• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për herë të parë në kryeministri janë bërë publike foto të rralla të aktorit Aleksandër Moisiu

by Java News
26/04/2019 08:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Momentet më të rëndësishme të jetës së aktorit gjenial Aleksandër Moisiu në 44 foto të printuara në kanavacë janë bërë publike për herë të parë në Tiranë në Qendrën për Hapje dhe Dialog përmes një ekspozite të organizuar dhe kuruar nga Pjetër Logoreci. Për herë të parë, mbrëmjen e së enjtes, publiku është njohur me objekte si: stampa e dorës, flokët origjinalë, maska e vdekjes, spaletat e ushtarakut, kurora e aktorit më të mirë të Evropës, si dhe disa foto nga ceremonia mortore e Aleksandër Moisiut në Vjenë.

Ekspozita është realizuar me foto dhe dokumente të panjohura mbledhur në arkivat austriake nga studiuesi Pjetër Logoreci gjatë një periudhe kërkimore 7-vjeçare. 44 foto tregojnë disa nga momentet më të rëndësishme të jetës së Moisiut: fëmijëria, familja, dokumentet e rëndësishëm të jetës së aktorit, si dhe pamje nga rolet e tij në film e teatër. Kjo ekspozitë u çel edhe një vit më parë në Shkodër, me mbështetjen e Ambasadës Austriake dhe bashkisë së qytetit. Në ekspozitën e mbrëmshme morën pjesë edhe kryeministri Edi Rama, presidenti Alfred Moisiu dhe personalitetet e tjera të artit e kulturës.

“Më vjen mirë që më vjen mundësia që të jem këtu sot në një ekspozitë të munguar prej shumë kohës të një ikone të kultuërs shqiptare, falë ftesës tuaj, ftesë që i bëhet sot gjithsecilit nëpërmjet një cikli me 44 foto të pashfaqura ndonjëherë për jetën e Aleksandër Moisiut, Kjo është një ndjesi e bukur në jetën artisike. Nuk jam ekspert i jetës dhe veprës së Aleksandër Moisiut. Jam vetëm një dëshmitar i ikonës dhe imazhit të tij. Për një tekë të fatit Aleksandër Moisiu është aktori i parë që unë kam parë; jo të gjallë, në baltë në duart e babait tim (skulptor). Isha shumë i vogël dhe m’u fiksua pamja e aktorit. Dhe ajo pamje ishte shablloni që m’u dha për ta krahasuar më vonë me aktorë të gjallë, që të mund të bëja klasifikimin e përshtatshmërisë me këtë ikonë aktori. Është një personazh, që me gjithë bardhezinë e fotografive dhe filmave, ka shumë ngjyra”, tha kryeministri Rama, duke përmendur “kostumet e aq roleve të kurorës së aktorëve që iu dhanë atij dikur.” Kryeministri Rama, kujtoi disa nga momentet më të rëndësishme në shkëlqimin e karrierës së aktorit të madh me origjinë shqiptare.

Aleksandër Moisiu ka lindur në Trieste me 2 prill 1879 dhe vdiq në vitin 1935 në Vjenë, në moshën 56-vjeçare. E kishte lënë amanet që të varrosej në Markote të Zvicrës, afër qytetit Lugano. Aty është varrosur më vonë edhe bashkëshortja e tij Johana Tervin. Aleksandri, në moshën 19-vjeçare shkon në Vjenë, ku me ndihmën e Jozef Kainc ju përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si aktor në role të vogla në Burgtheatër. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt, me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Europës, Amerikës Veriore dhe në Argjentinë. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë” e të tjera. Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Luftës së Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 11 produksione të filmave, 9 prej tyre ishin filma pa zë, ndërsa dy ishin me zë. “Një gjeneratë e tërë e ka dashur atë, “dashnorin e pakrahasueshëm”, i cili nëpërmes zërit të tij hyri thellë në zemrat e të gjithë kombit gjerman”, shkruante për të Stefan Cvajg. Ndërsa Franz Kafka shprehej se: “Moisiu është një artist të cilit “suksesi” i del nga koka, nga goja zëri i mrekullueshëm, nga sytë vështrimi që flet aq shumë”.

g.kosovari

Next Post
“Mjeshtri i grabitjeve”/ Kush është Klement Çala dhe ku fshihej autori i disa grabitjeve kur ishte në kërkim

“Mjeshtri i grabitjeve”/ Kush është Klement Çala dhe ku fshihej autori i disa grabitjeve kur ishte në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In