• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për Donikën, Vjosën, Mozën, Artën, Almën etj….

by Mesila Doda
24/05/2016 09:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mesila Doda

Pa dyshim ka një prani tjetër të gruas në politikë përgjatë kësaj dekade. Nëse disa vite më parë ishte domethënës protagonizmi femëror shpeshherë i pranuar edhe si mbështetje e dorëzim pa kushte ndaj dëshirave të liderit partiak, tash ka një qasje të re, rebele, koshiente, e mbushur me dinjitet dhe pa kompromise, anipse e paguajnë me poshtërim, refuzim, dhunë verbale dhe nganjëherë edhe me atë fizike siç ishte rasti i Donikës.

Gratë shqiptare janë rritur në politikë. Janë rritur dhe guxojnë të refuzojnë e të shkojnë në limite kundërshtie, duke vënë në rradhë të parë pasojat sociale të veprimeve të liderve jo thjesht karrierën e tyre e cila qysh në fillim të JO-së së parë dihet se do kalojë një det me tallaze.

Në fillimvitet ’90 pamë një sërë rebelimesh burrërore të politikanëve, të drejta, por edhe parimore shpeshherë, edhe në kufijtë e guximit…, por burrat rebelë u plakën (të tjerë edhe s’u plakën dot), e bashkë me moshën e vitet erdhi dhe konformizmi i duhur për t’u rikthyer në shtëpinë nga ku ishin larguar, apo për të heshtur e për t’i mbyllur një sy liderit në largim apo atij në mbretërim.

Sot është koha e grave që thërrasin, që tregojnë fajin e nuk heshtin më para poshtërsisë e hiles së rradhës të Sulltanit të partisë. Por nga vjen gjithë ky guxim e kjo qasje rebele femërore? Në opinionin tim kjo vjen së pari, sepse gratë janë të ndërgjegjshme që burrat nuk po drejtojnë thjesht keq, po drejtojnë në mënyrë katastrofike vendin, qofshin në pushtet apo në opozitë…dhe kjo do jetë një pasojë që do trashëgohet me brezni në këtë vend. Gratë më shumë se kushdo, kuptojnë që në këtë botë vijmë që të vëmë një tullë e ta bëjmë më të mirë, ndaj kuptimin fundor të jetës nuk ja shesin dot e as ja bëjnë dhuratë kryetarit të partisë.

Kjo botë duhet të bëhet më e mirë!!! Ky vend duhet të bëhet më i mirë për të jetuar, e më i drejtë dhe kjo nuk realizohet dot nëse lirinë tonë, shpirtin, dinjitetin, mënçurinë, dëshirën e mirë e vullnetin e vëmë nën këmbët e liderit të partisë.

Të dashura mike, shoqe, gra, që më frymëzoni me betëjën tuaj. Për sa kohë do jeni vetëm, për sa kohë do jemi vetëm, do jemi thjesht një kundërshtar i dobët e i bezdisshëm për Sulltanët e politikës. I vetmi hap për t’u jetuar është ai që betejën e Mozës, Artës, Donikës, Vjosës, Majlindës, Almës e të tjerave ta jetojmë si betejën tonë, si fyerjen tonë, si sfidën e të gjithave ne. Frikacak kryeministri shqiptar që guxon t’i thotë mbyll gojën Mimoza Hafizit, edhe më fort ai i Kosovës që guxon të urdhërojë falangat të tërheqin zvarrë Donikën. Kjo është edhe beteja Jonë. / 27.al

Next Post

'Dëmshpërblim' Nishanit, Veliaj i dërgon 100 lekë me postë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In