• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Për çdo paqartësi ankimoni në Federatën Spanjolle…”, absurdi te kontratat e Flamurtarit

by A R
15/11/2016 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Thellohet skandali i çështjes Flamurtari mes administratorit aktual dhe ish-kryetarit të bashkisë dhe Presidentit Shpëtim Gjika. Një ditë pas akuzave të bëra për kontrata paralele dhe të parregullta, nga administratori aktual Idrizi, Top Channel ka mundur të sigurojë edhe kontratën që Presidenti Gjika në vitin 2013-të ka firmosur në atë periudhë me trajnerin Gjoka.

Kontrata është nënshkruar nga ish-trajneri i Flamurtarit, Ernest Gjoka dhe Presidenti i klubit vlonjat, Shpëtim Gjika, për të cilën administratori aktual, Sinan Idrizi thotë që nuk e njeh. Në kontratë përveçse luhet me shifrat, ka edhe pjesë qesharake.

“Për çdo paqartësi apo kontradiktë që mund të lindë në lidhje me përmbushjen ose interpretimin e kësaj kontrate, të dyja palët mund t’i drejtohen, sipas dëshirës së tyre organeve të gjyqësorit ose Komitetit Juridiksional dhe Pajtues të Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll”, thuhet aty shkruan tch. Me fjalë të tjera, një kontratë e pavlefshme për organin e futbollit shqiptar dhe me këtë logjikë, palët duhet të ankohen në Spanjë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Sa i përket shifrave dhe çka ajo përmban është shumë më serioze. Sipas kësaj kontrate paga e trajnerit të Flamurtarit në vitet 2013-2014-të, Ernest Gjoka ka qenë 2500 euro në muaj dhe për këtë ka firmosur kryetari i Bashkisë së asaj periudhe dhe rrjedhimisht Presidenti i Flamurtarit në atë kohë Shpëtim Gjika. Por ai ka firmosur si president, ndërkohë që firma duhet të ishte e adminstratorit të klubit, i cili në atë përiudhë ka qenë Geri Çipi.

Ndërkohë nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve në Vlorë, ka dalë një dokument që tregon se ish-trajneri Gjoka ka paguar kontributet e sigurimeve shoqërore për një pagë tjetër, më të ulët se ajo me të cilën kishte nënshkruar kontratën me Presidentin Gjika.

Kjo çështje ka futur në një rrugë padalje problemin e Flamurtarit, megjithëse Shpëtim Gjika, i kontaktuar nga Top Channel ka sqaruar se do ta gjejë ai vetë një zgjidhje për këtë çështje.

“Me kontributin tim dhe dashamirësinë e Presidentit të Federatës shqiptare të futbollit, Armand Duka, Komisioni i Disiplinës nuk do të mblidhet ditën e enjte, siç është programi i tij por, pas 2 javësh. Deri atëherë, do të gjejmë një zgjidhje kontratës së trajnerit Gjoka”, thotë Gjika./a.m.

Next Post
Rimëkëmbja e sistemit hidrik, Panariti pret përfaqësuesit e kompanisë kineze

Rimëkëmbja e sistemit hidrik, Panariti pret përfaqësuesit e kompanisë kineze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Departamenti amerikan i Drejtësisë nis hetim ndaj akuzueses së Trumpit

Departamenti amerikan i Drejtësisë nis hetim ndaj akuzueses së Trumpit

May 28, 2026
Ukraina falënderon Tiranën pas qëndrimit ndaj Rusisë: Vlerësojmë solidaritetin dhe mbështetjen

Ukraina falënderon Tiranën pas qëndrimit ndaj Rusisë: Vlerësojmë solidaritetin dhe mbështetjen

May 28, 2026
Artan Hoxha: Grupi që zhduku Ervis Martinajn lidhet edhe me ngjarjen në Rinas

Artan Hoxha: Grupi që zhduku Ervis Martinajn lidhet edhe me ngjarjen në Rinas

May 28, 2026
Temperatura të larta në vend! IGJEO paralajmëron rrezik zjarresh, ja qarqet e rrezikuara

Temperatura të larta në vend! IGJEO paralajmëron rrezik zjarresh, ja qarqet e rrezikuara

May 28, 2026
 “SHBA-të dhe Irani arrijnë marrëveshjen, pritet firma e Trump”, “Axios” nxjerr prapaskenat e fundit

 “SHBA-të dhe Irani arrijnë marrëveshjen, pritet firma e Trump”, “Axios” nxjerr prapaskenat e fundit

May 28, 2026
Holanda garanton mbështetje për Policinë e Shtetit, në fokus krimi i organizuar ndërkombëtar

Holanda garanton mbështetje për Policinë e Shtetit, në fokus krimi i organizuar ndërkombëtar

May 28, 2026
Tabaku: 550 mln euro shtesë në buxhet, por qytetarët nuk shohin asnjë përfitim

Tabaku: 550 mln euro shtesë në buxhet, por qytetarët nuk shohin asnjë përfitim

May 28, 2026
Rusia paralajmëron sulme në Kiev, SHBA sfidon Moskën: Ambasada jonë nuk mbyllet

Rusia paralajmëron sulme në Kiev, SHBA sfidon Moskën: Ambasada jonë nuk mbyllet

May 28, 2026
Rama: Negociatat, peng i problemeve të BE

Integrimi në BE, ambasadori i Holandës mesazh të rëndësishëm Shqipërisë

May 28, 2026
Presidenti i Këshillit Evropian vizitë në Tiranë më 2 qershor, takime me Ramën dhe Begajn

Presidenti i Këshillit Evropian vizitë në Tiranë më 2 qershor, takime me Ramën dhe Begajn

May 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In