• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Për fat të mirë, s’po dëgjojmë krisma!

by Skënder Minxhozi
08/04/2020 21:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Ka qenë një film i vjetër i Kinostudios, batuta e të cilit “dëgjuam krisma”, është nga më të famshmet e kinematografisë socialiste. Një djalë i vogël në një jetimore lëshon fjalët e mësipërme në një takim me një oficer të lartë fashist, për ta akuzuar si vrasësin e shokut të tij. Kjo batutë është përdorur në gjithëfarë formash e rrethanash në këto vite. Mund të adaptohet, për shembull, edhe për situatën aktuale, ku i madh e i vogël i mban sytë tek shifrat e infeksionit të koronavirusit, duke u përpjekur të kuptojë nëse ka ose jo “krisma”.

Le të bëjmë paktin e fjalës: 400 të infektuar dhe 22 viktima, pa harruar vuajtjet dhe ankthin e qindra familjeve të lidhura me ta, apo streset e panumërta të qindra mijë njerëzve të mbyllur në shtëpitë e tyre prej një muaji, pa punë, pa të ardhura dhe të ardhme – janë të gjitha një faturë tashmë e rëndë dhe tragjike e kësaj pandemie. Një “krismë” e fortë, një tragjedi e pakthyeshme për të gjithë njerëzit që kanë humbur të afërmit e tyre.

Por bota e sotme është e mbushur pothuajse e gjitha, me vajin dhe zinë e 90 mijë viktimave që virusi ka vrarë e po vazhdon të vrasë në 200 vende e territore. Pra, në çdo kilometër katror të planetit.

E parë në këtë optikë, fatura shqiptare e Covid 19 është deri tani një histori pozitive. Një përballje relativisht e qetë dhe jokomplekse me të keqen, në një kurbë infeksioni, e cila nuk ka qenë deri tani agresive as si në Itali, as si në Spanjë apo më tej në Nju Jork. I kemi parë mjetet ushtarake në rrugët e qyteteve tona, por për të mbrojtur rendin e imponuar rregullat e karantinës, por për fat jo për të transportuar trupat e të vdekurve, si në Bergamo e qytete të tjera të Lombardisë.

Afërsia jonë me Italinë, hezitimi fillestar për të mbyllur portet dhe aeroportet, kapacitetet e kufizuara të shëndetësisë së dobët shqiptare, gjendja ekonomike e rëndë e shtetit, varfëria e qytetarëve dhe efikasiteti i dyshimtë i institucioneve, krijuan disa javë më parë një gjendje pezullie dhe frike tek shumë qytetarë të këtij vendi. Shumëkush priste që përballja me cunamin që po vinte nga Kina të ishte tragjike dhe me pasoja të pariparueshme për një vend që sapo ka dalë nga tuneli i errët i tërmeteve të vjeshtës së shkuar.

Për fat të mirë, nëse vendosim sot përballë frikën tonë të javëve të fundit, me realitetin që shohim e dëgjojmë përmes mediave, apo atë pak dritë dielli që na kap syri kur dalim tek dyqani i lagjes, djalli nuk po duket aq i zi sa e prisnim. Në një muaj nga data e karantinës kombëtare, nuk kemi pasur vatra të papërballueshme infeksioni në qytete e fshatra, as të sëmurë rëndë të harruar nëpër shtëpitë e tyre, nuk kemi parë raste ekstreme me njerëz të vdekur në vetmi pa marrë asnjë ndihmë mjekësore, siç ka ndodhur rëndom në Spanjë e Itali. Të gjitha këto për fat të mirë nuk kanë ndodhur, ashtu siç nuk ka ndodhur as vërshimi i frikshëm i pacientëve në dyert e spitaleve, aq i mundshëm në raste të tilla. Epidemia ka ndjekur rrugën e saj relativisht të qetë dhe me kostot që jemi të shtrënguar t’i krahasojmë me atë që ndodh pranë nesh, apo edhe në vendet e largëta, që vuajnë shumë më tepër se ne shqiptarët.

Natyrisht jemi në mes të rrugës dhe konkluzionet bëhen në fund, kur të kesh mbërritur në stacionin final. Ka debate krejt normale për menaxhimin e financave të krizës, për ndihmën ekonomike ndaj familjeve e bizneseve, ka pakënaqësi e mosbesim për mënyrën e testimit të rasteve të dyshmita me Covid 19, për kapacitetet spitalore dhe mjekët e terrenit, për hetimin epidemiologjik dhe paisjet e stafit që përballet në vijën e parë të luftës, siç i pëlqen ta quajë sot e gjithë elita politike botërore krizën e koronavirusit.

Të gjitha janë normale. Të gjitha janë të pranueshme. Të gjitha i shlyen dhe i bën të duken të parëndësishme qetësia relative që po na shoqëron drejt majës së kurbës së epidemisë, në pritje që të nisë zbritja drejt normalitetit. Një normalitet, i cili të paktën muajt e parë, as që do i ngjajë fare jetës së dikurshme. Tani le të mbajmë frymën, pjesërisht të kënaqur që brenda dramës së madhe të koronavirusit, s’po dënohemi pamëshirshëm nga kjo zi e përbotshme, që për një moment menduam se do na godiste ballazi, rëndë dhe tragjikisht.

Gjithçka mund të ndodhë në ditët që do të vijnë, por të paktën deri tani mund të pranojmë pa zë dhe brenda vetes: për fat të mirë s’po dëgjojmë krisma!

Next Post
Rama: Shkollat, lokalet dhe kufijtë do hapen në fund, kur të festohet fitorja e luftës me Covid-19

Rama: Shkollat, lokalet dhe kufijtë do hapen në fund, kur të festohet fitorja e luftës me Covid-19

Comments 3

  1. Gjergji Qose says:
    6 years ago

    Unë di se llogori e viktimave të luftës, bëhen pasi të ketë mbaruar lufta, por në këtë “luftë” viktimat “përcaktohen”!! dhe futën në numër, pra fuqitë embëdha kapitaliste, provuan për rrallinin e popullsis, nëpërmjet dy luftrave botërore, dhe nuk ju doli mirë “llogorija, provuan me luftra lokale, edhe këtu nuk ju doli llogorija, menduan se donin ta provonin me tatimin, por edhe nga kjo llogori, u trmbën se bëheshin vet viktima, prandaj këtë rradhë zgjodhën një armë pa krisma, për ta përdorur sipas interesit të kapitalistave!!!

    Reply
  2. Lukas says:
    6 years ago

    Analize e sakte

    Reply
  3. Gjeci Vllasi says:
    6 years ago

    Dhe llogjika e shendosh,pena e fort dhe elokuenca nuk e shpreh dote hapur burimin e kesaj situate qe po perjetojme.Sado kofidencialisht nuk te le autocensura,dhe mire ben” qe te shprehim hamendsime aq sa na lejohet dhe aq sa mendojme se ja vlen per ta eleminuar shkaktarin esituates.
    Per mendimin tim Z.Minxhozi,nuk kan vler interpretimi i shifrave dhe i situatave sa ka frenimi armikut te perbashket ,Coronapolitiko ekonomik .
    Burimi dhe sherndarja,mendoj se do ndihmonte ne shfarosjen dhe evitimin e demev shume dimensjonale,jete njerzish,renim ekonomik,dhe ambicje politike.
    Gjithe masat qe jan marre,me te cilat jamdakort , i quaj taktik mbrojtjeje, Por shkenca dhe politika duhet te hidhet ne sulm se pervoja na ka mesuar qe sulmi eshte mbrojtja me e mire.Dhe kjo eshte e mundshme.
    OBSH dhe shtetet qe po e vujan me shume Kan mundsin qe me kapacietet e tyre ta zhdukin ashu si dhe e prodhuan vrastarin Covid-19 !

    Reply

Leave a Reply to Lukas Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debate mes anëtarëve në Këshillin Bashkiak Vlorë, ndërpritet mbledhja

Debate mes anëtarëve në Këshillin Bashkiak Vlorë, ndërpritet mbledhja

February 27, 2026
Peleshi pritet nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare: Shqipëria në sprintin final drejt BE-së, Franca rikonfirmon mbështetjen

Peleshi pritet nga Presidentja e Asamblesë Kombëtare: Shqipëria në sprintin final drejt BE-së, Franca rikonfirmon mbështetjen

February 27, 2026
“Specialja” kthehet nga pushimet, javën tjetër rifillon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Nis seanca në Hagë, të akuzuarit për pengim të drejtësisë deklarohen të pafajshëm

February 27, 2026
PROFIL/ Zëvendëson Pirro Vengun, kush është ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi?

PROFIL/ Zëvendëson Pirro Vengun, kush është ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi?

February 27, 2026
Rektori i Univeristetit Bujqësor: Programe të reja sipas modelit austriak, diploma të vlefshme edhe në Europë

SPAK lexon pretencën, sa vite burg kërkon prokurori për të pandehurit e Universitetit Bujqësor të Tiranës

February 27, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Shoqëria Civile e qarkut Korçë paralajmëron protestë të hënën

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, Shoqëria Civile e qarkut Korçë paralajmëron protestë të hënën

February 27, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

Tabaku: 90 familje në rrugë! “Made in Albania” po shuhet nga taksat dhe kriza ekonomike

February 27, 2026
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim me homologen Davkova! Çfarë do të diskutohet

February 27, 2026
Avokati: Thyerja e vizës për Britaninë sjell ndalim hyrjeje deri në 10 vite

Avokati: Thyerja e vizës për Britaninë sjell ndalim hyrjeje deri në 10 vite

February 27, 2026
“Durimit i erdhi fundi!”, Pakistani i shpall luftë Afganistanit, sulme e shpërthime me dhjetëra viktima

“Durimit i erdhi fundi!”, Pakistani i shpall luftë Afganistanit, sulme e shpërthime me dhjetëra viktima

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In