“Shihemi në Gjyq” ndërron për herë të parë formacionin e tij. Moderatori i programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, Ardit Gjebrea nuk është më në vendin e tij të zakonshëm, por është ulur pranë Alfredos, 72-vjeçarit italian që akuzohet nga Anjeza për tradhti. Përveç ndihmës që do t’i japë Alfredos në argumentim duke mbajtur kështu anën e tij, moderatori do të asistojë edhe në përkthim për të bërë të mundur që situata të përcillet sa më qartë.
Ardit Gjebrea: Për herë të parë jam ulur këtu, nuk kam qenë asnjëherë. Jam me Alfredon, do luftojmë të dy. Nuk e di pse zoti Alfredo, unë besoj tek ju, nuk e di pse. Megjithatë duke qenë drejtues i programit. Duke qenë drejtues do rrija atje. Më dha leje zonja Eni që të vij këtu kështu që më lejoni që për sa kohë jam në këtë vendin këtu, të mbaj pjesë. Na sulmoni dhe do ju përgjigjemi. Unë besoj që ne jemi të pafajshëm. Ne s’kemi bërë gjë.
Eni Çobani: Ne kemi fakte!