• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për dy Shqipëritë e sotme, atë reale dhe atë virtuale!

by Alfred Peza
23/01/2020 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Pakkush e kishte mendjen tek pritja zyrtare që i rezervuan Kryeministrit të Shqipërisë të enjten në Romë në përgatitje të konferencës së dontorëve, për nisjen e zbatimit të planit të madh të rindërtimit. Aq më pak median i vunë veshin lajmit, për faturën financiare të shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit, që pritet të kalkulohet edhe zyrtarisht këto ditë nga ekspertët e fushës.

Lajmi se Edi Rama do takohet me Angela Merkel në fillim të javës së ardhshme në Gjermani, mund të gjendet vetëm nëse nisni e kërkoni nëpër arkivat e lajmeve, me… dedektor. Sikundër më parë, edhe lajmet për vizitën e tij në Ukrainë, për marrjen e presidencës së OSBE nga Shqipëria për herë të parë në histori. E deri tek lajmi për rikthimin e opozitës shqiptare në sistemin politik e demokratik të vendit, përmes pjesëmarrjes në tryezën e reformës së re elektorale, duke shënuar pas një viti rikthimin e normalitetit në jetën e vendit.

Kjo nuk është e vetmja ditë dhe këto nuk janë të vetmet lajme, kur fokusin e hapësirës së informimit publik, nuk e zënë lajmet e një Shqipërie normale. Lajmet e një Shqipërie reale. Lajmet e një Shqipërie jo vetëm me të gjitha arritjet e mosarritjet e saj, por edhe me 1001 hallet e problemet e tjera të përditëshme si në çdo vend tjetër të botës së qytetëruar. Sepse tashmë duket sikur kjo Shqipëria që përpiqet, që lufton, që ndërton, që zhvillohet, që ecën, që pengohet, që rrëzohet, që ringrihet, që gabon, që korigjohet e vekorigjohet apo edhe që e korigjojnë, nuk ekziston më.

Sepse në këtë Shqipërinë e jetës së përditshme, që vijon spiralen e saj të vogël por të pandalshme ngjitëse prej 30 vjetësh që nga rënia e komunizmit, duket sikur shkruhet gjithmonë e më pak. E akoma edhe më pak, për modelet e saj të suksesit. Flitet gjithnjë e më rrallë për diçka të bukur e njerëzore. Diskutohet gjithnjë e më pak për një vepër që do mbetet. Debatohet gjithnjë e më me pak për vlerat humane, intelektuale e artistike. Deri në atë pikë, sa duket sikur bën faj, nëse kërkon që të flasësh për historinë, idenitetin, trashëgiminë e kulturës, letërsinë dhe kërkimin shkencor, etj.

E gjitha kjo deri diku, e ka një shpjegim. Sepse ndryshe nga dje, sot Shqipëria po jeton në epokën e rrjeteve sociale, e mediave online, e botës pa kufij, e lëvizjes së lirë të njerëzve, mjeteve, kapitaleve e mallrave dhe nuk është më thjeshtë një botë e izoluar, brenda 28 mijë kilometrave të saj katrorë. Dhe Shqipëria e shqiptarët sot, nuk janë më përpara sfidës së dikurshme të mbijetesës, por përpara sfidave të lirisë.

Kanë kaluar madje shumë kohë nga atëherë, kur në 22 qershorin e 1991 sekretari Amerikan i Shtetit James Baker duke u pritur me madhështinë e udheheqësit të parë perendimor që vinte në Tiranë pas 50 vitesh diktaturë, do të deklaronte fjalët që atë kohë zor se janë kuptuar si sot: “Kam ardhur sot këtu për të të thënë se liria punon. Më në fund, je i lirë të mendosh me mendimet e tua. Më në fund, je i lirë të flasësh me mendjen tënde. Më në fund, je i lirë të zgjedhin krerët e tu. Më në fund, je i lirë të adhurosh rrugën tënde…!”.

Liria i ka dhënë frutet e saj, për një popull që sot ka dy shtete në Ballkan, e për një vend që është anëtar i NATO-s dhe prêt të bëhet pjesë e familjes europiane. Një shtet që po reformon thellësisht sistemin e vet të drejtësisë dhe që është pjesë e rëndësishme e vendimarrjeve rajonale dhe e sfidave të përbashkëta globale. Në një kohë kur rendi botëror është vënë në pikëpyetje, duket sikur është bërë shumë më e thjeshtë për të gjetur pikën e zezë në një telajo të bardhë, sesa dritën e bardhë në sfondin e një tabloje të errët.

Ndaj, duket sikur ka një garë të etheshme e të pashpallur, për të ekspozuar me apo pa shkak, me apo pa rast, me apo pa arësye, me apo pa të drejtë një Shqipëri virtuale vetëm të zezë. Ku nuk ndodh asgjë tjetër veçse gjithkush vritet, plagoset, përdhunohet, gjakoset, pi drogë, bën korrupsion, shantazhon, kërcënon, ska bukë të hajë dhe ku gjithkush ngryset me ëndrrën që tia mbathi me të katra, sapo të gdhihet e nesërmja.

E ta mendosh që e gjitha kjo, frymëzohet nga politika e cila nga njëra anë thotë se “Shqipëria sot është kthyer në vendin që drejtohet nga kriminelët, ndërsa të ndershmit ikin”. E nga ana tjetër thotë se “të gjithë nga veriu në jug duhet të zgjohen për të rindezur energjitë më të bukura për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE dhe shtëpinë e shqiptarëve”. Me kushtin e vetëm sigurisht, që të iki Edi Rama dhe të vijë në pushtet opozita!

Kjo Shqipëria jonë edhe virtuale, edhe reale do të bëhet në të vërtetë shtëpia e të gjithë shqiptarëve, vetëm atëherë kur atë ta trajtojmë si shtëpinë tone të përbashkët. Si shtëpinë e mazhorancës dhe të opozitës. Si shtëpinë e punëdhënësit dhe të punëmarrësit. Si shtëpinë e të pasurit dhe të varfrit. Si shtëpinë e atij që ka dhe të atij që nuk ka fare as çati sot mbi kokë. Si shtëpinë që do ta ndërtojmë vetë dhe jo si shtëpinë që do të na e ndërtojnë të tjerët! Duke bashkëjetuar brenda saj, të gjithë sëbashku.

Next Post
Tronditet Beogradi, 50-vjeçari vetëvritet me armë zjarri para Parlamentit (Foto)

Tronditet Beogradi, 50-vjeçari vetëvritet me armë zjarri para Parlamentit (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

March 16, 2026
“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In