• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për ata që pyesin si është e mundur të futet në listën e zezë të vizave amerikane Shqipëria dhe të lihet jashtë Serbia

by Adrian Thano
16/01/2026 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adrian Thano

Ky shënim i shkurtër është për mesazhin e një lexuesi që më shkruante se është në fund të procedurës për bashkim familjar dhe se i vjen habi si mund të futet Shqipëria vendi më proamerikan i rajonit në listën e zezë të pezullimit të vizave, kurse Serbia jo. Më pyet me pezmatim të kuptueshëm: A duhet të jesh prorus që të shpëtosh nga ndëshkimi amerikan.

Jo. Nuk duhet të jesh pro-rus. Por duhet të jesh i dobishëm ose i rrezikshëm për interesat amerikane. Kjo është diferencë thelbësore.

Po ta them pa shumë rrotulla ashtu si e mendoj. SHBA nuk ndëshkon orientimin ideologjik, por mungesën e leverage-it. (Ta shpjegoj në fund çfarë është).

Pse duket sikur “pro-rusët” shpëtojnë?

Sepse vende si Serbia kanë kapacitet destabilizues, kanë aleatë të fortë si Rusia ose Kina dhe krijojnë kosto gjeopolitike nëse goditen fort.

Prandaj trajtohen me kujdes strategjik, jo me sanksione të shpejta.

Pse vendet “pro-amerikane” si Shqipëria goditen më lehtë? Sepse nuk reagojnë. Nuk kanë alternativa strategjike. Nuk krijojnë krizë nëse penalizohen.

Unë do ta quaja këtë asimetri pushteti.

Në një forum online në një media amerikane lexova që formula reale sot është: Je pro-rus? Të negociojnë. Je i pavendosur? Të testojnë. Je i bindur? Të injorojnë.

E padrejtë? Po. Reale? Absolutisht.

Konkluzioni ndoshta duket brutal, por ashtu si e kuptoj unë, SHBA nuk shpërblen besnikërinë, shpërblen dobishmërinë. Kush nuk është problem, trajtohet si detaj pa rëndësi.

Nuk po zgjatem në takatin e diplomacisë sonë. As në sjelljen tonë. Po mjaftohem të të them që gjithkush duhet ta kërkojë fajin te vetja.

Sa për termin “leverage“. Të kesh leverage do të thotë, nuk të injorojnë, nuk të trajtojnë si të dhënë, duhet të negociojnë me ty.

Të mos kesh leverage do të thotë që vendimet merren pa ty, pasojat i paguan ti, askush nuk shqetësohet për reagimin tënd.

Shembullin politik sapo e dhe vetë. Serbia ka leverage sepse mund të destabilizojë rajonin dhe të afrohet realisht me Rusinë ose Kinën..Shqipëria ka pak leverage sepse është e rreshtuar pa kushte dhe nuk krijon kosto politike nëse penalizohet.

E përdora sepse sinonimet në shqip janë të gjata, por kuptimi gjithsesi mbetet peshë negociuese, mjet presioni, fuqi ndikimi, avantazh strategjik, etj

Në fund, shpreh keqardhjen për situatën tuaj familjare. Ju uroj zgjidhje sa më të shpejtë.

Next Post
“Duhet ta falim PD për Avokatin e Popullit se gjynah”/ Ironia e Manjanit: Edhe 100 herë u kemi thënë vini ore…

Dosja Toyota Yaris/ GJL rrëzoi vendimin e Apelit të GJKKO për Aurel Zarkën, Manjani: Vendim i drejtë dhe në përputhje me parimet...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Mars 2026

March 4, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Lufta me Iranin, autoritetet nisin monitorimin e karburanteve: Nëse rriten çmimet, do merren masa!

March 4, 2026
Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

Zbulohet kush goditi anijen iraniane, mbi 140 të humbur

March 4, 2026
“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

“Konsumi është motori kryesor që nxit rritjen ekonomike”

March 4, 2026
Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

Vula e “The Telegraph” për turizmin shqiptar, Rama: Vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar

March 4, 2026
Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

Katër skenarët për pasojat e sulmit amerikan-izraelit ndaj Iranit

March 4, 2026
Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

March 4, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

March 4, 2026
Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

March 4, 2026
Kabineti i ri, zbardhet dekreti i Begajt/ Rama përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin e “Diellës”

Begaj dekreton 7 ndryshimet në qeveri, pritet votëbesimi i tyre në Kuvend

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In