• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Për herë të parë në 6 vite/ Borxhi publik ulet në nivelin e 70%

by Java News
27/10/2016 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Borxhi publik i Shqipërisë u ul këtë vit për herë të parë në 6 vjet. Të dhënat  e fundit zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në tremujorin e tretë të këtij viti borxhi i qeverisë zbriti në 69.77 % e prodhimit kombëtar nga 72.21 % që ishte në fund të vitit të kaluar.

Rënia është rezultat i dy faktorëve: Zgjerimit të ekonomisë dhe ngadalësimit të huamarrjes. Sipas Ministrisë së Financave, Prodhimi i Përgjithshëm Bruto i vendit pritet të arrijë 1 trilionë e 530 miliardë lekë këtë vit nga 1 trilionë e 444 miliardë që ishte vitin e kaluar.

Por veç rritjes nominale të prodhimit kombëtar, trajektorja rënëse e borxhit është përcaktuar edhe nga politika konsoliduese që ka ndjekur qeveria për 3-tremujorët e parë të vitit.

Edhe pse Kuvendi e ka autorizuar qeverinë që të marrë 35.7 miliardë lekë borxh për vitin 2016, deri në fund të shtatorit Ministria e Financave nuk ka kontraktuar asnjë kredi të re. Sipas të dhënave zyrtare , në fund të nëntëmujorit bilanci i buxhetit ka rezultuar me një sufiçit prej 10.5 miliardë lekë, për shkak të shpenzimeve më të ulëta se sa plani.

Të dy këta faktorë, rritja e prodhimit kombëtar dhe ulja e huamarrjes kanë bërë që borxhi publik i vendit të bjerë për herë të parë që nga viti 2010, me 2.44 pikë përqindje.

Rënia ka ardhur si nga borxhi i brendshëm ashtu dhe ai i jashtëm. Megjithatë gjasat janë që i gjithë viti 2016 të mbyllet me një ulje më të vogël të borxhit, pasi pritet që në dy muajt e fundit të vitit qeveria të marrë rreth 36 miliardë lekë borxh, sipas planit buxhetor që ka autorizuar Kuvendi./tch/a.k

Next Post
Dhjetë vjet MAPO!  (Fotot)

“MAPO”, një histori e bukur e gazetarisë shqiptare…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In