• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për hajdutët e vjetër dhe “komunistët” e rinj

by S M
21/11/2016 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Kikia/

Me shkas nga një raportim i DeutschlandRadio, me titull: “Si po lindin ‘komunistët e rinj’, 25 vite pas rënies së regjimit të Hoxhës”, që komenton një lëvizje rinore, me prirje të majta, por ekstremiste, duke e quajtur madje edhe komunistë. Unë nuk i njoh dhe nuk di fare se çfarë bindjesh kanë ata studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale. Di që janë pak agresivë në reagimet publike(duke përdorur vezë e salcë), por nuk mendoj se kjo është hataja, pasi besoj se kjo bie në sy sepse ne si shoqëri, protestën më të dhunshme kemi, ose duke sharë mbarë e prapë nëpër tavolinat e kafeneve, ose kur u vëmë flakën zyrave kur na urdhëron partia. Sa për bindjet, realisht besoj se asnjë politikan shqiptar nuk ka bindje ideologjike, derisa e majta është bërë më e djathtë, dhe e djathta më e majtë.

Ndërsa vetë politikanët i ndërrojnë partitë si ti kishin kioska, nga 3 herë brenda një mandati. Sa për ‘komunistët e rinj”, mendoj se kumunistët më komunistë dhe ekstremistët më ekstremistë janë ata që ndodhen në parlament, në pushtet e në opozitë, dhe qe e kane zhvatur këtë popull për 25 vjet. Mua më pelqen që ka aktivizëm, edhe pse nuk pajtohem me ndonje sjellje publike aty-ketu, unë mbështes çdo lëvizje që shkund nga apatia individë e grupe individesh.

Ndaj ata që kërkojnë komunistë dhe ekstremiste, të mos lodhen kot ti kërkojnë skutave, apo apartamenteve me qera ku mblidhen grupe studentësh, pasi i kanë bash në ballë të vendit, e çdo ditë në TV. Hajdutë po, të inkriminuar po, të korruptuar këmbë e kokë po, injorantë, më shumë se gjysma, po, të pangupur po, të pameshirshem po, brutalë po, arrogante po…. E ç’janë “komunistët” e rinj që kërkojne arsim falas para ketyre?

Ata thonë se duan të bëjnë dicka pasi nuk ndjehen të përfaqësuar.
Vërtet, kë përfaqëson ai tregtari i xhamave në parlament? Po ai që shet makina, po ai që ndërton pallate, po ai që zotëron restorante, po ai që shet ushqime me shumicë, po ai që shet nga ato “artikujt” që e di vetem policia?

E pra, gati gjysma e parlamentit nuk përfaqëson askënd, vec kompanive të tyre private dhe kanë si qëllim të mblëdhin para, edhe nga fondet publike, për të paguar riciklimin e tyre në pushtet kur të vijnë zgjedhjet. Ndaj të tilla lëvizje rinore nuk do ti quaja fare “komuniste’, por shpresë për të shkundur këtë makineri të ndyrë të politikës sonë.

Next Post
Përgjimet, si e pritën vdekjen e Enverit Fiqerete Shehu, Lubonja, Ngjela…

Përgjimet, si e pritën vdekjen e Enverit Fiqerete Shehu, Lubonja, Ngjela...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

Nga pastrimi i kryeqytetit te rregullimi i varrezave, Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari takohet me kryetaren e komanduar të bashkisë Anuela Ristani

March 10, 2026
Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

Wang Yi: Sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet te respektohen

March 10, 2026
Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

Tiranë/ Zbulohen dy lokale me lojëra fati të paligjshme, arrestohen 3 persona

March 10, 2026
Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

Nga përjashtimi në shtyrje gradimi, Apelimi lehtëson masat për ish-drejtuesit e Policisë së Lezhës

March 10, 2026
Abuzimi me çmimin e karburanteve vë në lëvizje qeverinë, ngrihet Task-Forcë për monitorimin e tregut

Abuzimi me çmimin e karburanteve vë në lëvizje qeverinë, ngrihet Task-Forcë për monitorimin e tregut

March 10, 2026
Dronët iranianë godasin sërish Emiratet e Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur nga sulmet

Dronët iranianë godasin sërish Emiratet e Bashkuara Arabe, raportohen viktima dhe të plagosur nga sulmet

March 10, 2026
Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

Pas zërave për zaptim të hapësirës publike në Komunën e Parisit, reagon Braçe: Ju gënjejnë

March 10, 2026
INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës

INSTAT nxjerr të dhënat: Papunësia ra në 8.3% në fund të 2025-ës

March 10, 2026
Akuzohen se nuk ndërhynë në konfliktin mes nxënësve, procedohen mësuesja dhe oficerja e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë

Akuzohen se nuk ndërhynë në konfliktin mes nxënësve, procedohen mësuesja dhe oficerja e sigurisë në një shkollë 9-vjeçare në Vlorë

March 10, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

BSH: Pagesat elektronike në rritje/ Më shumë transferta në banka dhe Home Banking

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In