• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Për Dritanin dhe Aliçen, Haxhinasto jep dorëheqjen!

by Rudina Xhunga
17/05/2016 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Rudina Xhunga

Në 7 maj, një nënë e re me tre fëmijët e saj në makinë, po shkonte në burgun e Rrogozhinës. E kishte marrë patentën pak muaj më parë dhe ecte me 60 në autostradë, kur lejohej me 100. Fëmijët bërtisnin nga gëzimi, në sediljen e pasme. Do të takonin babin, pas 4 muajsh. E dinin se ishte sëmurë, në spital dhe atë ditë kishin zbrazur oborrin, për ta mbushur makinën me lule.

Nuk ia çuan kurrë, nuk e panë kurrë babanë. Makina rrëshqiti në atë rrugë të lagur dhe shkoi u përplas pikërisht te trafikndarësja e çarë, që hyri mes përmes në trupat e dy të vegjëlve.

Mos i mbyllni sytë! Mundohuni ta shikoni këtë skenë. Mundohuni të imagjinoni, si ajo nënë ka marrë veten nga përplasja dhe ka çuar kokën nga timoni. Asnjë zhurmë nga sedilja pas. Pastaj ka parë fëmijët e larë në gjak dhe është rrëzuar mbi ta. Derisa ka dëgjuar të voglën që mbeti gjallë, të lëshojë zë. Ka menduar se mbase edhe Dritani e Aliçe mbetën gjallë dhe me Ebin në krahë, është munduar ta nxjerrë Aliçen, të parën, nga makina. Atë Aliçen me kaçurrelat e gjakosura, që llamarina e kishte çarë më dysh. Nuk kishte mbetur jetë, prej asaj kërthije ende të ngrohtë. Pasi nxori Aliçen në rrugë, te Dritani, e la shpresa, e lanë duart. Mbeti aty, në mes të gjakut dhe ulërimave të kalimtarëve, pa zë, pa jetë, pa fëmijë.

Këtë javë të gjithë kemi qenë shumë të zënë me Shukriun. Po Shukriu e pagoi dëmin e vet. E larguan nga detyra që shfrytëzoi. Është nën hetim.

Po për ata dy fëmijë, kush thotë, më fal? Kush paguan? Kush ndëshkohet? Kush dënohet?

Ministri përgjegjës i transporteve, i rrugëve, autostradave, trafikndarëseve, është Haxhinasto. Ai foli ditën e tragjedisë, ngushëlloi familjen dhe tha se hetimet do të gjejnë shkaktarin.

Hetimet u bënë. Shkaktari u gjet. Vdekja ndodhi sepse trafikndarësja ishte çarë për të lehtësuar punën e një karburanti, në pronësi të babait të shefit të kabinetit të vetë ministrit Haxhinasto.

Tre vetë nga ministria e Edmond Haxhinastos, janë në burg.

Tani, ministër Haxhinasto, jep dorëheqjen! Je ti përgjegjësi moral i vdekjes së dy fëmijëve.

Ti je nga ministrat më jetëgjatë në gjithë qeveritë shqiptare, do bësh si do bësh, edhe pa një vit më shumë në qeverisje, por nuk do ia bësh dot po vazhdove, sepse askush nuk ka më dyshime, askush nuk ka më dilema; fajtori je ti.

Nuk ke ushtruar kontroll në një rast të pastër përfitimi nga pushteti. Me mungesën e informacionit, në rastin më të mirë dhe me mbylljen e syve, para një rasti përdorjeje të pushtetit tuaj, në rastin më të keq, fajtori je ti.

Merr përgjegjësi për vdekjen e dy fëmijëve! Përgjegjësi morale. Bëje se je baba. Kush është prind e di ç’do të thotë sa e vështirë është të rrisësh fëmijë, por kur i rrit, i bën vogëlushë, 5 dhe 3 vjeç dhe t’i ndan në mes, një llamarinë e mallkuar, çfarë të bësh? Kur je i fortë, kur je i pasur, kur je ministër, e gjen lehtë, madje edhe e tejkalon të drejtën, po kur je i thjeshtë, i zakonshëm, pa zë, pa fuqi, çfarë të bësh? Do bësh si Sokoli, që rri e mbjell lule në oborr dhe përsërit me zë të shuar; e ç’rëndësi ka, i kujt është faji, tani që askush nuk m’i sjell dot fëmijët.

E dini pse e thotë ai këtë? Se me siguri mendon, që fajin e ka e shoqja, Silvana, që të gjithë e ruajnë, mos vret veten, se po e ha faji.

Silvana, nuk ishte faji yt. Hetimet e thanë qartë që nëse do të kishe rrëshqitur pak më tej, të katërt do mbesnit gjallë. Ju vrau trafikndarësja. Sepse korrupsioni vret. Përfitimi nga pushteti vret.

Mallkuar qoftë, kush bën sikur nuk kupton që Dritanin dhe Aliçen, tre dhe pesë vjeç, i vrau Ministria shqiptare e Transporteve!

Ndaj, Haxhinasto, na bëj të ndihemi njerëz, jep dorëheqjen!

dritare.net

Next Post

Bojaxhi në “Shih programin”: Ju tregoj përse më sulmojnë

Comments 1

  1. PertejFasades says:
    10 years ago

    Z. Haxhinasto, ky qe ju thote artikullshkruesja, eshte m.t.v. minimumi i minimumit; por kete beje mundeshisht pasi te keshe qeruar nga ministria ate shef (qen) kabineti qe e paska bere m.. kete pune.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fluturimi më i gjatë në botë: Nga Franca në Australi për 19 orë, pa ndalesë

Fluturimi më i gjatë në botë: Nga Franca në Australi për 19 orë, pa ndalesë

July 24, 2026
Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

Krimi në Roskovec / Vetëvritet autori Nertil Buzi, refuzoi negociatat me Policinë për t’u dorëzuar

July 24, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Marrëdhënia me qytetarët rrezikon të thyhet”, Meçe zbërthen mesazhin e Ramës

July 24, 2026
Lufta Rusi-Ukrainë/ Shtëpia e Bardhë: Trump pret të martën Zelenskyn në Uashington

Lufta Rusi-Ukrainë/ Shtëpia e Bardhë: Trump pret të martën Zelenskyn në Uashington

July 24, 2026
Pse u frikësua Berisha të votojë kundër Niko Peleshit?

Bilanci i një viti, Peleshi: Kjo është legjislatura e integrimit evropian

July 24, 2026
Takimi ministror i APEC miraton deklaratën mbi teknologjitë digjitale dhe AI

Takimi ministror i APEC miraton deklaratën mbi teknologjitë digjitale dhe AI

July 24, 2026
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Horoskopi i Chrysanthi Kalogerit: Kujdes, po vjen java më e fortë e verës!

July 24, 2026
U mbajt peng nga ish i fejuari që i vrau babanë, 24-vjeçarja flet para Policisë, e ëma i nënshtrohet ndërhyrjes

U mbajt peng nga ish i fejuari që i vrau babanë, 24-vjeçarja flet para Policisë, e ëma i nënshtrohet ndërhyrjes

July 24, 2026
Ekstradohet në Itali Juljan Kollçaku, i akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh”

Ekstradohet në Itali Juljan Kollçaku, i akuzuar për “organizatë kriminale” dhe “trafik narkotikësh”

July 24, 2026
Operacioni “Precedenti”/ Arrestohet në Mat 40-vjeçari me armë zjarri pa leje në banesë

Operacioni “Precedenti”/ Arrestohet në Mat 40-vjeçari me armë zjarri pa leje në banesë

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In