Gjermania u eliminua në mënyrë të turpshme nga Botërori pasi u mund me rezultatin 0-2 nga Korea e Jugut.
Eliminimi i “pancerave” është kryefjala e mediave sportive por jo vetëm në mbarë botën.
Mediat gjermane shkruajnë se kombëtarja e tyre nuk meritonte më shumë me paraqitjen e bërë.
Në titullin e saj, gazeta prestigjioze gjermane shkruan: “Makth, nuk meritonim më shumë”.
Ndërsa në brendësi të shkrimit sqaron se ky eliminim ishte i pari në historinë e “pancerave” në fazën e grupeve dhe mëse i merituar nga ajo që skuadra shfaqi në fushën e lojës./a.m.