• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Për kostumin nazist fajin e ka Kate dhe William,” Princi Harry: Vëllai më ka sulmuar fizikisht

by A R
05/01/2023 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Princi Harry ia ka vënë fajin për skandalin e uniformës së tij naziste vëllait, Princit William, dhe kunatës së tij, Kate Middleton.

Duka i Sussex, sipas burimeve të Page Six, pritet që në librin e tij të tregojë se Princi dhe Princesha e Uellsit “ulërinin me të qeshura” kur e panë të veshur për festën e vitit 2005.

Harry ishte 20 vjeç kur gazeta The Sun publikoi një foto në faqen e parë të tij të veshur si një ushtar nazist me një shirit të kuq të zbukuruar me një svastikë të madhe.

Fotoja është bërë në një festë me kostume me temë “Vendas dhe Kolonialë”, ku William ishte gjithashtu i ftuar dhe ishte i veshur me një veshje luani të bërë vetë.

Në një segment të librit, të siguruar nga Page Six, Harry shkruan për zgjedhjen e veshjes, duke zbuluar se ishte mes dy kostumeve: një uniformë piloti ose një uniformë naziste.

“I telefonova Willy-t dhe Kate, i pyeta se çfarë mendonin. Uniformë naziste, thanë ata”, shkruan Harry, duke shtuar se kur shkoi në shtëpi dhe e provoi për ta ata nuk po mbanin dot të qeshurën.

Harry, tani 38 vjeç, pritet të tregojë për herë të parë detaje rreth marrëdhënies me vëllain e tij dhe për ftohjen që pasoi pas martesës së tij me Meghan.

Burime të tjera konfirmojnë për Page Six, se në libër rrëfehen edhe “pjesë të mira” si për Kate ashtu për njerkën e tij Camilla Camilla Parker-Bowles.

Akuzat për sulm fizik

Po ashtu, sipas The Guardian, Harry tregon në libër se vëllai i madh e ka sulmuar fizikisht. Sipas asaj që raporton gazeta, dyshja kanë nisur të argumentojnë për bashkëshorten e Harry-t, Meghan.

“Më kapi për kollare duke më këputur edhe varësen dhe më përplasi në dysheme,” citohet të ketë shkruar Harry.

Nga ana tjetër, Pallati Buckingham ka refuzuar që të bëjë komente për çështjen.

/a.r

Next Post
Nga janari, pagesa përmes e-albania: Si do të funksionojë skema dhe sa e sigurt është?

Nga janari, pagesa përmes e-albania: Si do të funksionojë skema dhe sa e sigurt është?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

Problemet e shoqërisё, popullit dhe partitё politike

November 12, 2026
Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

November 12, 2026
Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

November 12, 2026
Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

November 12, 2026
Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

November 12, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa anë sociale kanë buxheti dhe paketa fiskale 2027?

November 12, 2026
“Përballja e parë reale me drejtësinë”/ SPAK mbylli hetimet, Lala shpjegon ç’ndodh tani me Berishën

“Je gazetarja më e keqpërdorur zonjë!”- Pas Drejtësisë, Sali Berisha sulmon edhe gazetaren Klodiana Lala në daljen nga SPAK

November 12, 2026
Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

November 12, 2026
Masat për sfidën e sotme të Kombëtares me Finlandën, FSHF bën apelin për tifozët që do të hyjnë në stadium!

Masat për sfidën e sotme të Kombëtares me Finlandën, FSHF bën apelin për tifozët që do të hyjnë në stadium!

November 12, 2026
Kumbaro takim me drejtuesit e shkollave të Durrësit, Krujës e Shijakut: Për të ardhmen e fëmijëve, shkolla dhe prindërit duhet të jenë bashkë

Kumbaro takim me drejtuesit e shkollave të Durrësit, Krujës e Shijakut: Për të ardhmen e fëmijëve, shkolla dhe prindërit duhet të jenë bashkë

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In