• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për debatin “paradhënie” të marrëveshjes me Greqinë

by Alfred Peza
23/02/2018 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ka një debat gjithmonë e më të zëshëm, që po zhvillohet përgjatë gjithë kësaj jave, rreth një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë për çështjet mbi 70 vjeçare të bartura mes dy vendeve tona. Nje debat rreth një marrëveshje që jo vetëm ende nuk është arritur, por as që ka nisur të shkruhet gërma e parë. Presidenti i Republikës Ilir Meta e ktheu mbrapsht kërkesën e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, për ti dhënë “autorizimin” e ushtrimit të “plotfuqishmërisë”, nëpërmjet nisjes së punës së negociatorëve me ekipin e palës tjetër.

Po pse bëhet i gjithë ky debat atëherë, rreth një gjëje që nuk ekziston? Si mund të shkumëzojnë dhjetra njerëz çdo natë e të na çojnë me një fjalë goje deri në luftra që i paskemi prapa derës, kur nuk ka asnjë draft, asnjë dokument qoftë edhe paraprak, në formën e një projekti konkret? Si ka mundësi që të prodhohen kaq shumë fjalë, hamendësime, supozime, paragjykime dhe paranoja duke ngritur madje akuza nga më të rëndat për emra dhe mbiemra konkretë, rreth diçkaje që ende nuk ka një kapak dosje dhe jo më ndonjë shkresë zyrtare brenda saj?

Ka disa arësye ndoshta për këtë.

E para, sigurisht që kur vjen fjala për çështje kufijsh në Ballkan, aq më tepër me një fiqnj si Greqia, sensibiliteti popullor dhe ndjeshmëria kombëtare është shumë e lartë. Për rrjedhojë, aktorët dhe faktorët realë që e nxisin këtë debat, e dinë shumë mirë këtë dhe po mundohen që ta shfrytëzojnë maksimalisht.

E dyta, për çështjen e ndarjes së kufirit tonë detar me Greqinë, ka patur një marrëveshje më parë, të cilën Gjykata jonë Kushtetuese e hodhi poshtë në vitin 2010, si antikushtetuese. Për rrjedhojë, për shkak edhe të debatit të zhvilluar atëherë por edhe deri vonë në lidhje me këtë çështje, opinioni duket se është bërë shumë familjar me temën dhe tezat, por edhe me teknikalitetet kryesore. Ndaj edhe qytetarët, e ndjekin me vëmendje më të shtuar.

E treta, dy palët politike kryesore në lojë, ndodhen sot në pozicionet e kundërta në raport me marrëveshjen e parë. PD dhe LSI që atëherë ishin në pushtet, sot janë në opozitë. PS që e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, sot është në mazhorancë dhe ka rolin kryesor në këtë proces, e për rrjedhojë edhe përgjegjësinë e madhe përpara historisë.

E katërta, është pikërisht ky ndryshim pozicionesh edhe shkaku themelor i krijimit të turbulencave dhe rrymave nënujore, rreth çështjes së marrëveshjes së hapësirës detare ndërmjet brigjeve të Sarandës dhe ishullit të Korfuzit.

E pesta, si në Tiranë ashtu edhe në Athinë, protagonistët kryesorë të kundështimit të kësaj përpjekje për marrëveshje mes dy qeverive të Ramës dhe Cipras, janë pikërisht protagonistët e djeshëm që mundësuan dhe e firmosën dokumentin. Frika e tyre nuk është nëse nesër do bëhet një marrëveshje më e mirë apo më e keqe, siç edhe deklarohen. Por, nëse ata vetë do të ndëshkohen apo do të lëvdohen jo vetëm nga votuesit dhe opinioni, por edhe nga historia.

E fundit, e keqja e kësaj situate është se nuk po zbatohet thenia se u dogjëm njëherë nga qulli dhe o burra të shkojmë e ti fryjmë Antarktidës. Por, meqë ju mendoni se u dogjëm ne, ti fryjmë paradhënie borimeve të alarmit, se e sigurtë është që do të digjeni edhe ju. Me shpresën se sido që të përfundojë dhe të firmoset marrëveshja, njerëzit të mbajnë mend zhurmën e dallgëve të debatit që u bë paradhënie dhe jo vijën reale të ujit, nga do të kalojë kufiri.

Next Post
I gjendet kokainë në shtëpi, pranga shqiptarit në Greqi

I gjendet kokainë në shtëpi, pranga shqiptarit në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

INSTAT nxjerr shifrat për 2025/ Tirana, qyteti më i preferuar nga të huajt! Ja ku zgjedhin të pushojnë shqiptarët

June 30, 2026
31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

31 ditë tubime/ Vangjeli: Protestë unike, vendos në të njëjtën kryq si kryeministrin ashtu edhe liderin e opozitës

June 30, 2026
Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

Analisti Preç Zogaj: Protestës i mungon një palë përfaqësuese për dialog, por Rama duhet të bëjë pjesën e vet

June 30, 2026
“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

“Memorandumi me SHBA-të nuk është plotësuar”/ Negociatori iranian: S’ka bisedime për çështje të tjera derisa të zbatohet

June 30, 2026
Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

Ministri Vengu: Sazani do të kthehet në një lagje të Vlorës, aty do zhvillohet aktivitet turistik i nivelit të lartë

June 30, 2026
VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

VIDEO/ Protesta para Kryeministrisë në ditën e 31, ja pjesëmarrja në bulevard në orën 21:15

June 30, 2026
Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

Vuçiç mbron Radoiçiçin: Nuk ndiqet penalisht në Serbi, është në kërkim për shkak të Kosovës

June 30, 2026
Protesta për Zvërnecin/ Vengu: Kemi zbuluar kush i sponsorizon dhe përfituesit e saj! Investojnë që të rritet zemërimi e reagimi

Protesta për Zvërnecin/ Vengu: Kemi zbuluar kush i sponsorizon dhe përfituesit e saj! Investojnë që të rritet zemërimi e reagimi

June 30, 2026
Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

June 30, 2026
Liderat i nxjerrin situatat dhe rrethanat e caktuara politike

Realiteti i ri politik shqiptar pas një muaji protestash

June 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In