• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për karrigen që priti 22 vite

by Java News
13/01/2023 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Tasho 

Më 19 dhjetor, pas gati 22 vitesh pritjeje, më në fund karrigia me firmat e 46 autorëve të njohur të historisë së letërsisë e kulturës shqiptare, u ekspozua në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.

Ideja ime për të nxjerrë nga vendi “i fshehtë”, ku për më shumë se dy dekada kisha ruajtur me kujdes karrigen, në të cilën u ulën personalitete të kulturës shqiptare, u mirëprit nga drejtorja e QKLL-së, znj. Alda Bardhyli, duke e parë ekspozimin e saj si një kujtesë e nderim ndaj një gjesti simbolik, që na lidh me ato personazhe, të cilët i kanë dhënë aq shumë edukimit të shoqërisë shqiptare.

Ekspozimi i karriges u shoqërua edhe me një ekspozitë me fotot e shkrimtarëve që kisha fotografuar në kohë, duke e bërë ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite një moment të bukur, në të cilën u mpleksën kohë, ngjarje, personazhe. Ashtu siç pritej, kjo ekspozitë mori vëmendjen e medies shqiptare dhe të opinionit publik. Më shumë se 1000 veta e kanë vizituar ekspozitën, qytetarë të thjeshtë, artistë, lexues, prej të cilëve kam marrë plot admirim dhe mirënjohje.

Sa herë më është dashur të flas për këtë projekt, e kam theksuar se unë si fotograf nuk kam dashur të bëj antologjinë e letërsisë shqipe, se, sigurisht, kjo u takon studiuesve dhe institucioneve përkatëse. Por, si i pasionuar pas librit, të bukurës, i rritur mes leximeve, figurave dhe portreteve të shkrimtarëve, krijuesve, më kanë tërhequr gjithnjë për t’i fokusuar në aparatin fotografik.

Sigurisht që do të doja të kisha në këtë ekspozitë më shumë foto shkrimtarësh dhe të autorëve shqiptarë që jetojnë në Kosovë, Diasporë, por, për rrethana të caktuara, një mënyrë ose një tjetër, nuk u bënë objekt i kamerës sime.

Ndaj, kur lexova shkrimin e poetit Agim Vinca, i cili kërkonte një karrige unifikuese, që të ishte shprehje e një hapësire ku autorët nga Shqipëria e Kosova rrinë bashkë, duke folur mbi çarjet kulturore të dy vendeve, ngela i befasuar që këtë “bashkim” kulturor ai ia kërkon një fotografi, për një projekt tërësisht personal.

E theksoj edhe njëherë, se ky projekt u nis në vitin 1998 e mbaroi në vitin 2000. Pjesë e këtij projekti janë bërë 46 shkrimtarë dhe përkthyes.

Ndoshta historitë që fshihen përtej fotografive janë një libër më vete, po aq interesante sa fotot, të cilat sjellin të tjera emocione. Në fillimet e këtij projekti më ka ndihmuar shkrimtarja Mira Meksi. Të gjithë këta shkrimtarë që u fotografuan, lanë firmën e tyre në një karrige të vjetër të marrë nga shtëpia ime. Pasi mbaroi procesi i fotografimit në vitin 2000, nuk gjeta një mbështetje nga institucionet tona të kulturës dhe pas 13 vitesh, një mik me banim në Paris, më ndihmon për të botuar librin “Një karrige me shkrimtarët” dhe pas 9 vitesh sërish, një mik më mbështet për ekspozitën fotografike. Kështu që u deshën 22 vite pritjeje, që unë të ekspozoja karrigen bashkë me portretet e tyre.

 

Next Post
Peleshi: Akademia e Forcave të Armatosura sipas “West Point”, studimet për kadetët do zgjaten në 4 vite

Peleshi: Akademia e Forcave të Armatosura sipas “West Point”, studimet për kadetët do zgjaten në 4 vite

Comments 2

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Po foton e kesajë karrikeje, ku e ke o Land Tasho ?
    Po ju redaksia ?
    Është karrike me vlerë historike e jo karrike deputeti të pavlerë të kohëve moderne shqiptare.

    Reply
  2. L.Xh says:
    3 years ago

    Më në fund….reflektim…
    Faleminderit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In