Louis Vuitton është një prej shtëpive të modës më prestigjioze në botë. Të përzgjidhesh si ndër stilistët më të mirë nga kjo markë është padyshim një mundësi e rrallë. E kur pjesë e 20 më të mirëve është një shqiptare, kjo nuk ka sesi të mos na bëjë të ndihemi krenarë.
Ky është dhe rasti i Nensi Dojaka, e cila ka rritur që të bëhet pjesë e 20 stilistëve të rinj më të mirë të përzgjedhur nga “LVMH Prize”, të cilët kanë mundur të shkojnë në gjysmëfinale.
Këto gjysmëfinale dixhitale do të kenë votat e ekspertëve më të famshëm të modës dhe për herë të parë votat e publikut.
Çmimi i LVMH për stilistët e rinj ka tërhequr më shumë se 1900 aplikantë nga mbarë bota. Prej tyre janë përzgjedhur 20 stilistë të rinj nga Kina, Franca, Italia, Japonia, Libani, Nigeria, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA.
Për herë të parë në këtë edicion është përzgjedhur një stilist nga Kolumbia dhe një vajzë nga Shqipëria, Nensi Dojaka.
Nga data 6 deri më 11 Prill 2021 për shkak të situatës së krijuar nga pandemia ky edicion do të mbahet online në faqen e dedikuar lvmhprize.com, ku janë publikuar edhe koleksionet e reja.
Koleksioni i shqiptares së talentuar Nensi Dojaka renditet i 12, ku ju mund të jepni edhe votën tuaj për stilisten shqiptare.
Nensi Dojaka, vajza shqiptare që jeton në Londër, ka prezantuar koleksionin e saj të veshjeve dedikuar femrave.
Si të votoni:
Vizitoni faqen lvmhprize.com, ku do t’ju shfaqen 20 koleksionet e veshjeve, në pozicionin e 12-të renditet Nensi Dojaka.