• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Për dashuri apo për para: Historia e vrasjeve politike

by Java News
02/01/2022 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Peter Stothard, History Today

Michael Burleigh është një shkrimtar dhe historian anglez, fokusi kryesor i të cilit ishte Gjermania naziste dhe vrasjet politike.  Ai ka shkruar për kronologjinë e vrasjeve politike si James Bond, Julius Caesar dhe Jamal Khashoggi, arkidukën austro hungareze Franz Ferdinand, Abraham Lincoln, si edhe për kryeministra nga Britania, Suedia dhe Japonia, John F. Kennedy.

Vrasjet politike, siç shpjegon Burleigh, janë përqendruar në kohë dhe në vende të caktuara. Në Europë, luftërat fetare të shekullit të 17-të motivuan shumë persona të cilat shfrytëzuan mundësitë fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të, kur monarkët nuk ” fshiheshin” më por dilnin më shpesh në publik, duke minuar kështu edhe sigurinë e tyre.

Kur Julius Cezari vdiq në Ides në vitin 44 para Krishtit, motivet e vrasësve të tij ishin nga frika parimore e tiranisë deri te preferenca e viktimës për gratë e burrave të tjerë. Që nga ajo kohë  kanë ndodhur shumë vrasje për moral,  në mesin e tyre ishte edhe John Wilkes Booth, vrasësi i Abraham Lincoln në 1865, i cili e vrau atë në emër të Konfederatës  në Luftën Civile Amerikane, raporton abcnews.al

John Wilkes kur doli në skenë në teatrin Ford pasi qëlloi presidentin në pjesën e pasme të kokës, ai bërtiti ‘sic semper tyrannis ‘, fjalë të lidhura gjerësisht me Marcus Brutus, më idealistin nga vrasësit e Cezarit.

Parimet rreth anarkisë dhe pavarësisë kombëtare nxitën vrasjet në Ballkan para Luftës së Parë Botërore. Gruaja e perandorit austro-hungarez Franz Joseph u vra nga një anarkist italian në Zvicër, i cili po kërkonte një aristokrat për  ‘propagandën e veprës’ së tij.

Vetë perandori shpëtoi një herë nga vdekja. Trashëgimtari i tij, Franz Ferdinand, u godit me një plumb nga një nacionalist serb, Gavrilo Princip, në qershor 1914. Por ai pa fundin e asaj që kishte filluar, në burg deri ditën që humbi jetën nga tuberkulozi në 1918.

Në nëntor 1939 një i vetmuar komunist, George Elser, pas disa minutash nga shpërthimi i një bombe erdhi menjëherë në një festë që po organizohej në Mynih.  Ai  jetoi aq gjatë sa të shihte rezultatin, i cili në rastin e tij ishte një luftë që nuk kishte arritur ta parandalonte.

Në vend të kësaj, Hitleri u largua nga festa shumë herët dhe Elser duroi aq shumë tortura:  ai u ekzekutua vetëm disa javë para se Hitleri të vriste veten.  Në vitin 1932, vrasësit e suksesshëm të kryeministrit japonez Inukai Tsuyoshi gjithashtu kishin dashur të vrisnin një nga mysafirët e ti, Charlie Chaplin, “në mënyrë që të shkaktonin luftë me perëndimin”.

Regjisori, i cili tetë vite më vonë e cilësoi, Hitlerin  ‘Diktatorin më të  Madh’ , ishte me fat që arriti të shpëtonte. Personat e parë që u “pagëzuan” me emrin “vrasës” ishin nga sekti mesjetar Ishmaeli i Islamit Shia. Sipas Marco Polo, motivet e tyre në shënjestrimin e sundimtarëve sunitë në Siri dhe Irak ishin vera,  gratë dhe këngët, raporton abcnews.al

Mongolëve iu desh të frenonin këta optimistë pionierë para se të kërkonin shpërblime nga pasardhësit e tyre: 150 dukatë plus për vrasjen e një mbreti të Spanjës në emër të republikës veneciane në shekullin e 16 -të, 100 dukatë për papën.

Për lexuesit që nuk e njihnin fjalën ekzotike lindore dhe mund ta lidhnin me konsumimin e hashashit, Dante dha përkufizimin e tij të një vrasësi që vret për para. Vrasësit e zgjedhur nga shtetet moderne  ishin profesionistë me pagesë.

Burleigh i ka dhënë një konotacion tjetër vrasjes së disidentit saudit Jamal Kashoggi në Stamboll. Vdekja e maltezes Daphne Caruana Galizia u kushtoi armiqve të saj 150,000 euro, me 30,000 të paguar paraprakisht.

Kryeministri i vetëm britanik që u vra ishte Spencer Perceval, në 1812, nga një biznesmen i cili ndihej i zhgënjyer nga qeveria./abcnews

Next Post
119 kg kokainë në kontejnerin me banane, lihen në burg 3 të arrestuarit

119 kg kokainë në kontejnerin me banane, lihen në burg 3 të arrestuarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

Sulm me thikë në Londër: Katër të plagosur dhe shtatë të arrestuar pas një sherri në Bromley High Street

September 10, 2026
Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

Nëntë stacione të metrosë së Shën Petersburgut do të shndërrohen në bunkerë

September 10, 2026
Tensionet në veri/ Ish-presidenti Thaçi lë qelinë dhe shkon në Kosovë

Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time!

September 10, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha flet nga New Jersey: Vendimi ‘non-grata’ ishte lobim korruptiv i Ramës dhe Sorosit

September 10, 2026
“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

“Protestuesit dolën sorra, siç tha Rama”, Basha debat me Çepanin: U rrahën me njëri-tjetrin

September 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com