• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për “ikjen e elitave” sipas Bashës dhe Metës

by Artur Ajazi
05/01/2021 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ilir Meta dhe Lulzim Basha, dy kandidatët rivalë për kreun e opozitës pas zgjedhjeve të 25 Prillit, duket se po ecin paralelisht në qorrsokakun e tyre duke nisur nga ngritja e akuzave dhe shpifjeve të pabaza, deri tek premtimet ëndërrimtare. “Ikja e elitave, liria e mediave, anullimi ligjit mbi çendusrën”, janë disa prej premtimeve aspak joshëse dhe aspak të besueshme, që kryetari Partisë Demokratike dhe Meta si kryetar de facto i LSI-së, po bëjnë vazhdimisht për atë pjesë të shqiptarëve që ka kohë ti dëgjojë. Sa për statistikë.

Vetëm për periudhën 2005-2013,nga Shqipëria u larguan afro 26 mijë persona, të cilët janë flakur nga vendet e tyre të punës nga administrata shtetërore. Sot, 99 per qind e tyre janë jashtë vendit. Vetëm për periudhën 2005-2013, nga Shqipëria u larguan mbi 144 mijë të rinj dhe të reja, të cilët pasi kishin mbaruar arsimin e lartë, nuk kishin asnjë shans punësimi në administratë dhe subjekte private. Këto pa llogaritur ikjet ilegale dhe ato me viza të blera në vendet e Euroopës, SHBA, Kanada dhe vende të tjera të botës, të qindra mijëra të tjerëve.

Gjithashtu, vetëm për periudhën 2005-2013, mbetën me dëshirën e tyre në vendet e Europës, mbi 4 mijë studentë, që përfunduan studimet e larta dhe nuk kishin asnjë shans të sistemoheshin në Shqipëri sipas profilit përkatës. Kjo për faktin sepse qeverisja e asaj kohe ku bënte pjesë Lulzim Basha dhe Ilir Meta, nuk kishin asnjë “shteg” të hapur për punësimin e tyre. Të paktën Basha dhe Meta nuk mund ta mohojnë procesin e ikjes masive të shqiptarëve në kohën e pushtetit të tyre, paçka se sot derdhin “lot” për ikjen e elitave. Nga viti 2013 deri sot, vetëm nga Partia Demokratike e Lulzim Bashës, janë larguar dhunshëm (si armiq të kryetarit) mbi 2 mijë persona, intelektualë dhe kontributorë të hershëm në atë parti, (pa llogaritur anëtarësinë në bazë) ndërsa tek LSI-ja, qëndrojnë të kapur fort pas Ilirit, servilët dhe dështakët e pushtetit të djeshëm, pasi nuk bëhet fjalë për afrime dhe “prurje” të reja intelektuale. Atëhere pse i “fryn” kaq shumë këtij kavalli Basha dhe Meta, përse merren shpesh dhe kaq gjatë me “intelektualizmin”, kur sa i kishin, i vunë drunë, i përzunë, nuk i lanë të flasin dhe të shprehin mendimin e tyre në forumet e partisë?

Asnjëherë si kurrë më parë, afrimi elitave dhe të rinjve me prirje intelektuale, nuk ka qenë proçes kaq i hapur dhe transparent, sa ç’është në Partinë Socialiste. Do të ishte vetë Edi Rama, ai që do të këmbëngulte me forcë, nisjen e proçesit për hapjen e partisë, afrimin e emrave dhe elitës intelektuale në forumet e saj, apo në bordet e qeverisjes, duke treguar jo vetëm maturi dhe transparencë etike dhe politike, por edhe vendosmëri për të reformuar gjithë spektrin e majtë politik. Ikja e “elitave dhe intelektualëve”, ka ndodhur dhe po ndodh vazhdimisht në partitë ekstremiste, siç janë PD dhe LSI në Shqipëri. Ndodh ajo, në partitë ku është shtypur liria dhe e drejta e fjalës, ku është ndrydhur demokracia e brëndshme, por jo në ato subjekte politike që kanë sjellë gjithmonë ndryshimin dhe transformimin strukturor, siç ka qenë dhe mbetet Partia Socialiste.

Ikja dhe trembja e elitave, ka ndodhur dhe do të ndodhë gjithmonë në partitë që drejtohen nga “dora e fortë” e kryetarit, dhe jo në ato parti, që dëgjohet edhe zëri dhe mendimi i anëtarit. Diferencën më mirë se kushdo për këtë, e bëjnë vetë shqiptarët, e kanë bërë dhe do ta bëjnë ata edhe në 25 Prill me votën e lirë, duke i treguar Lulit dhe Ilirit, se rendja e tyre pas pushtetit të fituar me mashtrime, ka marrë fund njëherë e mirë.

Next Post
Çifti i moshuar respekton rregullat, i riu nga Gjirokastra: Do qëndroj 15 ditë, nuk ka shans ta shkel

Udhëtimet, të pasurit në Shqipëri shpenzojnë 60% më shumë se shtresa e mesme, pavarësisht kostove të transportit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

November 12, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

November 12, 2026
‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

November 12, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

November 12, 2026
Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

Aksident në qendër të Tiranës: Përplasen dy makina tek “9-katëshet”, plagoset drejtuesi i taksisë

November 12, 2026
“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

“Ishte i tensionuar, pati edhe fyerje”, Ndreca tregon bisedën me Ramën, ja çfarë më tha për Veliajn

November 12, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Demokratët ‘kërcënojnë’ Trumpin me bllokim të fondeve: Nuk financojmë luftën me Iranin

November 12, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

“Lista Studentore në Serbi, antieuropiane”, Rexhaj: Dhuna e tetorit, e ngjizur dy javët e para

November 12, 2026
Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

November 12, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Negociatat me BE, Qeveria ndryshon përbërjen e Grupit Negociator, ja emrat e rinj për kapitujt kyç

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In