• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për histerinë opozitare, kundër emigrantëve!

by Mero Baze
14/08/2018 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Pas zilepsjes me protestat rumune, opozita dhe shtypi rrotull saj, ka nisur një lloj shfryrje dufi kundër diasporës shqiptare, dhe sidomos kundër emigrantëve që kthehen për pushime, duke i konsideruar ata fajtorë përse opozita është e dobët. Agresiviteti po shkon drejt një racizmi primitiv, duke i konsideruar emigrantët njerëz pa ndërgjegjie politike, të blerë nga Edi Rama, pa dashuri për të ardhmen e vendit etj.

Nuk ja vlen t’u dal zot emigrantëve, se janë në hallet e tyre dhe shpresoj mos ta lexojnë këtë lumin e vrerit kundër tyre. Por në këtë ligjërim politik të opozitës kundër tyre, ka disa probleme që tregojnë më shumë sa e sëmurë është opozita, se sa çfarë janë emigrantët.

Pikë së pari, opozita jonë ka bërë betejë gjoja për votën e emigrantëve që të jetë e garantuar në zgjedhjet që vijnë. Biles qeveria për këtë ka nisur dhe një projekt.

Me kaq vrer sa paska opozita për emigrantët, nuk e kuptoj përse kërkon të votojnë emigrantët, pasi ata ajo po i mallkon si tradhtarë.

Dhe kjo është një marrëzi, pasi emigrantët në një farë mënyre reflektojnë votën e njerëzve të tyre në Shqipëri, dhe plot prej tyre janë me opozitën.

Vetëm një opozitë idiote, dembele, pa ide, pa fuqi për t’u ngritur, gjen arsye të nxjerrë dufin tek emigrantët që vijnë për pushime, ndërkohë që vet lideri i opozitës nuk dihet në ç’pjesë të globit po bën pushime me familjen e gruas.

Nga ana tjetër, dufi ndaj emigrantëve është dhe më keq, pasi reflekton gjithë kauzat spontane të opozitës.

Opozita nuk do shfrynte kundër emigrantëve, sikur të mos ishin këto protestat në Rumani, dhe sikur ato të mos i kishin fuqizuar emigrantët rumunë në Europë. Pra, nuk është se opozita jonë ka ndonjë mendim të skrukturuar kundër emigrantëve, por kështu i doli këtë javë llogaria, dhe kështu bëri.

E gjithë kjo tregon se në çfarë derexheje ka shkuar opozita, sa dhe kundërshtarët apo ata që shpall armiq, i gjen tek modele të gatshme nga jashtë Shqipërisë dhe nuk mendon të përballet me të vërtetën këtu.

Por mbi të gjitha, e gjithë kjo histeri kundër emigrantëve që po kthehen dhe që nuk kuptojnë asgjë përse është mërzitur opozita me ta, se ndoshta nuk shikojnë lajmet për Rumaninë, është një histeri që tregon pafuqinë reale të opozitës.

Në Ruamni nuk po i bëjnë protestat emigrantët, por opozita. Opozita po kërkon vazhdimin e reformës në drejtësi, po kërkon rikthimin e prokurores antikorrupsion dhe po opozita, po u bën thirrje emigrantëve ta mbështesin, meqë kthehen në shtëpi.

Legjenda urbane se emigrantët po bëjnë protesta, është thjesht një lajm i rremë, për të justifikuar pafuqinë, dembelizmin dhe mungesën e ideve të opozitarëve tanë.

Në Rumani protestat po i bën opozita dhe po lut emigrantët, t’i ketë në krah.

Në Shqipëri, opozita shkon me pushime dhe mallkon emigrantët që kthehen, pse nuk bëjnë protesta, që ajo të vijë në pushtet në shtator.

Të dëshpëruar nga mungesa e popullit pro tyre, këta shresojnë se pushtetin mund ta marrin me emigrantët. Me shpresë se ata nuk i njohin!

Është një rrugë dhe kjo, por ata po i njohin, dhe po i njohin për keq.

Next Post
Daçiç mbështet korrigjimin e kufijve: SHBA ka ndryshuar qëndrim ndaj Kosovës

Provokon Daçiç: Kur ka ekzistuar kufiri mes Serbisë dhe Kosovës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Shkon në 95 numri i të ndëshkuarve ,12 protestues gjobiten me nga 5 mijë lekë të reja

November 6, 2026
‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

November 6, 2026
Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

November 6, 2026
Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

Lufta hibride dhe kostoja për Europën, Italisë i kushton 468 mln dollarë në vetëm 6 muaj

November 6, 2026
Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, në përbërje u zbulua tejkalim i një substance kimike

November 6, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, bashkëshortja dhe djali mohojnë akuzat në gjykatë: Nuk kemi lidhje me ngjarjen

November 6, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO / A do vinë izraelitët në Tiranë?! Plani çifut për kryeqytetin sipas Ben Blushit!

November 6, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Autoportreti i një opozite (të re) më shumë “koka”

November 6, 2026
Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

November 6, 2026
Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In