• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për dhunuesit e fyer të ambasadorit Boschard

by Mero Baze
14/10/2019 19:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një histeri të dirigjuar nga opozita kundër ambasadorit Boschard, I cili duke qenë në privatësinë e tij dhe në të drejtën për të lëvizur I lirë në këtë qyetet, në një moment nervozizmi, pasi është përballur me fyerje dhe sharje nga një grup bashibuzukësh tek Unaza e Re, I ka “përshëndetur” me gishtin e mesit. Natyrisht nuk ëhstë një pozitë që një diplomat do të kishte dëshirë të ishte, por ai nuk ka qenë aty si diplomat por si qytetar në punë të tij. Më shumë se sa gjest I gabuar, ambasadori ka problem se ishte në vendin e gabuar.

Së pari përpjekja për ta paraqitur gjestin e ambasadorit si fyerje ndaj popullit shqiptar, është një spekullim I neveritshëm, pasi popullin shqiptar nuk e përfaqësojnë një grup njerëzish të dëshpëruar dhe histerik që kanë një vit që bllokojnë rrugën tek “Unaza e Re”. Ata e kanë fyer ambasadorin, pa bërë ende ndonjë gjest kundër tyre. E kanë sumuar me një fjalor të rënd pa asnjë arsye, thjesht se e kanë identifikuar atë si një target sulmesh prej Ilir Metës dhe Lulzim Bashës në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Nëse do identifikojmë atë grusht njerëzish të dëshpëruar kundër ambasadorit, si “popull shqiptar”, do të na duhet të identifikojmë si përfaqësues të popllit shqiptar dhe atë bandën e Ilir Metës që i shkoi në shtëpi, duke I shkruar parrulla si nazistët dikur kundër hebrenjëve në portën e shtëpisë. Me kriterin  e kësaj vale histerie, ambasadori do të mund të mendonte se populli shqiptar e ka poshtëruar, se i ka shkruar parrulla gjithë urrejtje tek dera e shtëpisë. Por siç e pamë ai ishte I qetë pas kësaj.

Së dyti kauza  e banorëve të “Unazës së re” është një kauzë sociale e disa familjeve të cilët fal dhe realitetit kaotik shqiptar të tranzicionit, sot janë në pozitë të keqe, pasi do të duhet të prishin shtëpitë që i kanë ndërtuar mbi gjurmën e Unazës së Tiranës.

Fakti që kjo kauzë e tyre është bërë kauzë politike e një opozitë të tredhur dhe pa ide, nuk do të thotë që populli shqiptar duhet të shpall model të pakënaqësisë së tij sociale dhe politike, zaptues tokash që duan të kthehen në heronjë të tranzicionit , meqë disa zaptues të tjerë ja kanë dal. Është fatkeqe të shikosh deputetët e PD , sidomos ata që janë “tirons” të vjetër, krah një kauze që fyen identitetin e tyre dhe një partie, që e nisi jetën e saj si parti që do rikthente pronën tek I zoti dhe që është katandisur të mbrojë pronën e “më të zotëve” që zaptojnë hapësirat publike.

Është tjetër diskutimi se si mund të zbutet plaga e tyre sociale, por shpallja e kauzës së tyre, si kauzë opozitare tregon mjerimin e opozitës dhe jo të drejtën e tyre. Ndaj në këtë rast gjesti I ambasadorit nuk ëshët as ndaj opozitës, por ndaj disa histerikëve që fyejnë e sulmojnë cdo kënd që nuk është dakord me hallin e tyre.

Së treti dhe këtu jeni të lire të shfryni sa të doni, ambasadori Borchard nuk ua ka ngritur gishtin në emër të OSBE, apo kartës së diplomatit që mban në xhep, por si një qytetar I lire, që ndërsa shetit me gruan e tij, ju e sulmoni dhe e fyeni pa u patur asnjë borxh. Duke qëlluar gjerman gjakëftohtë, u ka ngritur vetëm gishtin. Ndonjë shqiptar mund tua kishte kthyer dhe më keq. Ai nuk ishte aty për të mbajtur fjalim para protestuesve si diplomat dhe ata e fyen misionin e tij. Ai ishte në punë të vet si qytetar, dhe ata kanë dhunuar privatësinë e tij.

Duke qenë I sjellshëm, ai sot u ka kërkuar ndjesë atyre që janë fyer dhe kur thotë “atyre”, nuk ka parasysh ata që e kanë sulmuar. Ata e kanë merituar dhe më keq.

Next Post
“Një ditë dëshira e së voglës më habiti”, Manastirliu flet për marrëdhënien me vajzat e saj

“Një ditë dëshira e së voglës më habiti”, Manastirliu flet për marrëdhënien me vajzat e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Fituam gjë me mbylljen e tre kapitujve të parë të integrimit?

July 17, 2026
Kosova mbledh Kuvendin në gusht, Albulena Haxhiu fton AAK për negociata mbi presidentin

Kosova mbledh Kuvendin në gusht, Albulena Haxhiu fton AAK për negociata mbi presidentin

July 17, 2026
Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britaninë e Madhe

Spiunazh për llogari të Iranit, 39-vjeçari nën akuzë në Britaninë e Madhe

July 17, 2026
Ministria e Drejtësisë: Raporti i KE për Sundimin e Ligjit vlerëson progresin në konsolidimin e reformës

Ministria e Drejtësisë: Raporti i KE për Sundimin e Ligjit vlerëson progresin në konsolidimin e reformës

July 17, 2026
Rrëzohet kërkesa për çështjen “McGonigal”! GJK zbardh vendimin: Kuvendi duhet të hetojë zgjedhjet e 11 Majit

Rrëzohet kërkesa për çështjen “McGonigal”! GJK zbardh vendimin: Kuvendi duhet të hetojë zgjedhjet e 11 Majit

July 17, 2026
Ndryshojnë rregullat në Itali, VAR për karton të verdhë dhe goditje këndi

Ndryshojnë rregullat në Itali, VAR për karton të verdhë dhe goditje këndi

July 17, 2026
Raporti / Shqipëria, ndër vendet me më pak gra gjyqtare në Europë

Raporti / Shqipëria, ndër vendet me më pak gra gjyqtare në Europë

July 17, 2026
350 shezlongë të zhdukur nga Italia shfaqen në Kepin e Rodonit/ Pronarët: Menduam të shkonim e t’i merrnim vetë

350 shezlongë të zhdukur nga Italia shfaqen në Kepin e Rodonit/ Pronarët: Menduam të shkonim e t’i merrnim vetë

July 17, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Spiralja e panevojshme ku po zhytet Agron Shehaj me “deklaratat” e pasurisë

July 17, 2026
Spiropali në Koplik: Vendi s’mund të jetë peng i halleve të Metës e Berishës

“Marrëveshja e Re” e Elisa Spiropalit, mes vetëkorrigjimit dhe barrës të së shkuarës

July 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In