• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për çdo veprim te noteri do të lini shenjat e gishtave

by Aalison Pearse Stevens
27/06/2016 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Drejtësisë ka nisur zbatimin e projektit për të vendosur paisje të posaçme për verifikimin e shenjave të gishtit në zyrat noteriale. Pak muaj më parë ministri i Drejtësisë Ylli Manjani deklaroi se ka nisur puna në bashkëpunim me shoqatën e noterëve për të realizuar procesin. Teksa mësohet se tashmë në kryeqytet janë pajisur 20 zyra me këtë pajisje. Brenda vitit pritet që në Tiranë këtë shërbim ta kenë të gjithë zyrat noteriale, teksa në vitin e ardhshëm projekti do të përfshijë të gjithë Shqipërinë, duke vijuar në qytetet e mëdha dhe më pas në çdo zyrë.

Shkak për këtë vendim duket se janë marrë proceset e hapura në gjykatë, ku palët pretendojnë se dokumentet janë nënshkruar pa praninë e tyre, duke hedhur akuza dhe për falsifikim. Në këtë mënyrë, noterët përpara se të firmosin një shkresë, apo të plotësojnë një procedurë do të detyrohet të marrin shenjat e gishtave të klientëve. Në rast se një veprim i kryer në zyrat noteriale do të atakohet në gjykatë, atëherë faktet do të jenë lehtësisht të krahasueshëm.

Kjo pasi të dhënat e regjistruar në momentin e firmosjes para noterit do të krahasohen me shenjat e gishtave të dhëna në momentin e marrjes së kartës së identitetit apo dhe të pasaportës. Kryesisht më problematikë janë parë rastet e shitblerjes së pronës apo dhe të trashëgimisë së pasurive të paluajtshme. Por dhe në rastin e shitblerjes së automjeteve, apo garantorëve të kredive janë hasur probleme në gjykata. Si pasojë e shkeljeve në vite, në ZRPP janë krijuar një numër i konsiderueshëm i pronave me mbivendosje.

Tashmë në zyrat e noterëve ka nisur dhe zbatimi i projektit për të verifikuar në kohë reale situatën e një pasurie për të cilën nis një transaksion shitblerje. Procedura do të jetë e vlefshme dhe në rastet kur prona lihet kolateral në banka. Nëpërmjet aksesimit në rrjetin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurie të Paluajtshme, një noter ka të drejtën që të kërkojë dhe bllokimin e veprimit në një pronë, kur palët paraqiten për të firmosur shitblerjen.

Në këtë rast, pas kërkesës on-line, do të duhet që noteri të paraqesë dhe dokumentet shkresore. Një veprim i tillë shmang mundësinë e përsëritjes së mbivendosjeve mbi një objekt apo sipërfaqe, apo dhe të krijimit të përplasjeve të reja. Gjithësesi, duke parë dhe lehtësitë e krijuara për noterët, është vendosur regjistrimi i shenjave të gishtave të klientëve, për të shmangur abuzimet por dhe për të provuar në gjykatë shkelësit, në rast se do të ketë.

ma.me

Next Post

Kerry në Bruksel e Londër për daljen e Britanisë nga BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In