• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për kë bien kambanat e sanksioneve financiare të SHBA?

by Mero Baze
11/04/2022 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Vendimi i Departamentit të Thesarit të SHBA për të përfshirë dy emra nga Shqipëria në listën e sanksioneve financiare, mes 7 emrave nga Ballkani, është një sinjal se SHBA nuk do të s’mbrapset nga qëndrimi i saj për të mbajtur larg politikës çdo faktor  financiar apo mediatik në rajon, që ajo e konsideron problematik për demokracinë.

Por nëse i hedh një sy listës së sotme ku janë 7 emra nga Ballkani, mund të konstatojmë disa veçori të reja të tyre.

Së pari, dy emrat nga Shqipëria, Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi, janë profili më i ulët i emrave në rajon, sa i përket posteve publike, rëndësisë së tyre reale në jetën e vendit dhe cilësisë së lidhjeve të tyre me politikën dhe krimin.

Në këtë listë ku janë një ish- president, një ish- kryeministër dhe zyrtarë të lart të rëndësishëm në rajon, Rakipi dhe Ndroqi janë figurat me profil më të ulët politik dhe mediatik, por natyrisht të përdorur nga politika.

Aqif Rakipi është penalizuar më herët nga ligji i dekriminalizimit, kur ishte deputet i zgjedhur nga lista e koalicionit të Partisë Demokratike me PDIU më 2013, dhe rikthimi i fokusit tek ai, me sa duket vjen për dy angazhimet e tij të tërthorta politike, përdorimin e influencës së tij në zgjedhjen me vota popullore të djalit të tij në Qarkun e Tiranës dhe ndoshta më tepër akoma, tek përfshirja e tij në mbështetje të “Foltores” së Berishës prej vjeshtës së vitit të kaluar, deri më 6 mars.

Ky angazhim informal, por gjerësisht i pranuar si fuqi politike e tij, duket se ka qenë shtysa që ai të klasifikohet në listën e Departamentit të Thesarit. Nga pikëpamja financiare kjo nuk përbën ndonjë shqetësim serioz për të, pasi nuk është një biznesmen qe e ka fuqinë tek  bizneset e tij, jo aq domethënëse, se sa tek ndikimi që ka mbi komunitetin çam dhe aleancat politike problematike si ajo me Sali Berishën.

Për këtë arsye, më shumë se sa një ndëshkim për të, përfshirja e Rakipit në këtë listë është një paralajmërim serioz për të gjithë ata që e kanë marrë sfidën me SHBA për t’i dalë në krah Sali Berishës, si një sfidë personale.

Rakipi ndoshta nuk do të ishte përfshirë në këtë listë sikur të kishte mbyllur tërheqjen e tij nga ndikimi në politikë, pas aksidentit që i ndodhi me ligjin e dekriminalizimit, i cili për hir të së vërtetës e penalizoi atë për një banalitet, në raport me politikanë që kishin kryer krike flagrante dhe janë në krye të shtetit, si Ilir Meta, Sali Berisha dhe zyrtarë të tjerë.

Nga ana tjetër, penalizimi i Ylli Ndroqit, si një pronar mediash me influenca kriminale, përbën një goditje simbolike, për ndikimin e medias në politikë për qëllime përfitimi, por nuk përbën shembullin më domethënës në këtë vend, ku mediat e mëdha, më me ndikim se ai, janë të shquara jo vetëm për ndikim, por për diktim të politikës dhe influencës kriminale .

Akoma më flagrante është pikëpyetja mbi financimin e televizionit privat të familjes Berisha, nga djali i tij, që është në listën e sanksioneve të SHBA.

Pra dhe në këtë rast, Ndroqi është shembull i ndëshkimit të një media ndërtuar nga një histori jo transparente financimi, dhe mbi të gjitha, e lidhur me aktorë politik që janë kundërshtarë të hapur të politikave të SHBA në vend, ku shquan presidenti Ilir Meta, por nuk është më i rëndësishmi i kësaj tipologjie.

Pra në të dyja rastet SHBA duket se e ka mbajtur dorën në Shqipëri, më shumë për të paralajmëruar, se sa për të ndëshkuar. Është më shumë një kambanë alarmi për të vizatuar të ardhmen e keqe që mund të kenë medie, politikanë apo biznesmenë që ndërlidhen me faktorët politikë anti-perëndimor në Shqipëri, se sa një ndëshkim personal për ata që janë përfshirë në këtë listë.

Por e vetmja gjë e rëndësishme në këtë histori, është sinjali se SHBA nuk kompleksohet nga karshillëku politik dhe kundërvënia e njerëzve të futur nën sanksione kundër saj, pasi ajo nuk ka diçka personale me këta individë, por ka një qasje parimore për standardet e demokracisë në rajon.

Fakti që në listë është ish- kryeministri i Maqedonisë, ish- shefi i shërbimit sekret apo ish- presidenti i Malit të Zi, është një sinjal më tepër për ata që përdorin imunitetin e posteve për t’u dukur si të paprekshëm.

Duhet të kuptojnë se vjen një ditë që nuk e kanë atë imunitet dhe nuk mund te bëjnë karshillëk, duke u fshehur pas imunitetit qe u jep te qenit përfaqësues të shtetit shqiptar.

Next Post
“Loja” e procedurave/ Grupi i Berishës reagon: S’është pranuar nga Gjykata asnjë ankim ndaj vendimit që njeh 11 Dhjetorin

Grupi i Berishës/ Paloka: Alibeaj s’ka tagër të negociojë për presidentin, kandidatët e Ramës nuk i votojmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

March 1, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

March 1, 2026
Europa godet, Irani kërcënon: A është një mundësi e humbur për Teheranin?

ZYRTARE / Irani konfirmon vrasjen e Ajatollahut Ali Khamenei, shpall 40 ditë zie

March 1, 2026
Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In