• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për dy pëllëmbë shqiponjë

by Enkel Demi
25/01/2017 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Në tetor të 2014 Olimpiakos i Athinës arrinte të fitonte në Champions League ndaj Juventusit me një gol të Pajtim Kasamit, shqiptar nga Struga. Kasami ma merr mendja ka hyrë në historinë e klubit grek, i cili do të ketë pak gjasa ta ripërsërisë një fitore të këtillë. Kasami festoi golin duke bërë shenjën e shqiponjës. Fill pas ndeshjes mësohet që ai u gjobit nga drejtuesit e klubit dhe jo vetëm. Në kronikat greke në televizion që pasqyronin rastet e kësaj ndeshje mund të shihje golin e Pajtimit nga të gjitha këndet, por festën e tij aspak. Nëse e kërkon në youtube festën e Kasamit e gjen, por nga postime jo greke. Të gjitha mediat e vendit fqinj e kanë cesuruar këtë gjë, veç po e pati ruajtur kush në arkivat personale. Ky është një rast i thjeshtë që rrëfen mendjen e kyçur, jo vetëm të politikës greke, por mbi të gjitha medias, asaj që konsiderohet pararoja e ndryshimeve në mendim.

Ndaj, histeria e autoriteteve greke ndaj një fotoje gazmore të ushtarëve shqiptarë që shërbejnë në ushtrinë e Greqisë është krejt e kuptueshme. E çuditshme është se si ndonjë gazetë shqiptare me një farë qasje në publik pretendon që fotoja në fjalë ishte një komplot i shërbimeve inteligjente të vendit fqinj për të na nxjerrë nacionalistë. Kjo tezë e re rrëfen për të kundërtën e mentalitetit grek, për mentalitetin tonë të shqyer, i cili shprehet për pak “evro” nën dorë.

Qytetarët shqiptarë, gazetarët, rrjetet sociale, portalet dhe mediat reaguan, jo se u çuditën nga veprimi i rekrutëve shqiptarë, sepse këtë e konsiderojnë krejt normale, por e panë me vend të mbrojnë disa bashkëpatriotë që rrezikojnë sipas Panos Kamenos pesë vjet burg për dy pëllëmbë shqiponjë. Do ta rrezikonin ndoshta burgun, nëse do kishin bërë shenjën e svastikës, përshëndetur si nazistët apo të kishin kryer veprime fyese me simbolet kombëtare të vendit ku jetojnë e shërbejnë. Asnjë gjë nga këto, por kanë bërë simbolin e tyre kombëtar. Ky simbol jo vetëm nuk është fyes, por gjendet shumë në modë në sport e kudo në Itali, Spanjë, Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë. Përse e ka bërë Sergio Ramos simbolin e Pajtim Kasamit? Po karabinierët italianë, të cytur nga Hajri Kaci? Po Stipe Mesiç? Lista ka për të qenë e gjatë, sepse nuk ka mbetur shqiptar pa ia kërkuar një miku a mikeshe të huaj. Asnjë gjë të keqe nuk ka në këtë mes, jo më të mendosh që ka qenë komplot i SISDE, CIA apo MOSAD.

Nga ana e tyre, shqiptarët nuk tuten të shprehin tolerancën e tyre pa kurrfarë droje. Askush nuk ankohet prej tyre, nëse një grek mban flamurin e vendit të tij në majë të çatisë, në mes të Shqipërisë. Madje, më ka qëlluar në një dasëm tironcish të besimit islam të shoh se si nja dy të afërm të dhëndërit, të ardhur prej Greqie u hodhën përpjetë më keq se Zorba greku nën rritmin e sirtaki. Dasmorët u mblodhën rreth valltarëve u ulën në gjunjë dhe përplasnin duart, thua se kishin lindur në ishullin Kio të Miki Teodoraqis. Askush nuk u fye, megjithëse jo të gjithë e pëlqyen shfaqjen. Këta njerëz që jetojnë në Greqi padyshim që mund të marrin nga doket vendase, muzika e vallet, gjë që ndikon në kulturën e tyre, mënyrën e jetesës, por jo në identitetin kombëtar, sepse jam i bindur që pëllëmbët u shkojnë vetë si shqiponjë.

Por, le ta lëmë mënjanë Greqinë, sepse do na thonë që biem në kurthin e nacionalizmës dhe të rrëfejmë një tjetër rast tejet të veçantë; miqësorja e futbollit mes Italisë dhe Shqipërisë në Gjenovë, atje ku serbët e dogjën stadiumin me në krye Ivan Bogdanov. Masat e sigurisë edhe për shqiptarët ishin tejet të larta, por sa nisi ndeshja komentatorët italianë dhe tifozët hasën në një të papritur. Shqiptarët kënduan himnin e Italisë, njësoj si bënë me himnin e tyre. Ka gjasa të ndodhë sërish kjo gjë në ndeshjen që kemi në Palermo. Pse ngjau vallë? E thjeshtë fare; është një shenjë falenderimi nga qytetarët shqiptarë që jetojnë në vendin fqinj, sepse nuk ndjehen të ndrydhur apo të marrë nëpër këmbë. Bëhet fjalë për një vend, ku media i ka shumë për zemër shqiptarët, sidomos për kronikën e zezë, por këta janë shqiptarët që po kthyen dy gota të këndojnë këngën, të hedhin vallen e pastaj të kërkojnë të bësh shqiponjën me pëllëmbë./ 27.al

Next Post
Blac Chyna sfidon kunatën e saj, Kim Kardashian (GALERI)

Blac Chyna sfidon kunatën e saj, Kim Kardashian (GALERI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dashamir Shehi: Do ishte më mirë të kishim dy lista, PD me të vetët dhe LSI me aleatët

“Vendi është në krizë të thellë”, Shehi: Duhet qeveri teknike dhe ndryshim i Kodit Zgjedhor

October 23, 2026
Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

Ish-punonjësi i Eminem pranon fajësinë, shiti këngët e papublikuara për 50 mijë dollarë

October 23, 2026
Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

Apple prezanton iPhone e parë të palosshëm për një çmim prej 2 mijë dollarësh

October 23, 2026
Marrëveshja Trump-Putin, niset dërgesa e parë ruse e naftës drejt SHBA-së

Marrëveshja Trump-Putin, niset dërgesa e parë ruse e naftës drejt SHBA-së

October 23, 2026
Zgjerohet skema e shpërblimeve për efektivët, shtohet fondi dhe numri i punonjësve të Policisë që përfitojnë

10 ditë protesta në Tiranë: 320 të lënduar, 646 të shoqëruar, mes tyre mbi 200 të mitur

October 23, 2026
Shpërthim në një minierë qymyri në Turqi, dy të vdekur dhe pesë të plagosur

Shpërthim në një minierë qymyri në Turqi, dy të vdekur dhe pesë të plagosur

October 23, 2026
Parashikime të zymta nga ekspertët: Kriza energjitike pritet të vazhdojë deri në vitin 2027

Parashikime të zymta nga ekspertët: Kriza energjitike pritet të vazhdojë deri në vitin 2027

October 23, 2026
Terror në Francë | Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

Terror në Francë | Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

October 23, 2026
FOTOLAJM / Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

FOTOLAJM / Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

October 23, 2026
Të afërt me Vuçiçin, Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë

Të afërt me Vuçiçin, Rubios i kërkohen sanksione ndaj katër biznesmenëve serbë

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In