• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për Bashën, Berishën e të tjerët ka  nisur ‘marshi funebër’

by Spartak Ngjela
17/06/2017 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Spartak Ngjela/ 
Republika e Re, i thanë amerikanët Bashës, është ajo që do të dalë pas vetingut dhe Reformës në Drejtësi.

Po vetingu dhe Reforma në Drejtësi, cilën republikë do të rrëzojë?

Reforma në Drejtësi dhe vetingu do të rrëzojnë republikën e korruptuar shqiptare që themeloi Berisha në vitin 1992.

l.

Bashë ziu shkoi në Uashington për lesh, dhe doli i qethur.

Na tregoi një foto me presidentin amerikan Trump, dhe na tha me gojë të tharë se i ka folur atij për republikën e re.

Po nuk na tha çfarë i thanë, se presidenti Trump nuk kishte pritje me të, përveç dorës në një takim rutinë.

Por i rëndësishëm është fakti që aty gjatë e ka mbajtur sërish Brian Yee.

Republika e Re, i thanë ata hapur Bashës, është Shqipëria e pas vetingut dhe ajo e pas Reformës në Drejtësi.

Këtu në fakt ka filluar për Bashën, Berishën dhe të tjerët, “marshi funebër”: shumë prej tyre i ka kapur reforma që tani.

ll.

Po Rama?

Po Meta?

Asgjë nuk po arrijnë të kuptojnë që të dy. Janë jashtë hapësirës së kuptueshmërisë politike.

Rama dyshohet për aleancë me Bashën; në një kohë që politika amerikane thotë se “edhe ta mendojë atë aleancë është turp për të”.

Kurse Meta i bën ftesë Saliut, se nuk e di fare që Saliun e ka paralizuar politikisht politika amerikane me faktet kompromentuese që i ka paraqitur për politikën e tij antikombëtare.

Po interesi i ngushtë personal? Ja këtu del përsëri Meta, që nuk dihet se çfarë po kërkon, që takon grekë dhe maqedonas antishqiptarë (!) Një esadizëm i kulluar ky, njëlloj si ai i Berishës.

Ore, më tha dikush, po këta nuk do të arrijnë të kuptojnë në politikë as sa një gjimnazit europian? Por, si mund të kesh jetëgjatësi në politikën e një vendi kur ti je kundër interesit kombëtar!

Mos u habisni, deri tani, në njëqind vjet, këtu në Shqipëri, pushtetarët kanë shitur interesin e shqiptarëve tek ata që në 100 vjet kanë ushtruar gjenocid antishqiptar në Ballkanin Perëndimor.

Po ku rriten këta kalamaj njëqind vjeçarë!

Mënyra si kanë vjedhur shtetin këta të sotmit është hajní adoleshentësh. Si në mallin e tyre: merr me forcë tokat e pronarëve historikë, bli prona brenda dhe jashtë shtetit; mbaj para me thasë nëpër bodrume, bli prona me emra të tjerë; depozito para nëpër offshore – dhe në fund, bli vota për të pasur pushtet. Klasë politike kaq kundër popullit të vet, nuk gjen sot as në Afrikë.

lll.

Po t’i shohësh me seriozitet të gjitha këto, e kupton se këta kanë qënë një tufë fëmijësh që nuk e kanë njohur fare politikën si zhvillim kombëtar zonal, dhe asnjëherë nuk kanë menduar për shqiptarët që kanë marrë përsipër të drejtojnë.

S’ka problem; tani do t’i dorëzojnë të gjitha. Në Parlament do shkojnë si Çeçoja të gjithë këto ditë për të vazhduar votimin në lidhje me vetingun dhe Reformën në Drejtësi.

IV.

“Rusinë jua shkatërruam si subversion në Shqipëri edhe ty, edhe Berishës”; i thanë Bashës në Uashington. Dhe e akuzuan se ka frymëzuar bashkë me Saliun destabilizimin e Shqipërisë nëpërmjet Kavajës.

Por a do të fillojë të reflektojë ky aguridh për kërkesën që i bënë në Amerikë në lidhje me treshen Topalli, Selami dhe Bregu, politika e të cilëve mbështeti hapur qëndrimin perëndimor në lidhje me Reformën në Drejtësi dhe kundër bojkotit parlamentar të çiftit Berisha-Basha?

Po pse u treguat kaqë kokëtrashe, o të mjerë!

Prisni radhën tani. S’ka gjë! se humbja juaj është fati i ri i Shqipërisë.

Next Post
Konventa Zgjedhore e LSI/ Sot zgjidhen forumet drejtuese, flasin Vasili, Panariti, Haxhinasto

Burgu inekzistent, mashtrimi spektakolar i 3 zyrtarëve të LSI me punësimet, kallëzohen penalisht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com