• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Për fat të mirë u ndava më në fund”/ Telefonata e fundit e mësueses greke, 40-vjeçari njihej si person i dhunshëm, e reja jetonte në terror

by Java News
23/09/2021 11:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqja e ngushtë e mësueses greke të vrarë në Rodos nga ish-i dashuri ka ndarë një detaj para se ajo të humbte jetën sipas Sputnik News. Ajo ka thënë se 31-vjeçarja e ka marrë në telefon dhe i ka thënë se ndihej shumë e lumtur që i kishte dhënë fund marrëdhënies së tyre sepse po kthehej aq mbytëse sa nuk arrinte dot të dilte as për kafe pasi ai nuk e lejonte.

“Unë u largova nga ky makth që po përjetoja. Për fat të mirë, unë u divorcova“, i ka thënë ajo shoqes së ngushtë në telefon.

Mediat në Greqi kanë zbuluar detaje nga e kaluara e 40-vjeçarit që i mori jetën partneres e më pas kreu vetëvrasje. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës duke tronditur jo vetëm komunitetin në Rodos por të gjithë vendin.

Sipas raportimeve, autori i krimit ka qenë i përfshirë në ngjarje të dhunshme edhe në të kaluarën. Mesa partnerja e tij, me të cilën ishte ndarë para pak kohësh, e kishte kallëzuar në polici për raste dhune. 40-vjeçari ka pasur sjellje agresive ndaj miqve të tij në të kaluarën  kurse prindërit e mësueses 32-vjeçare kanë treguar për rastet kur ai është sjellë në mënyrë të pazakontë me vajzën e tyre.

32-vjeçarja jetonte larg tij dhe kishte marrë urdhër mbrojtje nga gjykata.  Sipas raportimeve, Dora kishte denoncuar në polici se në një rast ai e kishte kërcënuar me armë ndërsa ndodheshin në makinë.

Më pas e kishte detyruar që të drejtonte makinën ndërsa nga sedilja e pasme i drejtonte armën. Kurse, prindërit e saj kanë treguar gjithashtu se vrasësi nuk e linte që të shihte as televizion e vetme.

Kujtojmë se mësuesja 32-vjeçare u vra nga ish-partneri menjëherë pas ndarjes. Ky i fundit më pas i dha fund jetës së tij dhe la një shënim: “Pa të dashurën time nuk ka kuptim të jetosh”.  Plani i tij duket të ketë qenë i mirëmenduar, pasi kishte marrë një makinë me qira duke pritur derisa ajo të dilte.

g.kosovari

Next Post
Si u shfaqen vajzat dhe gratë sot në Kuvend, deputetët preferuan kostumet monokromë

Si u shfaqen vajzat dhe gratë sot në Kuvend, deputetët preferuan kostumet monokromë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In