• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për Elian…

by A M
06/03/2024 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dorjana Bezat

Elia është artiste. E kam duartrokitur kur e kam ndjekur në skenën e teatrit. Kam kënduar njëzëri teksa e ndiqja nga televizori kur performonte me grupin “Spirit Voice”. Ajo që sot del në portale nuk e përcakton Elian. Elia dhe çdo grua nuk e meriton atë!

Një divorc nuk ështe thjesht mbyllja e një marrëdhënie dhe ndarja e pasurisë është më komplekse se kaq. Lëndon, mërzit dhe lë shenjë. Aq më tepër kur në mes ka fëmijë.

Unë nuk marr përsipër të flas se çfarë ka ndodhur mes çiftit. Të dy pretendojnë dhunë dhe kanë kërkuar mbrojtje. Por, filmimi i një gruaje në dhimbje, të lënduar, të prekur dhe hedhja e pamjeve për konsum në median online nuk është aspak fisnike e aq më tepër mbretërore.

Një burri 2 metër nuk i shkon të bëjë viktimën me një plak të thinjur që vuan po aq sa e bija dhe me nënën e fëmijës së tij. Atë grua artiste që sot ka hematoma në dorë e krahë.

Medemek Princi përpara se të kapte celularin për të xhiruar të kujtohej për vogëlushen 3 vjeçare që me siguri dëgjonte të qarat e nënës së saj.
Një xhaketë e tërhequr me forcë a e justifikon atë që pasoi? Filmin me mertazh të shkurtër të një akti “dhune” nga një grua që thotë “mos më prek babin që të ka mbajtur me bukë”; denoncimin; kërkimin e urdhërit të mbrojtjes dhe servirien në pjatë argjendi të fabulës “Dhunohet Princi”, në median online.

Aspak fisnike! Aspak mbretërore!

Edhe nëse ka pasur një reagim të ashpër nga ajo që ka ndarë shtratin për 1 dekadë dhe ai burri me thinja që sheh sot të bijën të lënë mënjanë, a ishte aq e vështirë të mbyllej ajo derë dhe komunikimi të riniste një moment tjetër?! Sakrificë e madhe është?

Skenar shumë i dobët që të besohet se nga hiçi dy njërëz u turrën me statuja druri e shkelma.

Nuk di kur të rritet e bija çdo t’i thotë për të shkuarën! Do të nisë ti tregojë se çfarë ka bërë stërgjyshi i saj, gjyshi etj. Si do t’i tregojë se në 2000 u bë trashëgimtar i fronit dhe në 2024 u bë një njeri i vogël fare shumë larg emrit dhe statusit?

U mata shumë të shkruaja apo jo për këtë çështje. Vendosa të shkruaj për Elian. Për shumë Elia të tjera që i takoj e lexoj në komunikata policie.

Tradhëtohen, përbuzen, divorcohen dhe për interesa të atij që dikur kishin bashkëshort pas emrit të tyre vijnë epitete “e dhunshme”, “agresive”, “me probleme të shëndetit mendor”.

Ky burri që zakonisht ka para, shokë e njohje i merr durimin, rininë në fund dhe fëmijët në gjykatë sepse investohet shumë që të sigurojë prova për ato mbiemrat që përmenda më parë.

Ta gëzoni Marsin tuaj të dashura gra dhe vajza! Mos heshtni!

Next Post
Avokati i familjes mbretërore zbulon pasuritë që Princi i dhuroi Elias: Nuk meriton më të jetojë në oborr

Avokati i familjes mbretërore zbulon pasuritë që Princi i dhuroi Elias: Nuk meriton më të jetojë në oborr

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

VIDEO / Interpelanca me ministrin e Bujqësisë, Braçe me qese me perime në Kuvend

April 9, 2026
Tabaku në Kuvend: Minatorët e Spaçit po shfrytëzohen, kërkohet mbështetje për të drejtat e tyre

Tabaku i shkruan PE-së: Ligji për Portet Turistike shkel Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe 3 kapituj të BE-së

April 9, 2026
Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

Irani me qëndrim të prerë, ja kur do të rihapet Ngushtica e Hormuzit

April 9, 2026
Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

Mblidhen sot Kolegjet e Bashkuara, rishikohet praktika për “arrestin me burg”

April 9, 2026
“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

“Berisha është non-grata, pse duhet të luftojmë për të?” Dashamir Shehi: Të rinjtë në PD dhe jashtë saj, t’i dalin zot!

April 9, 2026
TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

TABELA/ Nga lufta, çmimi i ushqimeve në Shqipëri mund të rritet me 12%, energjia elektrike shtrenjtohet me 14%

April 9, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

Lufta në Lindjen e Mesme/ Pas vizitës në Arabinë Saudite, Starmer mbërrin në Abu Dhabi

April 9, 2026
Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

Rutte takim me Trump! Presidenti kritika ndaj NATO-s: S’ishte aty kur na duhej

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In