• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për dy jeniçerët e rinj, Kurt(d)i dhe Osmani

by Mero Baze
17/12/2020 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka gjithnjë  politikanë në Kosovë që duan të bëhen të famshëm duke sulmuar politikën e Tiranës. Eshtë një lloj kompleksi i viktimizimit të tyre, duke dashur të shpjegojnë dështimet e tyre me politikën e Shqipërisë, dhe jo me problemet e Kosovës.

Vjosa Osmani është e re në këtë punë dhe duket edhe e paditur. Albini është më i kualifikuar dhe e ka traditë këtë sjellje.

Nuk mendoj se kjo i bën ndonjë dëm politikës në Tiranë, por i bën dëm politikës së Kosovës në Shqipëri, se ngjall pa ndonjë nevojë një llojë bezdie për Kosovën.

Por duke e lënë mënjanë këtë kompleks të tyre, është mirë të përdorim llogjikën pak minuta për ato që gjoja kërkojnë nga Shqipëria, dhe për ato që sulmojnë, të cilat bien ndesh me njëra- tjetrën.

Vjosa Osmani mendon se është politikania e parë e Kosovës apo e Shqipërisë, që e thotë si zbulim, që Shqipëria të ndihmojë Kosovën për të fituar votat në OKB, në UNESCO, në INTERPOL, a ku di unë tjetër, ndoshta në Federatën e Peshëngritjes apo  Federatën e Bletërritësve botërorë.

E kërkon këtë me një patos dhe vendosmërinë e një njeriu të sigurtë në budallallëkun që thotë, që ti pasi e dëgjon, mendon se, ose është e paditur dhe s’ka dëgjuar çka ndodhur këto 30 vjet, ose është një kukull e instruktuar, meqë i ka dhe kaçurrelat gati.

Shqipëria së paku prej vitit 1991, nuk ka lënë asgjë pa bërë për të mirën e Kosovës, sa i përket politikës së jashtme. Ajo ka qenë në dispozicion të saj dhe nuk ka pritur Vjosa Osmanin në fund të  2020, që të lobojë për “ulëse” në UNESCO, Interpol, a po ku di unë tjetër, ku Kosova nuk anëtarësohet dot.

Kjo është sjellje fyese ndaj Shqipërisë dhe një mosmirënjohje e madhe, që po ta thoshte dikush tjetër që merret seriozisht në Kosovë, mund të përbënte një debat joproduktiv mes dy vendeve.

Por kjo është një dhi e ndarë nga tufa dhe kësisoj nuk është se prish ndonjë punë, por dëshmon një profil qesharak të vetëndjerjes, si politikane “kombëtare”.

Shqipëria ka gjithandej një votë për çdo vendim të saj në botë dhe maksimumi mund t’i bëjë 3 apo 4 vota. Ata që kanë vota dhe vendosin për Kosovën janë SHBA dhe Bashkimi Europian, dhe nderi i vetëm që Kosova duhet t’i kërkojë Shqipërisë, është të mos prishet me SHBA dhe Bashkimin Europian. Shqipëria e ndihmon Kosovën kur është mirë me Perëndimin dhe e varros atë kur ka liderë anti-perëndimorë.

Tani zonja Osmani, nëse do vërtet që Shqipëria të ndihmojë Kosovën në politikën e jashtme, duhet ta ndihmojë njëherë Shqipërinë të jetë luajale me SHBA dhe BE dhe idetë e tyre për Kosovën. Minishengeni përshembull, është një politikë amerikane, një direktivë amerikane dhe një politikë e mbështetur fort nga Bashkimi Europian. Kryeministri i Kosovës e firmosi angazhimin për Minishengenin në Shtëpinë e Bardhë, në zyrën e presidentit Trump.

Tani zonja Osmani këtë e quan tradhti të Edi Ramës, në krah të Ilir Metës, një figurë e spikatur anti-perëndimore e pastaj i kërkon Edi Ramës t’i shpallë luftë SHBA dhe BE, duke e quajtur ndihmë për Kosovën.

Me pak fjalë, zonja Osmani për Edi Ramën ka përfytyrimin që ka idhulli i saj Albin Kurti për Enver Hoxhën, që ai ka qenë i fortë, e ka ndihmuar Kosovën duke ja “përplasur në fytyrë” SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik (shoku Enver ja përplaste në fytyrë NATO-s dhe Traktatit të Varshavës njëkohësisht.)

Kosovën nuk e ka çliruar Shqipëria, biles as shqiptarët. Shqipëria ka ndihmuar aq sa ka mundur shqiptarët e Kosovës gjatë luftës, duke i mbajtur këtu. Kosovën e ka çliruar Perëndimi, SHBA dhe Bashkimi Europian, me ndërhyrjen ajrore të NATO-s. Ata e kanë njohur pavarësinë, ata dhe po e bëjnë shtet.

Sa për Shqipërinë, ne e kemi njohur Kosovën qysh në vitin 1991, me një rezolutë të inicuar prej Abdi Baletës dhe Haxhi Lleshit më 1991, por maksimumi u kemi vënë në dispozicion vilën e Enver Hoxhës udhëheqësve të Kosovës. S’di a fjeti dhe Vjosa aty. Kaq na shkon fjala.

Kosova nuk mund të ndihmohet në arenën ndërkombëtare nga një Shqipëri anti-perëndimore dhe as nga figurat më anti-perëndimore të Shqipërisë.

Mençuria e Ibrahim Rugovës më 1996, ishte që u distancua nga Sali Berisha, pasi ky i fundit hyri në luftë me SHBA, dhe ai ruajti mbështetjen amerikane për Kosovën, duke mos e bërë pis me Shqipërinë.

Sot Vjosa Osmani dhe Albin Kurti duan të bëhen aleatë me Ilir Metën dhe Sali Berishën, që janë dele e zezë e Perëndimit në Shqipëri, dhe pastaj duan që po kjo Shqipëri anti-perëndimore, të ndihmojë Kosovën. Zoti i ndihmoftë ata dhe Kosovën, me këtë mendje që kanë.

E njëjta gjë është dhe me retorikën boshe, që Parlamenti i Shqipërisë të dënojë krimet dhe genocidin serb në Kosovë. Kjo domethënë që Parlamenti jonë prej vitit 1991, nuk e paska dënuar genocidin serb dhe tani duhet ta kujtojë për këtë, Albin Kurti me Vjosa Osmanin.

Nga këto 30 vjet, në Shqipëri, 15 vjet ka qeverisur Sali Berisha, dhe 8 vjet Ilir Meta, kurse 7 vitet e fundit Edi Rama. Lereni Edin se s’po e llogarisim, meqë e ka caktuar Albin Kurti armik, por kini pak mëshirë për “patriotët” Sali Berisha dhe Ilir Meta, se kanë qeverisur 23 vjet dhe nuk paskan dënuar krimet serbe në Kosovë.

Kjo është një përrallë e ligë, që kërkon të fyejë Shqipërinë dhe ta konsiderojë atë një vend indiferent ndaj Kosovës, që duhet të zgjohet nga gjumi nga dy delirantë nga Kosova, që kanë nisur fushatën elektorale në Tiranë para se ta nisin në Prishtinë. Ky është një turp për të cilin ata duhet t’u kërkojnë ndjesë institucioneve të shtetit shqiptar.

Prej Sali Berishës në pushtet më 1992, e deri më sot, çdo hap i diplomacisë shqiptare ka qenë për Kosovën, pasi ajo është e vetmja fushë e politikës së jashtme të Shqipërisë.

Për aq reputacion sa ka Shqipëria dhe për aq mundësi që ka, ajo nuk ka lënë gjë pa bërë për të mirën e Kosovës, dhe këtë e ka pranuar klasa politike në Kosovë në çdo kohë.

Ndërkohë që flasim, Parlamenti ka nisur një hetim rreth burimeve spekulative që kanë furnizuar dosjen e UÇK-së. Interesante është se të njëjtët persona, janë kundër kësaj që bën Parlamenti, e cila është një tepërim deri në vijë të kuqe i Shqipërisë me partnerët perëndimorë, për hir të Kosovës, dhe duan t’i imponojnë dokumente që fyejnë vetëdijen shqiptare të Kuvendit të Shqipërisë për Kosovën, duke e konsideruar atë si një institucion që nuk ka bërë kurrë asgjë për Kosovën.

Kurt(d)i dhe Osmani ngjajnë vërtet si dy jeniçerë të rinj, por kjo nuk do të thotë që me shpatën e tyre, që duan t’ia ngulin Shqipërisë, do të bëhen të famshëm në Kosovë. “Edhe mund të bëhen”, siç thotë Kurti, por pastaj lind pyetja ku do t’i gjejnë gjithë këta mbështetës anti-Shqipëri në Kosovë, që të ndjhen fitimtarë.

Next Post
Aksident tragjik në Durrës, makina përplas për vdekje dy gra

Aksident në Vlorë, 18-vjeçari transportohet me urgjencë drejt spitalit

Comments 1

  1. Baca says:
    5 years ago

    Mero, mire i thua po kujt ja thua!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura

Shkarkimet nga digat dhe kanalet e bllokuara, rritet sipërfaqja e serrave të përmbytura

January 14, 2026
VIDEO / U nderua me urdhrin “Zayed” në Abu Dhabi, Rama ndan pamjet nga ceremonia

VIDEO / U nderua me urdhrin “Zayed” në Abu Dhabi, Rama ndan pamjet nga ceremonia

January 14, 2026
Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

Detaje të reja nga arratisja e Altin Ndocit, qyteti ku mund të jetë larguar

January 14, 2026
Gazetari që u plagos në 21 Janar: Ngjarja, njollë e zezë për të djathtën! Familja Berisha e ka kapur prej fyti drejtësinë

“Basha e ka ‘shitur’ Berishën për 21 janarin”, Mahmutaj: PD është katandisur si parti e dorës së tretë

January 14, 2026
Mbi 12 mijë viktima në Iran, Trump: Vazhdoni protestat, ndihma po vjen! Rusia paralajmëron pasoja katastrofike

Mbi 12 mijë viktima në Iran, Trump: Vazhdoni protestat, ndihma po vjen! Rusia paralajmëron pasoja katastrofike

January 14, 2026
Groenlanda në prag të një vendimi historik! Samiti që mund të ndryshojë Arktikun dhe rendin global

Groenlanda në prag të një vendimi historik! Samiti që mund të ndryshojë Arktikun dhe rendin global

January 14, 2026
Vangjeli: Për kryebashkiakun e Tiranës dhjetëra forca sigurie, për Ndocin vetëm 5 efektivë. Shkelje e rëndë e protokolleve

Vangjeli: Për kryebashkiakun e Tiranës dhjetëra forca sigurie, për Ndocin vetëm 5 efektivë. Shkelje e rëndë e protokolleve

January 14, 2026
Dita e sotme me kthjellime, vranësira dhe mjegull gjatë mëngjesit e mbrëmjes

Dita e sotme me kthjellime, vranësira dhe mjegull gjatë mëngjesit e mbrëmjes

January 14, 2026
Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In