• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për herë të parë prezantohet ekspozita e piktorit Ismail Lulani

by
19/10/2021 17:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është prezantuar për herë të parë në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar ekspozita retrospektivë e piktorit të njohur Ismail Lulani, një nga emrat më të mëdhenj të artit tonë.

Në pikturën shqiptare piktori Ismail Lulani veçohet dhe vlerësohet si një kolorist ekspresiv i njollave me ngjyra potente, të ngrohta e plot dritë, që ndikoi në sëbashku me D.Jukniun, S.Shijakun, S.Kamberin, E.Hilën, B.Ahmetin në modernizimin e pikturës shqiptare në vitet 1970 – 90.

Në çeljen e kësja ekspozita ku merrnin pjesë shumë personalitete të politikës dhe të kulturës, ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh se pas një periudhe të vështirë prej pandemisë dhe tërmetit, hapja e kësaj ekspozita është edhe një moment reflektimi për të gjithë për ruajtjen e një trashëgimie të tillë dhe promovimin e saj.

“Kemi një koleksion i cili vjen nga vetë familja, tregon një përkushtim, tregon një sfidë edhe një vështirësi që vet familjarët kanë arritur ta çojnë përpara dhe kanë ruajtur një thesar shqiptar. Është një ndërgjegjësim i bukur. Shpesh herë në këtë debate të vazhdueshme që kemi midis komunitetit dhe institucioneve gjendemi gjithmonë në konflikte se ku qëndron detyrimi, e drejta e secilit prej nesh dhe në këtë rast dua ta them me plot gojën që ne jemi vetëm mbështetësit e vegjël sepse punën më të madhe e kanë bërë vet njerëzit”, nënvizoi Margariti.

Veprat u sollën nën kujdesin e vajzës së tij Ormira Lulani dhe artistit Helidon Haliti të cilët kanë kuruar çdo detaj të saj. Kuratori Haliti e cilësoi Ismail Lulanin si krijuesin brilant duke lënë pas mbi 1800 vizatime. “Si kurator unë padyshim shikoja Mirën që ndërtonte ditën, unë prishja natën. Pra mu desh të isha i ftohtë. Para 10 vitesh kemi arkivuar vizatimet e tij, të cilat kanë shifrën 1800 e ca, dhe sigurisht ajo diplomë që erdhi në hartë copë copë, dhe unë bashkë me një mikun tonë të vyer, e kemi ngjitur me thënë të drejtën me ditë të tëra, dhe erdhi diploma, zanafilla e kësaj ekspozitë. Pra është një trung i madh, që shpërndan gjethet e saj në të gjithë këtë ekspozitë, kryesisht të një vizatuesi brilant. I

smail Lulani kishte një gjë më të veçantë se gjithë të tjerët për mua, kishte Ormira Lulanin, ishte ngjizja e tij artistike më e mirë, e cila me një këmbëngulje dhe pasion të jashtëzakonshëm, bëri që të më fuste dhe mua në atë vijueshmërinë, pikërisht të një kurimi të lirshëm dhe të imponuar ndërkohë që me shumë mirësjellje ndërtonte ditën, dhe unë ia prishja padyshim të nesërmen, sepse i thosha Lulanin do ta lëmë një magji, nuk mundet ta ngarkojmë kaq shumë. Dhe aty njeriu kupton dashurinë e çdo copëze”, tha Haliti. Ai tha se shtëpia në Shkodër duhet të kthehet në një muze të cilin ai e ka lënë gati.

“Dua të jetë muze në Shkodër, secili nga artistët e mëdhenj, padyshim do të ketë muzeumet e tyre. Në një bisedë të shkurtër Profesor Shoshi tha edhe diktaturat kanë lindur gjeni të rinj siç janë këta të vizatimit”, u shpreh Haliti. Vajza e piktorit, Ormira Lulani, e cila ka trashëguar prej të atit profesionin dhe talentin nënvizoi forcën e jashtëzakonshme të artit që i bën artistët të pavdekshëm duke lënë pas një thesar të çmuar.

“Ndjehem shumë mirë për faktin që shoh kaq shumë njerëz të cilët e duan dhe e respektojnë ose e nderojnë veprën e tim eti dhe kjo do të thotë shumë për mua. Në çdo cep të kësaj ekspozite ju mund të shikoni shpirtin e Lulanit. Unë thjesht besoj fort në fuqinë e artit dhe duke besuar në fuqinë e artit besoj shumë edhe në pavdeksinë e artistit. Dhe mendoj që im atë, shpirti i tij ndodhet këtu bashkë me ju sot”, tha Ormira Lulani.

Ekspozita do të jetë e hapur për publikun kryeqytetas për një javë, për të shtegtuar më pas në Shkodër e Mal të Zi.

/b.h

Next Post
‘Foltorja’ në Peshkopi/ Berisha ‘braktiset’ nga tre deputetë: Janë mbledhur 2/3 e firmave për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD!

'Foltorja' në Peshkopi/ Berisha 'braktiset' nga tre deputetë: Janë mbledhur 2/3 e firmave për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dervishaj: Pas vendimit për Ballukun, SPAK ka hyrë në politikë. Zgjedh me kë do të qeverisë!

Dervishaj: Pas vendimit për Ballukun, SPAK ka hyrë në politikë. Zgjedh me kë do të qeverisë!

February 7, 2026
Takimi Erdogan-Mitsotakis në 11 shkurt/ Nga kufiri detar te marrëveshja për emigracionin, ja temat që do diskutohen

Takimi Erdogan-Mitsotakis në 11 shkurt/ Nga kufiri detar te marrëveshja për emigracionin, ja temat që do diskutohen

February 7, 2026
Kur natyra godet! Greqia flet për rrezik, Shqipëria për fajtorë

Kur natyra godet! Greqia flet për rrezik, Shqipëria për fajtorë

February 7, 2026
Fluks në urgjencën e Fierit/ Çdo ditë mbi 120 pacientë, mjekët: Gripi po zgjat më shumë

Fluks në urgjencën e Fierit/ Çdo ditë mbi 120 pacientë, mjekët: Gripi po zgjat më shumë

February 7, 2026
Bisedimet mbahen javën e ardhshme, Zelensky: SHBA kërkon që lufta me Rusinë të përfundojë deri në qershor

Bisedimet mbahen javën e ardhshme, Zelensky: SHBA kërkon që lufta me Rusinë të përfundojë deri në qershor

February 7, 2026
BE akuzon TikTok se dëmton të miturit: Të ndryshojë dizajnin që krijon varësi. Kompania: Akuzat të pabaza

BE akuzon TikTok se dëmton të miturit: Të ndryshojë dizajnin që krijon varësi. Kompania: Akuzat të pabaza

February 7, 2026
Princesha e Norvegjisë: Kërkoj falje për miqësinë me Epstein

Princesha e Norvegjisë: Kërkoj falje për miqësinë me Epstein

February 7, 2026
Mbërrin në spital pa jetë një 4-vjeçar në Vlorë, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

Mbërrin në spital pa jetë një 4-vjeçar në Vlorë, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

February 7, 2026
Ylli Manjani për “vendimin pa vendim” të Kushtetueses: Kur mungesa e seriozitetit prodhon kolaps institucional

Ylli Manjani për “vendimin pa vendim” të Kushtetueses: Kur mungesa e seriozitetit prodhon kolaps institucional

February 7, 2026
VËZHGIMI I TEMA-s: Kushtetuesja dhe Këshilli i Mandateve, dy procese të ndara që po ngatërrohen në rastin Balluku

VËZHGIMI I TEMA-s: Kushtetuesja dhe Këshilli i Mandateve, dy procese të ndara që po ngatërrohen në rastin Balluku

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In