• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për HEC-in…kulturor!

by Bajram Peçi
07/07/2022 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Bizneset e burimeve ujore, ato që po shkretojnë Shqipërinë, në orvatjen e tyre për të rrëmbyer ujrat e burimeve të Kuçit të Labërisë, kanë siguruar edhe një Vendim prej Këshillit Kombëtar të Restaurimeve, pranë Ministrisë së Kulturës. Nga sa do lexoni në vendim, ndërtimin e një HEC-i me ujin e Buronjave e Lëpushës, monumente natyrore këto (e jo kulturore) të kategorisë së parë, e deformojnë natyrën e monumentit, në mënyrë që të justifikojnë arsyen se pse u dashka Këshilli Kombëtar i Restaurimeve të japi leje: po ndërtojeni HEC-in sepse ju do marrkeni përsipër restaurime!? Hahaha…do shihni më poshtë qesharakët vendimmarrës se sa të paturp janë!

Në atmosferën fluide, të patejdukshme të vendimmarrjeve, ku gjërat zhvillohen në fshehtësi, ku fryma e mbajtjes sekret larg komunitetit të interesuar, motivi mbi të cilin kryhen pislliqet është mungesa e sinqeritetit, i cili është i mundshëm vetëm në ndërgjegje të sprovuara morale. Vetiu del në përfundimin se mashtrimi paska qenë qëllimi i tyre. Kemi mundur të depërtojmë te ky vendim, i cili ja mbërrin që kushdo të shqyejë sytë nga habia!

Ky vendim i nxjerrë dhe firmosur nga Ministrja Kumbaro për lejimin e projektit të firmës që do të shfrytëzojë ujrat në Kuç për të fituar para përmes HEC-it, qënka bindur të japi leje se projektuesit e HEC-it do marrkanë përsipër të bëjnë restaurimin e një shtëpie që është… në fshatin Mesaplik, Bashkia Selenicë…po mor po, në Mesaplik, 40 km më tej Kuçit!? HEC-i (që nëse parallintë ja mbërrijnë ta bëjnë) shkreton zonën dhe është mallkim për komunitetin, natyrën, gjallesat, bëhet në Kuç ndërsa restaurimin që bëjnë “dhuratë” e kryejnë në një fshat 15 km larg Kuçit, në Smokthinë …!???

O bashkëfshatrët e mi kuçjotë, askush nuk ju ka tallur dhe nëpërkëmbur, siç po jua bëjnë tani! Vetëm një llogjikë me shëndet mendor të dëmtuar, mund të bëjë lidhje të tilla tallëse!

Pavarësisht që Kuçi nuk është dakord e nuk do ta lejojë ndërtimin e një HEC-i me ujin e Lëpushës e Buronjave, si është e mundur o burra, që privimi i banorëve nga e drejta e përdorimit të resurseve natyrore (që me gjasa, do do shkulen nga rrënjët) leja, përshembull, të lidhej me restaurimin dhe vitalizimin e monumentit natyror madhështor, Buronjave; me restaurimin e Qendrës Shëndetësore; me restaurimin e varrezave të dëshmorëve; me ndërtimin e një rruge për në varrezat e fshatit apo me restaurimin e ish Shtëpisë muze në fshat …?

Ata, ministria dhe miqtë e tyre, habiten me çfarë kërkojmë! Ne kuçiotët “naivë”, që nxitojmë ditën e votimit se mos na ikin këta socialistët nga pushteti, duhet ta lexojmë këtë vendim për të mësuar se sa na duan!

Humbja më e turpshme e dinjitetit tonë është se ajo vjen nga pakujdesia jonë. E drejta jonë, për t’i përbuzur formuluesit e këtyre vendimeve, është bashkimi. Kuçjotë, të jemi njësh sëbashku! Shoqata “Vëllazërimi kuçjot” po ndërmerr gjithë hapat e nevojshme ligjore për t’u treguar vendin si projekteve të tilla hartuar larg komunitetit ashtu dhe administratës shtetërore, “bashkëpunuese” e “mirëkuptuese” me të tilla projekte!

Next Post
Horoskopi 5 Shtator, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 8 Korrik 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In