• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për ligjin 7501

by Artur Ajazi
04/12/2025 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Bashkë me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet në 1992, erdhën për shqiptarët  tmerret e pafundme. Bashkë me shkatërrimin e pasurive tona kombetare, vjedhjet dhe korrupsionin, qeverisja e PD, me iniciativën e vetë Sali Berishës, miratoi dhe zbatoi “fët e fët”, edhe ligjin më famëkeq që është miratuar ndonjëherë në Shqipëri, 7501. Eshtë konsideruar ligji më i keq, se edhe Reforma Agrare, e Enver Hoxhës.

Në vitin 1991, Shqipëria kishte hyrë në fazën më delikate të tranzicionit, kur u miratua ligji nr. 7501, “Për tokën”. Ky ligj, në thelb synonte “shpërndarjen e tokës bujqësore në mënyrë të barabartë ndërmjet anëtarëve të familjeve fshatare”. Çfarë  makabriteti. Ai ligj famëkeq, u promovua si një “akt demokratik që do të rivendoste drejtësinë pas dekadave të kolektivizimit komunist”, por në fakt futi vëllavrasjet mes shqiptareve. Në realitetin e sotëm, ka me qindra  dëshmi që po vërtetojnë  efektet negative të atij ligji.

Ai ligj, është kthyer në burim të konflikteve dhe vrasjeve  për pronësinë në Shqipëri, një ligj i papërgjegjshëm, pasojat e të cilit i vuajnë mijëra qytetarë çdo ditë. Edhe pas më shumë se 35 vitesh, pasojat e ligjit 7501 është e dukshme në çdo strukturë të administratës  shtetërore. Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK), një institucion që duhet të ishte zgjidhës i konfliktit,  shpesh është kthyer ndër vite në nyje bllokuese. Procesi  regjistrimit të çdo toke dhe prone  zvarritet, edhe duke mos patur fakte dhe prova ligjore. Praktikat  “online” nuk funksionojnë, ndërkohë që ka burokraci  dhe zvarritje.

Ky ligj, miratuar gjatë kohës së qeverisjes së Sali Berishës, nuk solli  zgjidhje, por prodhoi padrejtësi masive, konfuzion juridik, debate dhe viktima. Shpërndarja e tokës sipas ligjit famëkeq 7501, u bë pa asnjë shqyrtim të titujve të mëparshëm të pronësisë, duke injoruar të drejtën legjitime të ish-pronarëve. Ligji 7501 nuk ishte një “zgjedhje e gabuar” por një zgjedhje politike, për të dëmtuar ish-pronarët. Kjo për faktin sepse, duke mohuar titujt e vjetër, ai ligj legjitimoi padrejtësinë, grabitjen dhe vjedhjen e pronës. Qeverisja e PD, e ndau  tokën sipas preferencave politike, prodhoi armiqësi mes shqiptareve, që vijojnë edhe sot.

Ky ligj famëkeq, hapi një plagë të madhe sociale, duke bërë që çdo përpjekje për reformim të sistemit të pronësisë të dështojë.  Vendi  ka nevojë urgjente për një vendimmarrje të re, kurajoze, për të reformuar sistemin e ASHK, dhe për të bërë rregullime teknike në bazat e të dhënave. Duhet gjithashtu urgjentisht, një  hetim penal ndaj kujdo që miratoi dhe zbatoi ligjin 7501, apo  dhe për të  shfuqizuar efekteve e tij. Nuk do të ketë kurrë drejtësi sociale në Shqipëri, në rast se nuk niset një hetim penal ndaj autorëve të ligjit 7501.

Shqipëria kërkon të jetë shtet ligjor, por nuk mund të jetë e tillë, në rast se, nuk  dënon  legalizimin e grabitjes së pronës. Në Bashkimin Europian, nuk mund të hyjmë me efektet, defektet dhe viktimat  e ligjit 7501 mbi pronën dhe pronarët e vërtetë. Drejtësia e re, duhet të nisë pikërisht  me hetimin e autorëve, që formuluan dhe zbatuan  ligjin skandaloz 7501. Sali Berisha, duhet të përgjigjet për qindra viktimat e pronave, ndryshe shqiptarët do të ndjehen të braktisur  dhe të mohuar nga shteti i  tyre. Nuk ka BE, pa zgjidhur problemin e pronës, dhe pa dënuar xhelatët dhe grabitësit e pronave në Shqiperi.

 

Next Post
Habit demokrati: Meta ka propozuar për kryeministër Ervin Salianjin!

Nga Mirdita, Berisha 'shigjeton' Salianjin: PD parti e hapur, por kritikat brenda forumeve!

Comments 3

  1. Agimi says:
    6 months ago

    Ligji nr 7501, eshte miratuar date 19.7.1991, kohe kur Sali Berisha dhe PD ishin ne opozite dhe ishte Qeveria e Stabilitetit. Tregohu i sakte

    Reply
  2. Vlora says:
    6 months ago

    Mediokër, nivel militanti

    Reply
  3. alma nga tirana says:
    6 months ago

    i ke rene pikes z ajazi

    kam 20 vjet qe nuk marr dot pronat e gjyshit sepse i ka gllaberuar ligji idiot 7501 i saliut

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhdukja e Eglant Koçit/ E vrau dhe e groposi shoku i tij “Mand Dhelpra”, zbulohet motivi që u bë “mollë sherri”

Zhdukja e Eglant Koçit/ E vrau dhe e groposi shoku i tij “Mand Dhelpra”, zbulohet motivi që u bë “mollë sherri”

June 13, 2026
“24 orët e ardhshme vendimtare”/ Pakistani: Marrëveshja SHBA-Iran mund të nënshkruhet brenda një dite

“24 orët e ardhshme vendimtare”/ Pakistani: Marrëveshja SHBA-Iran mund të nënshkruhet brenda një dite

June 13, 2026
Si u investuan paratë e kokainës në kulla e resorte/ Detaje nga dosja e SPAK për takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët

Si u investuan paratë e kokainës në kulla e resorte/ Detaje nga dosja e SPAK për takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët

June 13, 2026
“E bekuar nga Zoti”, Berisha mbështet protestën qytetare: Kanë nevojë për të gjithë ne

“E bekuar nga Zoti”, Berisha mbështet protestën qytetare: Kanë nevojë për të gjithë ne

June 13, 2026
Arrest në shtëpi për efektivin e Policisë së Sarandës, dyshohet për ndërtim pa leje

Arrest në shtëpi për efektivin e Policisë së Sarandës, dyshohet për ndërtim pa leje

June 13, 2026
“Kishim 14 ditë pa incidente”, protestuesit në Tiranë distancohen nga dhuna në Rrjoll: Jo çdo tel me gjemba është shesh proteste

“Kishim 14 ditë pa incidente”, protestuesit në Tiranë distancohen nga dhuna në Rrjoll: Jo çdo tel me gjemba është shesh proteste

June 13, 2026
Sezoni veror në Vlorë, fluks pushuesish vendas dhe të huajsh

Sezoni veror në Vlorë, fluks pushuesish vendas dhe të huajsh

June 13, 2026
Edhe këshilltari i Albin Kurtit në protestën para Kryeministrisë, shtohen dyshimet se kush po e orienton tubimin (VIDEO)

Edhe këshilltari i Albin Kurtit në protestën para Kryeministrisë, shtohen dyshimet se kush po e orienton tubimin (VIDEO)

June 13, 2026
Blerja e diplomave/ Pëllumb Kulla: Një nga krimet më të rënda në Shqipëri, këta bëhen drejtorë, shefa, ministra

Kriza, përplasje, histori!

June 13, 2026
Defekt në fluturimin Iberia, Papa Leo XIV kthehet në Romë me avionin e Mbretit të Spanjës

Defekt në fluturimin Iberia, Papa Leo XIV kthehet në Romë me avionin e Mbretit të Spanjës

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In