• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Për Europën dhe gjakun e dëshmorëve duhet t bëhemi bashke”

by A R
17/05/2019 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kanë mbetur edhe dy javë nga rekomandimi i Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka ripërsëritur deklaratën se është momenti që t’i jepet fund krizës politike. Nga Cërriku, Balla është shprehur se palët duhet të gjejnë një zgjidhje, për t’i çelur Shqipërisë rrugën Europiane.

“Së fundmi, gjej rastin t’u them, se sot jemi vetëm dy javë nga rekomandimi i Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësim dhe sigurisht ndër vite këtu kanë kontribuar të gjithë aktorët politikë dhe apeli im këtu nga Cerrikut është: “Për Europën, për gjakun e dëshmorëve ne duhet të jemi të gjithë së bashku”, përfundoi Balla.

Balla ishte sot në ceremoninë e 76 vjetorit të themelimit të batalionit të Dumresë, i cili pati një kontribut të rëndësishëm në çlirimin e atdheut. Sipas Ballës në këtë 75 vjetor të çlirimit të atdheut Shqipëria është në pragun e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.

“Ne nuk duhet të harrojmë se në të gjithë Europën, vetëm Shqipëria u çlirua me gjakun e 28 mijë dëshmorëve të cilët dhanë jetën. Sot është dita që ne ta rikujtojmë këtë moment historik. Në këtë 75 vjetor të çlirimit të atdheut ne jemi aty ku ëndrra e dëshmorëve, dëshironte të ishim.

Jemi në pragun e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe unë jam shumë i sigurtë që ky 75 vjetor do të jetë Viti i Europës për shqiptarët, viti i fillimit të bisedimeve për anëtarësim. Shpreh gjithashtu kundërshtimin tonë kundrejt atyre përpjekjeve të bëra së fundmi nga disa pseudohistorianë të cilët tentojnë të bëjnë pis LANÇ.  JO, LANÇ është një prej epokave më të ndritura të atdheut tonë dhe kush tenton të hedhë baltë mbi LANÇ do të marrë përgjigje të ashpër nga ana jonë.

Si Sekretar i Përgjithshëm i PS, dua t’u them Organizatës së Veteranëve të LANÇ, dua t’u them Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve, se ne jemi këtu dhe do të qëndrojmë fort për të mbështetur LANÇ. Për ne, ajo është pjesë e gjakut që na rrjedh në vena dhe ne do të mbrojmë me përkushtim të gjitha mesazhet që dha lufta”, deklaroi Balla.

/a.rada

Next Post
Imazhe befasuese nga Shqipëria e viteve 1928 -1931

Imazhe befasuese nga Shqipëria e viteve 1928 -1931

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

Operacion kundër “Call Center”-ave në Tiranë, goditen tre subjekte! Sekuestrohen shuma të mëdha parash

April 13, 2026
Këtë herë nuk ka fushatë elektorale, por fushatë për mbijetesë të sistemit

Zekthi: Ndryshimi i Kushtetutës dhe asgjësimi i gjykatave, skema e Orban që çoi në cenimin e demokracisë në Hungari

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In