• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Për Kosovën vjen sfida e vërtetë…

by Ben Andoni
06/11/2020 21:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Shpallja e aktakuzës ndaj ish-krerëve të lartë të UÇK-së, megjithëse mëtohet se ka qenë e njohur nga qarqe të ndryshme në Kosovë, po sjell trandje dhe një lloj pasigurie në të gjithë shtetin e ri shqiptar. Duke hequr momentin e parë të befasisë, por që në fakt nuk është i vërtetë, Kosova ose më mirë politikanë, parti dhe instanca kanë qenë të përgatitura. Nuk janë të kota akuzat e vazhdueshme ndaj ish-presidentit Thaçi, akuzat në rritje të LDK-së për vrasjet pa emër të disa prej anëtarëve të saj dhe kërkesat politike për zgjedhje.

Në fakt, sfida më e madhe për Kosovën është normaliteti dhe mbi të gjitha sjellja e politikanëve të saj si normalë. Një qëndrim që mungon prej vitesh.

Në pozicionin tranzicional të Presidentes së përkohshme, Vjosa Osmani, do jetë në protokoll kreu i parë i shtetit dhe duhet të tregojë barazlargimin nga të gjithë forcat politike, një pozicion jo aq i lehtë për të me atë sjellje në parlament, ashtu si anëtarët e LDK-së duhet të lenë akuzat. Jo më pak Vetëvendosja që e kërkon normalitetin me zgjedhjet e reja, pasi besohet se numrat e saj janë rritur. Këtu nuk po përfshijmë partitë e tjera, që u duhet të marrin veten pas ndalimit të personazheve të tyre.

Larg të gjithës, Kosovës i duhet përballja e parë me akt-akuzën dhe zotësia e avokatëve respektivë të të pandehurve të saj VIP në Hagë, sesa do të jenë të mundshëm të përballojnë malin e akuzave, që rëndon mbi ta dhe që duket se është qepur me kohë të tëra, veçmas punës së të huajve, me asistencën e madhe të zyrtarëve serbë, por qoftë edhe me ndihmën e vetë kosovarëve. Dhe, normaliteti. Të paktën, Hashim Thaçi në momentin e emocionit të thellë të dorëheqjes e shprehu se tashmë fillon argumenti përballë akuzës dhe Kosova duhet të vazhdojë e qetë dhe normale, ashtu si ish-kryetari i PDK-së, Veseli, e kërkoi nga bashkëpunëtorët e tij: Kërkesën për normalitet. Tek e fundit, Kosova është mbi të gjitha. Shteti i Kosovës ka marrë jetë dhe po bën udhën e tij, që ndoshta me konjukturat e reja në Evropë mund të shkojë drejt liberalizimit të vizave dhe pse jo ulëses në OKB pretenduar prej kohësh. Kurse, i takon ekipeve teknike dhe juristëve kosovarë, shqiptarë dhe ata të Maqedonisë, t’i ndihin profesionalisht bashkëpatriotëve të tyre. Nëse kjo kuptohet se është e mundshme dhe profesionalisht e duhura.

Por, ajo që ka Kosova sfidë më të madhe është normaliteti, që mund të vijë edhe me zgjedhje, por më shumë se të gjitha me sjelljen këtej e tutje si normalë të partive dhe zyrtarëve të tyre, ashtu si edhe përballjen normale me sfidat e shtetformimit, të dhimbshme, por që e bëjnë një shtet më të konsoliduar. Kosova e ka nisur udhën e saj drejt shtetit modern të shekullit XXI. (Javanews)

 

Next Post
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Kosova ka nevojë, ose për koalicion të ri, ose për zgjedhje të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In