• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për cilën drejtësi e keni fjalën zoti Majko?

by Mentor Kikia
06/03/2016 12:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi kishte votuar pro akteve nënligjore të dekriminalizimit, deputeti Pandeli Majko, me formularin në dorë, tha se kjo është një copë letër. “Ka ca njerëz që quhen prokurorë. Ka ca njerëz që quhen gjykatës. Vetëm këta mund të të shpallin fajtor dhe të të dënojnë. Këto të tjerat janë copa letrash pa vlerë”- tha Majko nga foltorja e parlamentit. Shumë e drejtë Majko. Vetëm drejtësia të shpall fajtor e të dënon. Dhe ju e kishin fjalën për personat e inkriminuar që janë përfshirë në politikë, që në fakt nuk do të dënohen, por vetëm nuk duhet të lejohen të jenë krah jush dhe shumë të tjerëve të ndershëm aty. Por, ashtu sic “ka ca njerëz që quhen gjykatës e prokurorë”, ka edhe ca njerëz, z.Majko, që nuk dënohen kurrë nga këta gjykatësit e prokurorët. Ca nga ata, që të rrahin natën, e ditën të vënë pistoletën tek koka që të thuash se u rrëzova tek shkallët. Ca nga ata që blejnë me para edhe votat edhe gjykatësit, edhe prokurorin. Këtyre nuk u bën derman drejtësia, të cilës Ju i referoheni. Në fakt cila është drejtësia jonë? Ajo që ka vënë në alarm Europën dhe Amerikën mbarë? Ajo që nuk po e reformojmë dot? Drejtësia e Gjin Gjonit me shokë që shpallen “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit? Kur doni të jeni realist, ju nuk lini gjë pa thënë për drejtësinë, e kalbur dhe korruptuar, pasi kështu është në të vërtetë. Por kur u duhet të mbroheni, dhe jo vetëm për këtë rast, të gjithë i referoheni drejtësisë.

Në fakt, njerëzit për të cilit u bë ligji i dekriminalizimit, duhet ti pengojë vota jonë të shkojnë në parlament apo në bashki. Por në kushtet kur vota është bërë mall, nuk është keq të përdoren edhe ca filtra të tjerë. Dhe këtë fatkeqsisht nuk mund ta bëjë drejtësia.

Next Post

Fiksimi i Ergys Kaçes: Makinat sportive dhe shpejtësia, dua të vendos rekord

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In