pashë në atë gjendje, ndjeva pafuqinë e një njeriu pavarësisht pelerinës që mban, dijeve që ke.

Pipero ishte një imazh i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët gjatë kovidit. U luta për jetën e tij dhe uroj që shumë njerëz që ai ka ndihmuar, u ka mbajtur mendjen në kohën e kovidit, të luten për jetën e tij.

Më pas m’u desh të ecja në një pavion ku kishte ende tufa lulesh për dy mjekë të rëndësishëm të endokrinologjisë që kanë ndërruar jetë, doktor Gerond Husi dhe Thanas Fureraj. Aty ndjeva nevojën për të folur dhe për të mos folur për politikë, pasi ne kemi një problem shumë të madh që është jeta. Dhe ne në Shqipëri, nuk flasim për jetën. Askush nuk flet për jetën, që e kanë në dorë këto njerëz, që janë doktorë të jashtëzakonshëm në Shqipëri. Por ne nuk i vlerësojmë, nuk i jemi mirënjohës dhe nuk e kuptojmë që është një luks i madh që i kemi.

Kjo është tema që dua të komentoj me forcë, nevoja për të thënë që po është e vërtetë, shëndetësia është falas. Po, është e vërtetë, ka ndryshuar gjithçka në sistemin spitalor. Nuk njihet infektivi. Nuk njihet Urgjenca. Por problemi është që nuk ka ndryshuar asgjë në trajtimin e mjekut. Mjekët shqiptarë janë një luks i madh, që po na e marrin. Prandaj ajo për të cilën duhet të mendojmë tani, më tepër se për kushtet dhe transformimin e QSUT nga një vend ku thoshe më mirë po vdes në shtëpi se sa në urgjencë, janë mjekët shqiptarë”, u shpreh gazetarja Xhunga.

Next Post
“Ku i ke milionat, o Hysni Milloshi !”…

Burrëria e Alfred Palokës dhe ronxhobonxhot e “karrocës”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

Tjetër rast prostitucioni në Fier, arrestohen 2 shtetase të huaja, sekuestrohen para dhe celularë

February 12, 2026

“Shtrembërim i historisë, luftuan për lirinë”, Kuvendi i Shqipërisë me deklaratë pro ish-krerëve të UÇK

February 12, 2026
“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja”, çfarë deklaroi në Polici autori i grabitjes së bankës

“Kisha borxhe dhe nuk kisha mundësi t’i shlyeja”, çfarë deklaroi në Polici autori i grabitjes së bankës

February 12, 2026
Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

Interpelanca/ Kapri dhe Xhixho sulmojnë Kumbaron: Dhuna në shkolla, dy herë më e lartë!

February 12, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Qendra e Drejtësisë/ Sadushi: GJL duhet të ketë godinë të veçantë; Rama: Plani është një alternativë që…

February 12, 2026
Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut- Kurti: Gati të flasim me opozitën për çështjen e presidentit

Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Mynihut- Kurti: Gati të flasim me opozitën për çështjen e presidentit

February 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Shkurt 2026

February 12, 2026
“S’ka telefon, siguri kibernetike dhe oficerët e rinj”/ Kumbaro prezanton planin për shkollat

“S’ka telefon, siguri kibernetike dhe oficerët e rinj”/ Kumbaro prezanton planin për shkollat

February 12, 2026
Ky është autori i grabitjes së bankës te “Delijorgji”, zbulohet edhe foto e parave të vjedhura

Ky është autori i grabitjes së bankës te “Delijorgji”, zbulohet edhe foto e parave të vjedhura

February 12, 2026
Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In