• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Për gjahtarët që shndërrohen në të gjuajtur

by Lorenc Vangjeli
11/07/2018 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Lorenc Vangjeli

Ka një ngazëllim të përgjithshëm publik për fatin  që po provojnë “viktimat” e para që po ekzekuton Reforma në Drejtësi. Gjahtarët e dikurshëm tashmë po kthehen në pre. Njerëzit e fortë që kishin në dorë të bënin mirë apo keq, sot janë në ditët e tyre më të zeza, me frikën e madhe se më e keqja nuk ka ardhur akoma. Dhe se rrokullima në humnerë vetëm sa ka filluar, por nuk dihet dhe nuk parashihet dot se deri ku do të mbarojë. Ky ishte një nga premtimet thelbësore të reformës dhe tani që ajo po ndodh, shumëkush ende lutet si gomari i fabulës së hershme me luanin që po e kafshonte në shpinë: Zot, bëje ëndërr!

Në fakt çfarë po ndodh nuk është ëndërr, realizimi i të cilës do të bënte më të mirë jetën e të tjerëve sa kohë që hiqen këmbësh gomerët aspak gomerë dhe individët aspak naivë të sistemit. Bëhet fjalë vetëm për disa qindra personazhe të sistemit, diçka më pak se 900 gjykatës dhe prokurorë të të gjitha niveleve që tashmë po tregojnë në “mexhilis” xhepat dhe që po mbeten njëri pas tjetrit në rrjetën shumë të hollë dhe nën stekën shumë të ulët që reforma ka specifikuar për ta. Ajo çfarë po duket qartë tashmë është se shumica dërmuese e kësaj trupe që përbënte pushtetin e tretë në vend, do të duhet të dalë nga sistemi. Dhe se do të vihet në vend e drejta edhe nëse mbas mbetet vetëm hataja. Pa u saktësuar nëse nën emblemën e hatasë do t’i hyjë kujt në punë vetë e drejta.

Deri këtu nuk ka asgjë të ligë, sa kohë që kështu thotë ligji. Madje ligji themeltar i shtetit, Kushtetuta, që sanksionoi rithemelimin e sistemit të drejtësisë dy vjet më parë. Problemi tashmë nuk qëndron vetëm tek ata që ikën. As tek e panjohura që pritet të vijë. Problem nuk është as gëzimi për ndëshkimin e të keqes dhe as ngazëllimi i lig e egoist që ndjejnë zakonisht qëniet njerëzore kur shohin rrokullimën e të lartmëve, dobësinë e të fuqishmëve apo gurët mbi kokat e ish-fatlumëve. Thelbi i problemit është krejtësisht tjetër kund. Eshtë tek standartet. Tek standartet e shumëfishta që bashkëjetojnë në një shoqëri të padrejtë si shoqëria shqiptare që është e etur për drejtësi. Fjala vjen, është më fajtor një ish-gjykatës që është dënuar me 40 ditë për vjedhje ordinere 20 vjet më parë apo dikush tjetër që i ka punuar qindin financave publike me pushtet politik?

Eshtë më mëkatar një prokuror që nuk justifikon dot metrat katror të shtëpisë apo një politikan që ka shpërdoruar në mënyrë në pakthyeshme kilometra të tërë katror të vendit me formën e tij?
Eshtë më i rrëzikshëm një gjykatës dhe prokuror që e paskan lexuar ligjin gabim apo një deputet që voton pa ditur se për çfarë e ngre dorën?
Janë për t’u varur në litar njerëzit e sistemit të drejtësisë që kanë liruar banditë e kriminelë apo ata që i përdorin banditët e kriminelët si çeta jeniçerësh për të grabitur vota?
Eshtë për t’u goditur me gurë kush shfajësoi automatikët që qëlluan në 21 Janar apo ata që u dhanë urdhër automatikëve të qëllojnë?
Janë gjithë këto dilema që prodhojnë standarte të dyfishta dhe të shumëfishta dhe që dëshmojnë një të vërtetë të trishtuar: gjykatës dhe prokurorë që po ikin nuk janë thelbi i problemeve të vendit, por vetëm një pjesë e tyre. Ndoshta në vend të ngazëllimit për fatin e lig që po ndjek tashmë njerëzit që deri dje përcaktonin fatin e shumë njerëzve, duhet një moment reflektimi për të parë realitetin në sy: në pothuaj tre dekada, shoqëria shqiptare nuk ka mundur të ndërtojë një demokraci funksionale.Një demokraci normale që në thelbin e saj ka dy kolona, vendimmarjen e qytetarit me votë dhe ligjin që është i barabartë për të gjithë. Në Shqipëri, ende nuk janë prodhuar zgjedhje të ndershme dhe të lira dhe ligji natyrisht nuk është i barabatë për të gjithë. Këtë po e mësojnë në lëkurën e tyre pikërisht ata njerëz që e përdorën përgjithësisht ligjin deri dje si një monedhë që i paguhej prurësit më të parë. Tani është rradha e tyrë të provojnë sesi ju hipet me ligj në shpinë nën ngazëllimin e turmës që brohoret. /JavaNews.al

Next Post
Shqiptari hero, si e shpëtoi të moshuarin që tentoi të vetëvritej

Shqiptari hero, si e shpëtoi të moshuarin që tentoi të vetëvritej

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Dy ‘skifterët’ bastisin dy herë brenda orës dyqanin e fruta-perimeve në Vlorë, vjedhin xhiron ditore!

VIDEO/ Dy ‘skifterët’ bastisin dy herë brenda orës dyqanin e fruta-perimeve në Vlorë, vjedhin xhiron ditore!

October 27, 2026
Franca ashpërson masat ndaj protestave, shtetrrethim, dënime me burg dhe përplasje politike për rendin publik!

Kaosi dhe trazirat, Franca shqyrton bllokimin e rrjeteve sociale gjatë protestave!

October 27, 2026
Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete, raportimet e para nga vendngjarja!

Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete, raportimet e para nga vendngjarja!

October 27, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Projektligji i ri/ Kush bën pagesa në cash mbi tavanin e përcaktuar, do të përballet me gjobë sa 10% e faturës!

October 27, 2026
Ish-Miss Zvicra akuzon Trumpin për përdhunim

Ish-Miss Zvicra akuzon Trumpin për përdhunim

October 27, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

October 27, 2026
Emri/ Tragjike: Në gjendje të dehur ra në gropën e ashensorit të një pallati, humb jetën 57-vjeçari

E zuri ashensori nën vete, punonjësi humb jetën në kantierin e ndërtimit, shkak këputja e kavos

October 27, 2026
Jay-Z do të performojë në skenën e Super Bowl 2027, mund të surprizojë edhe me praninë e Beyoncé

Jay-Z do të performojë në skenën e Super Bowl 2027, mund të surprizojë edhe me praninë e Beyoncé

October 27, 2026
VIDEO/ SHBA-të bombardojnë motoskafin e dyshuar që trafikonte kokainë për kartelet në Paqësor, të paktën 5 të vrarë!

VIDEO/ SHBA-të bombardojnë motoskafin e dyshuar që trafikonte kokainë për kartelet në Paqësor, të paktën 5 të vrarë!

October 27, 2026
Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit!

Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In