• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për kalvarin pa fund të protestave, si nevojë për t’u pastruar

by Bajram Peçi
22/12/2024 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Për “Mosbindjen civile” të deputetëve jua kam fjalën. Si dhe të tjerat para kësaj proteste, pavarësisht çfarë thuhet, nuk bëhen për pushtet, nuk bëhet thirrje për mosbindje civile që të rrëzojnë këta që kanë pushtetin administrativ dhe ta marrin atë organizatorët e protestës!? Krerët e saj, i pari Sali Berisha, e dinë që kjo nuk mund të ndodhi! Mekanizmi kushtetues nuk ua jep këtë kënaqësi. Pakica politike i njeh mjetet ligjore se si bëhet ndërrimi i pushteteve. Kur të vijë koha e zgjedhjeve do i përdorë ato mjete. Këto protesta që bëhen tani radhazi vlejnë të pastrojnë sado pak Sali Berishën nga një varg akuzash e mëkatesh, për të cilat ai mendon se ia shkarkojnë peshën nga supet, ku i rëndojnë parreshtur.
Trumpi as që e ka idenë se gjallon në planet një person me emrin Sali Berisha, por ai orvatet të bindë të vetët, se pas datës 6 janar, shkëlqesia e tij do i heqi nongratën atij dhe familjes. Dekori i krijuar për SPAK nga Departamenti i Shtetit Amerikan, ishte përgjegja se kjo nuk do ndodhi kurrë!
Sulmet ndaj kreut të prokurorisë Speciale, Dumanit e dy prokurorëve që hetojnë dyshimet mbi krimet e tij penale, janë një arsye tjetër madhore që nxit të tijët të dalin në shesh ose të bllokojnë qarkullimin e lëvizjen e lirë të qytetarëve. Janë disa, njëra me e frikshme se tjetra:
-Ka vrarë qytetarë në protestën e 21 janarit, ku për rolin e tij përcaktues në këto vrasje, është nën hetim. Vendimi i Strasburgut i ka quajtur krim shtetëror;
-Ka krijuar gjithë rrethanat për katastrofën e Gërdecit me 26 të vdekur. Këtë e ka bërë përmes ndikimit përmes influencës së pushtetit të lartë dhe veprimit përmes vendimeve KM;
-I ka sjellë shtetit një dëm me mbi 500 milion euro, duke qënë (së bashku me Ilir Metën) të dyshuarit kryesor në aferën CEZ-DIA, një prej skandaleve më të mëdha financiare në historinë e pluralizmit në Shqipëri. Përmes K. Ismailaj e të tjerë, këta “naivët” ndërtuan bandën që shiti 75 përqind të aksioneve të shoqërisë shtetërore OSSH, nga qeveria Berisha tek CEZ, në vitin 2009. Prokuroria i ka të hetuara e të provuara favorizimet e qeverisë Berisha për CEZ, deri te përzënia e CEZ në vitin 2013;
-Është nën hetim dhe ndodhet me vendim gjykate nën akuzë për korrupsionin e asaj që quhet “Klubi Partizani”.
E quaj “Kalvar” këtë sipërmarrjen e protestave sepse më shumë u sjell vuajtje sesa kënaqësinë e ndonjë arritjeje sa kanë mundur të pastrojnë ndonjë ndyrësirë nga vetja. Kalvari që prin është pjesëmarrja. Nuk është problem financimi i transportit dhe pagesave për pjesëmarjen, sepse e kanë të zgjidhur këtë si familje, por edhe ngase ka disa oligarkë që nuk rreshtin së investuari, me dëshirë apo me dhunë? Halli është se si do gjejnë njerëz mjaftueshëm për ta quajtur protestë? Ata vijnë gjithnjë e duke u pakësuar, çka duket shkoqur prej regjistrimeve që TV të ndryshme bëjnë me dron prej lartësive.
Aq deputetë që ka e që i shpërndan në tre katër kryqëzime, policia në detyrë i sheh me keqardhje, në mos me mëshirë për këta të ngartët. Përpos deputetëve, ka dhe një varg të përbetuarish për ta ndjekur deri në humbëtirën që ka zgjedhur: së pari është fisi i tij klanor; së dyti, vijnë ata që u pasuruan nën hijen dhe mbështetjen e pushtetit të Saliut; së treti, janë ata që shpresojnë se do vihen në listat (ligjore, por jo dhe aq të moralshme) e deputetëve në zgjedhjet e ardhshme. Këta vijnë familjarisht. Po familjarisht vijnë dhe shumica e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga vetingu. Të gjithë këta janë njerëz në hall, dikush se ka humbur lirinë, dikush tjetër se frigohet se mos humbet pasurinë.
Me këtë grupim fanatikësh, kapitali që Saliu mendon se do ta sjellin në kryeministri, që janë të zemëruar e dalin për hallin e Saliut dhe familjes së tij, që nuk kanë asgjë në program për të treguar se janë të aftë t’i bëjnë gjërat më mirë nga ç’janë, Partia Socialiste dhe Edi Rama jeton në pushtet edhe 100 vjet të tjera!
Nuk desha ta zë në gojë, që këta nuk i beson kush se nuk janë ata të parët, ata të ’97-tës, se përmendet shpesh, por shtrëngohem ta bëj se vlen për mëndjembyllurit dhe iluzionistët, t’u kujtosh se falangat fanatike që mban nga pas janë po ata!

Next Post
Përpjekja e Lulit për t’u aftësuar si lider

Kjo është PD-ja…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

Vendimi 4-4 në Kushtetuese për Ballukun, cilët gjyqtarë votuan pro dhe kundër

February 6, 2026
Qeveria ankimoi pezullimin nga detyra të Ballukut/ Kushtetuesja kalon çështjen për shqyrtim me 5 vota pro

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

February 6, 2026
Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

Dosja Epstein trondit edhe Hollywood-in, dalin emrat e Jay Z, Leonardo DiCaprio, George Clooney dhe “vajzat interesante të Kopenhagenit”

February 6, 2026
VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

VIDEO/ E mendonin të vdekur, ushtari ukrainas telefonon nënën nga fronti i luftës

February 6, 2026
Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

Zbulohet audio ku prokurori Ols Dado ankohet për lobimin e kryebashkiakut Veliajt në SHBA

February 6, 2026
Analiza: Nga Orban te Trump, autokratët e rinj po shkatërrojnë arritjet e vitit 1968

Kryeministri hungarez Orbán hedh sytë në Kili

February 6, 2026
Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

Vrasja e 26-vjeçarit shqiptar në Angli, dënohen me burg përjetë dy autorët

February 6, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Kërkesa për pezullim/ Kushtetuesja del barazim për Ballukun, rrëzohet kërkesa e qeverisë

February 6, 2026
Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

Shqipëria në Milano-Cortina 2026, Rama uron ekipin olimpik: Flamuri kuqezi valëvitet në “San Siro”!

February 6, 2026
“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

“Po rritet trysnia ndaj gjyqtarëve”, KLGJ: Qëndrime të tilla cenojnë figurën dhe dinjitetin e tyre!

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In