• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Për litarin që lidh Edi Ramën

by Java News
03/07/2015 12:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Eshtë njerëzore të bëhesh me viktimën. Dhe Gent Strazimiri, për një kapriçio të ndjesive njerëzore, do ta ketë pasur me siguri ditën më të madhe të lavdisë, pikërisht ditën më të trishtuar të jetës së tij: atëherë kur dy kolegë të tij deputetë, herë njëri dhe herë tjetri e goditën në korridorin e Parlamentit. Pamjet e videos që dëshmonin ngjarjen ishin të rënda, ndoshta edhe më të rënda se vetë grushtat dhe shuplaka pas kokës, ndoshta po aq të rënda sa dhe vendimi i papritur i Gjykatës së Lartë për dy deputetët që goditën. Pavarësisht të gjithë hallkave të zinxhirit gjithashtu njerëzor shkak e pasojë, asgjë dhe askush nuk mund të justifikonte sulmin fizik e brutal ndaj deputetit të opozitës. Shenjat në fytyrën e tij u bënë tatu në fytyrën e shumicës dërmuese të shqiptarëve.

Por Gent Strazimiri është Gent Strazimiri. Ai ka botuar sot një opinion në gazetën Panorama me titullin Ta “gëzoç” fitoren Pirro! Në të përpiqet të dëshmojë sesi koalicioni i majtë i fitoi zgjedhjet e 21 qershorit me para, me kërcënime, me shantazhe. Në thelb asgjë e ndryshme nga standarti i zakonshëm shpjegues që përqafoi zyrtarisht opozita, e cila nga shpallja e fitores së saj në ditën e parë pas zgjedhjeve, tani po kërkon të gjejë arsye se pse nuk ka fituar maxhoranca. Dhe këtu Strazimiri e gjithkush tjetër është në të drejtën e tij të shtojë një gur, qoftë dhe të palatuar në shqipen e sotme politike. Një shqipe bardh e zi, me të mirë e të këqinj, me të urryer e të dashuruar, me qime tronditëse në këmishën e dikujt dhe tra të pandjeshëm në syrin e tjerit.

Por deputeti demokrat gabon rëndë kur guxon që për hir të kontrastit mes të mirëve demokratë dhe të këqinjve të majtë që kërkon të ndërtojë, kuturis të hyjë në histori. Dhe të gjejë aty personazhet që i sjell në terrenin shqiptar. Hiç më pak e hiç më shumë, ai Pirro quan Edi Ramën. E pastaj e krahason me Adolf Hitlerin dhe Benito Musolinin. Kurbanin e tij e quan njësh me Mein Kampf-in gjerman dhe “sarajet” e Surrelit i bën njësh me Obersalzberg-un, rezidencën e diktatorit nazist. Edhe deri këtu, për standartet e fjalorit politik shqiptar, sërish shënjohen kufinjtë normalë të anormalitetit. Por fundi i opinionit të zotit Strazimiri është tronditës. Ndoshta për të dëshmuar sesa e njeh historinë e Evropës së Luftës së Dytë Botërore dhe fundin e dy diktatorëve Hitlerit dhe Musolinit, ai i thotë Pirros së tij, pra Edi Ramës: “..seç kam një përshtypje që fundin do ta kesh më shumë “italian”. Kështu që kur të vijë “prilli 45” edhe për ty, mua do të më kesh duke të pritur diku në “Piazzale Loreto”. Shënjon pikërisht vendin ku Benito Musolini pati fundin e tij dramatik nga partizanët italianë. I pushkatuar nga ta dhe i varur në litar nga ta. I varur si shprehja ekstreme e një urrejtjeje të merituar për atë tragjedi të pamerituar ku e futi Italinë fashizmi i tij. Por çfarë lidhje ka Edi Rama me Benito Musolinin? Çfarë të përbashkët ka fashizmi italian që ishte një nga shkaqet e Luftës së Dytë Botërore me atë çfarë ndodhi në Shqipëri në javën e tretë të qershorit. Përveçse dikush kërkon të hiqet Kasandër fatkeqe që paralajmëron se edhe fashizmi italian, edhe nazizmi gjerman që dogjën botën erdhën në pushtet me votë dhe se vota e 21 qershorit do ta çojë Ramën të djegë botën tonë të vogël?

Më egër se kaq nuk mund të flitet! Më keq se kaq, nuk mund të kërcënohet. Eshtë njerëzore që në këtë rast të bëhesh me viktimën, në këtë rast me kryeministrin Edi Rama që është në një rrezik të tmerrshëm nga Gent Strazimiri. Edi Rama nuk është ëngjëll. Madje ai “urrehet” më shumtë nga miqtë sesa nga armiqtë e tij. Edi Rama është mjeshtër për të shpikur armiq edhe mes miqve të tij. Por dhe në makthet më të këqia të kudnërshtarëve të tij ai nuk mund të jetë as Hitleri dhe as Musolini. Ishin të tjera rrethana dhe shkaqe që i shpikën ata dy diktatorë. Janë gjëra krejt të ndryshme Berlini dhe Roma e dikurshme me Tiranën e sotme. Nuk kanë pikën e lidhjes. Por sot, njeriu që tenton të merret me zejen e vështirë të politikës në mënyrën më pak evropiane të mundshme, boton një opinion për të provuar të kundërtën. Si një ballkanas i mirë, i fillimit dhe fundit të Luftës së Dytë Botërore. Në fakt kjo nuk ka të bëjë me Gent Strazimirin. Absolutisht jo me të. Ka të bëjë me gjuhën e padurueshme të urrejtjes së politikës shqiptare që mbush hapësirën e përbashkët publike me lehtësinë që mbushen dhe zbrazen gjenitalet e një adoleshenti.

Next Post

Enrique Iglesias sërish pranga, këtë herë në SHBA     

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In