• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për idealin europian!

by Ditmir Bushati
09/05/2022 17:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ditmir Bushati

Lidhjet tona me Europën i kanë rrënjët në historinë e lashtë që nga koha e Greqisë dhe Romës antike. E më pas, në mesjetë kur gjatë shekullit të 15-të paraardhësit tanë nga dëshmitarë u kthyen në protagonistë të historisë europiane, duke luajtur një rol të pazëvendësueshëm për mbrojtjen e krishtërimit dhe vlerave europiane.

Aleancat politike të Gjergj Kastriotit me fuqitë europiane të kohës ishin shkëndija të shpirtit thellësisht evropian të shqiptarëve asokohe. Skënderbeu shënjoi politikisht vetëm shprehjen e përkatësisë tonë të kahershme europiane.

Më vonë, këto shenja politike u pasuan nga zhvillimi shpirtëror i popullit tonë ku pena të shquara si Barleti, Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi dhe më vonë një plejadë e artë e inteligjencës shqiptare si De Rada, Naim Frashëri, Mjeda, Asdreni, Fishta e shumë të tjerë, u bazuan te vlerat e fryma e rilindjes europiane për të projektuar modelin e shoqërisë së ardhshme shqiptare.

Alfabeti latin i gjuhës shqipe, ndër më të lashtat gjuhë indo-europiane, tregon qartë pikën e rëndesës së shoqërisë tonë, drejt perëndimit.

Edhe në periudhën e errët të diktaturës komuniste, penat e shquara të intelektualëve si Ernest Koliqi, Eqrem Çabej, Mitrush Kuteli, Petro Marko, Lasgush Poradeci, At Zef Pllumi, Ismail Kadare, Dritëro Agolli e të tjerë, ishin frymëmarrja europiane e Shqipërisë.

Arbëreshët e Italisë së Jugut, një nga diasporat më të hershme shqiptare janë gjithashtu fotografia njerëzore e frymës europiane të shqiptarëve.

Kujtesa jonë e gjallë dëshmon se lidhja jonë me Europën në fakt ka qenë dhe mbetet organike.

Për këtë arsye, fillimi i ndryshimeve politike dhe shoqërore në fillim të viteve 90’-të nën thirrjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” nuk ishte gjetje e ndonjë kompanie marketingu, por shprehje e aspiratës së gjeneratave të tëra për t’u kthyer politikisht aty ku kemi bërë pjesë me kohë shpirtërisht.

Këtë vit ne festojmë Ditën e Europës në një kontekst tjetër si rezultat i agresionit rus kundër Ukrainës. Pakkush e mendonte këtë luftë në Europën e vitit 2022, pas luftrave të përgjakshme në ish-Jugosllavi. Vështirë ta rrokte imagjinata një tjetër eksod biblik në Europë, pas atij që përjetuan motrat e vëllezërit tanë në Kosovë, si ai që po ndodh me ukrainasit, të cilët duan të shpëtojnë nga kthetrat e luftës.

Ndaj, sot në Ditën e Europës, çdokush prej nesh mund të pyesë: A quhet i përfunduar projekti europian teksa një pjesë organike e tij mbetet ende jashtë? Përgjigja është: JO!

Kemi pandehur se jemi me fat që gjendemi në zemër të qytetërimit europian. Mbase te e pandehura qëndron edhe gabimi ynë sepse ka një vijë të hollë ku ndahet realiteti nga imagjinata. Nuk mjafton të thuash se para 2000 vjetësh kur kufiri i Europës ishte diku në veri të Italisë së sotme, ne kuvendonim në forume krahas grekëve e romakëve të lashtë. Platoni ishte fqinj, Jul Cezari caktonte  Apoloninë si vend për edukimin e Oktavianit dhe ne i binim kryq e tërthor Mare Nostrumit.

E kaluara sado e lavdishme të ketë qenë nuk përbën justifikim për tashmen. Duhet ta meritosh atë.

Europa është një bashkim që simbolizon lirinë dhe barazinë, respektin për të drejtat e njeriut, solidaritetin, sundimin e së drejtës dhe synon që permes procesit të anëtarësimit të shteteve që dëshmojnë vendosmëri politike për të përqafuar këto vlera, të bëhet më e fortë dhe më konkurruese në skenën ndërkombëtare.

Ismal Qemali në rrugëtimin e tij historik për mëvetësinë e Shqipërisë e shpjegonte në mënyrë elokuente fjalën “komb”, që në shqip do të thotë “nyje”. Një nyjë që të bëhet në fyt. Për shqiptarët e mi – thoshte plaku i urtë – përpara se të jetë një ide, një thelb historik, kombi është një nyje, një lëmsh që mblidhet në gjoks, që të shtrëngon, gati një dhimbje.

E pra, në familjen europiane ne do të shkojmë si komb, si nyje, duke mbajtur me vete amanetin e paraardhësve dhe premtimin për pasardhësit.

Next Post
Të droguar dhe të dehur në timon! Ekspertët: Fushata e gjobave nuk është zgjidhje

Të droguar dhe të dehur në timon! Ekspertët: Fushata e gjobave nuk është zgjidhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Për çfarë duhet të debatojë Partia Socialiste?

March 31, 2026
Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

Ilir Beqaj: Unë nuk i fshihem drejtësisë, por pranoj të përballem me atë!

March 31, 2026
Nis projekti “Smart City”/ Ministria e Brendshme përzgjedh 20 shkollat ku do vendosen kamerat me inteligjencë artificiale

Nis projekti “Smart City”/ Ministria e Brendshme përzgjedh 20 shkollat ku do vendosen kamerat me inteligjencë artificiale

March 31, 2026
Pse PD riktheu trenin me vagona elektoral?

Pse PD riktheu trenin me vagona elektoral?

March 31, 2026
Arben Malaj merr zemër nga Braçe: Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës, por si i pavarur

Arben Malaj merr zemër nga Braçe: Jam gati të kandidoj edhe unë për Bashkinë e Vlorës, por si i pavarur

March 31, 2026
“Me zemër në Prishtinë”/ Presidenti Begaj mesazh para ndeshjes së Play-Off të Botërorit: Forca Kosovë!

“Me zemër në Prishtinë”/ Presidenti Begaj mesazh para ndeshjes së Play-Off të Botërorit: Forca Kosovë!

March 31, 2026
Dardanët duan Botërorin, në Prishtinë kërkohet historia. Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Turqi

Dardanët duan Botërorin, në Prishtinë kërkohet historia. Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë-Turqi

March 31, 2026
Miqësorja me Ukrainën, publikohen formacionet zyrtare. Anis Mehmeti sërish në stol

Miqësorja me Ukrainën, publikohen formacionet zyrtare. Anis Mehmeti sërish në stol

March 31, 2026
“Keni paguar në 1999”, një lokal në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq (FOTO)

“Keni paguar në 1999”, një lokal në Prishtinë ofron kafe dhe çaj falas për tifozët turq (FOTO)

March 31, 2026
“Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së”, Balla flet për integrimin në takimin e Rrogozhinës

“Shqipëria po avancon me ritme të shpejta drejt BE-së”, Balla flet për integrimin në takimin e Rrogozhinës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In