• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

“Për lexim gjatë gushtit”

by Skënder Minxhozi
04/08/2021 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Ka qenë një kohë kur nxënësve ju jepej, gjatë pushimeve verore, një listë me libra për t’i lexuar. Atij brezi që e sjell nëpër mend këtë ritual veror jo pa nostalgji, me gjasë i janë kujtuar librat e “kohës së lirë” edhe sot, kur kanë lexuar komentin që ambasadorja amerikane Juri Kim shpërndau në media. Ishte një “to do list” (listë detyrash) që Kim ju la publikisht në derë krerëve të politikës shqiptare për muajin gusht. Pra, gjatë pushimeve verore. Me njoftimin, tamam si në shkollë dikur me librat e verës, që gjithçka do të diskutohej në sezonin e ri vjeshtor, kur të mblidhej parlamenti e të zgjidhej qeveria e re.

Ambasadorët bëjnë shumë deklarata. Jo pak prej tyre nuk meritojnë t’i komentosh, por mesazhi i Juri Kim vjen në një moment tejet delikat për atë vetë, por edhe për kundërpalën e saj: krerët politikë të vendit. Kim ndodhet javët e fundit në një kurs total përplasjeje me ish-kryeministrin Berisha, pas konfliktit në distancë me presidentin Meta, para dhe gjatë fushatës së 25 prillit. Dhe tonet luftarake që ka krijuar kjo krizë shumëplanëshe mes administratës amerikane në njërën anë dhe dy figurave më të vjetra politike në vend në anën tjetër, kanë prodhuar një situatë që e bën muajin shtator një moment veçanërisht enigmatik dhe të padeshifrueshëm.

Në një lexim diagonal, mesazhi i ambasadores Kim është një farë zgjatimi i deklaratës së ashpër që ajo bëri në derën e Partisë Demokratike pak ditë më parë. Edhe kësaj rradhe pa emra, si pas takimit me Bashën, ajo e ka bërë të qartë se SHBA duan një partner e jo një problem. Dhe për këtë, sipas Kim, Rama dhe Basha duhet rishohin listat dhe të pengojnë bashkëjetesën e krimit e korrupsionit me politikën.

Juri Kim kërkon që politika të vijojë procesin e pastrimit, të vijojë me ndarjen nga nëntoka gri e krimit e korrupsionit. Këtë termin e fundit ajo e përmend katër herë në artikullin e saj, duke u kujdesur që të citojë nëpër tekst presidentin Biden dhe sekretarin Blinken. Të parin, si promovues të deklaratës për luftën ndaj korrupsionit në këtë pjesë të Evropës, të dytin si autorin metarial të skedimit non grata të ish-kryeministrit Berisha, për shkak të korrupsionit.

“Veprat e korrupsionit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha, minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë e shpall publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për të hyrjë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne vazhdojmë të jemi kundër korrupsionit së bashku me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruante Blinken në 19 maj të këtij viti.

Një tjetër kryefjalë e mesazhit të ambasadores është bashkëpunimi. Apeli i Kim për të parë më shumë bashkëpunim në parlamentin e ardhshëm, pasi i quan “të mira” zgjedhjet e prillit, është jo vetëm një ftesë që Rama dhe Basha të mbyllin kapitullin elektoral, por edhe një kërkesë që duket se fsheh një shqetësim jo edhe aq të kamufluar, e që lidhet me kuvendin e ardhshëm. Ngulmimi i Berishës për të qenë në Kuvend pas shtatorit, presupozon një ashpërsim prej tij, të gjuhës dhe qëndrimit ndaj qeverisë. Çka mund të sjellë indirekt eventualisht dhe maisjen dhe tensionimin mes pozitës e opozitës. Berisha ka provuar se mund t’ja arrijë kësaj edhe në të shkuarën. Juri Kim duket se kërkon t’i dalë para kësaj rrethane potenciale, që mund ta fusë Shqipërinë në të njëjtën klimë tensioni e përplasjeje, si në fillimin e vitit 2019 kur opozita bëhej gati të dilte nga parlamenti.

Kim shprehet se “(shqiptarëve) iu ka ardhur në majë të hundës me metodat e vjetra; duan ndryshim të vërtetë; duan fundin e korrupsionit; duan një sistem drejtësie ku askush nuk është mbi ligjin; duan që kriminelët të qëndrojnë jashtë qeverisjes dhe politikës; duan një vend që i josh të rinjtë të qëndrojnë për shkak të mundësive; duan një vend që ecën përpara, jo prapa”. Një mesazh i qartë se shtatori duhet të jetë një pikë kthese, e jo një rifillim i sherrit politik aty ku la në mes, në shkurt të dy viteve më parë.

Komentet e Juri Kim janë një kujtesë që amerikanët u bëjnë palëve, se vapa e gushtit nuk do të fashisë e nuk do të fshijë asgjë nga axhenda e punëve që e presin klasën tonë politike në shtator. Të paktën SHBA po thonë se do ta mbajnë fort parasysh listën në fjalë. Le të guxojnë e ta harrojnë të tjerët…

Next Post
“Kina do të jetë gjithmonë partnere e ASEAN-it”

"Kina do të jetë gjithmonë partnere e ASEAN-it"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale, refuzoni thirrjet që vijnë nga hakerat

March 14, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

March 14, 2026
Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

Pas sulmeve amerikane, Irani paralajmëron Emiratet e Bashkuara Arabe: Do të godasim portet

March 14, 2026
Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

Vijojnë tensionet në Rrjoll, banorët përplasen me policinë, disa të shoqëruar

March 14, 2026
Gjirokastra ka popullsinë më të moshuar në vend, por ja qytetet ku jetojnë të rinjtë

Më shumë të rinj të papunë, mospërputhje mes diplomave dhe tregut të punës

March 14, 2026
Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente

March 14, 2026
Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

Përplasjet në rrethin e Trump për luftën ndaj Iranit: Vance kundër Hegseth

March 14, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Shqipërisë U-21 dhe moshatarëve nga Japonia

March 14, 2026
Kundër verbërisë!

Kundër verbërisë!

March 14, 2026
Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

Hamas: Thirrje “vëllezërve” në Iran që të shmangin shënjestrimin e vendeve fqinje

March 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In