• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Për çamin Armando Sadiku

by Enkel Demi
22/06/2016 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi

Është 12 maji i vitit 1989 dhe në Itali hyn në fuqi ligji që e bën të detyrueshëm vendosjen e rripit të sigurimit në makinë. Psikiatri Claudio Ciaravolo po studionte se si popullarizoheshin legjendat urbane dhe mbi të gjitha si mund të ndaleshin. Kështu ai përhapi fjalën që në Napoli janë shitur bluza të bardha me rripin e sigurimit të vizatuar që ja hedhin policisë. Sot, e kësaj dite njerëzia është e bindur se në tezgat e këtij qyteti janë shitur me miliona copë të këtilla, por në fakt nuk është shitur as edhe një. Psikiatri i mirënjohur, vetë napoletan, shfrytëzoi sterotipin që bashkëqytetarët e tij janë të shkathët, të zgjuar, por që ta hedhin për të të zgrepur ndonjë gjë. Ka ngjitur sa më s’ka kjo ndodhi e paqenë dhe padyshim që studiohet në lëndën e komunikimit në Universitet.

Edhe unë disa ditë më parë u nisa nga një sterotip; Armando Sadiku, njeriu që shënoi golin e parë historik të Shqipërisë në Europian është çam. Me këtë mbiemër është një fis shumë i nderuar çam që jeton në Durrës, të cilët janë pasardhësit e patriotit Jasin Sadiku nga Margëlliçi. E dija që sulmuesi ynë ishte me origjinë nga Dibra, rritur në Elbasan, si më pas fort bukur e ka sqaruar vetë babai i tij. Por, thashë po e bëj këtë eksperiment. Tek e fundit, njerëz si unë do të kërkojnë përherë shtigje ngatërrestare për t’u zbavitur. Arsyen do e them pak më poshtë. E bëra.

Nuk e llogaris dot më sa herë është shpërndarë ky lajm në rrjetet sociale. Dhjetra mijëra herë. Nuk e di tek sa shqiptarë ka mbërritur ky lajm, sa të tjerë janë ndjerë krenarë, të motivuar apo të bezdisur nga ky kumt. Kjo, pasi edhe në këtë rast doja të shihja si reagonin njerëzit ndaj sterotipit e të qenit çam. Kjo është arsyeja e parë. Në fakt, reagimet kundër që Armando Sadiku është çam ishin të dobëta, sporadike, pasi shumica e përgëzonin çunin tonë edhe për këtë gjë. Kishte po aq pak që donin ta sqaronin historinë e tij mes Elbasanit e Cërrikut dhe mirë bënin. Të tjerë me shumë të drejtë, madje me krenari të lënduar, më thonin që ç’rëndësi kishte nga e kishte origjinën djali, rëndësi ka që është shqiptar, punë e madhe nëse ishte geg apo tosk. Me thënë të drejtën zemra m’u bë mal, sepse pas kaq tallazesh që kanë kaluar çamët sterotipi negativ i krijuar për ta nga komunistët duket është davaritur në ndërgjegjen qytetare.

Arsyeja e dytë përse e kreva këtë “të pabërë” është ajo që i thashë koleges dhe kryeredaktores së faqes 27.al:

“Unë kam gjithë jetën që jam çam. Nuk u bë kiameti, nëse Armando Sadiku u bë i tillë për 24 orë.”

Next Post

Superaksioni/ Asgjësohen 6780 bimë kanabis në Lezhë, një i arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

“Mbani jetën personale larg të tjerëve për 13 vite”/ Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit

March 13, 2026
Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

March 13, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Sulmi i fundit nga Irani, reagon MEPJ: Në solidaritet të plotë me Turqinë

March 13, 2026
Dy shtëpi në fshatin e Petros

Dy shtëpi në fshatin e Petros

March 13, 2026
‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

March 13, 2026
Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

March 13, 2026

Porto Romano vs Porti i Pireut

March 13, 2026
Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

March 13, 2026
Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

March 13, 2026
E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In