• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për ata që përflasin “moralin” e Arta Vorpsit

by Sokol Balla
15/11/2019 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

Ndryshe nga sa shpeshherë mundohemi të perceptojmë shoqërinë si të ndarë nga politika, dhe të etiketojmë politikanët si delja e zezë dhe shoqërinë si “të papërfaqësuar” prej tyre, ka shpesh shembuj konkretë që tregojnë në fakt të kundërtën: se politikanët që zgjedhim, na përfaqësojnë. Në mos denjësisht, së paku totalisht. Një prej këtyre rasteve, është reagimi shoqëror ndaj mënyrës që gjeti Arta Vorpsi, për t’i mbijetuar ekzekutimit institucional që i bënë asaj, në rrugëtimin e saj për të qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Me mijëra meme, gallatë, humor i zi dhe i bardhë ndaj një fakti të thjeshtë, të parrezikshëm, naiv që ajo bëri: shkoi në një notere të zakonshme, dhe noterizoi, atë që në fakt e kishte bërë shteti, duke i nxjerrë emrin në Fletoren Zyrtare, si anëtare e zgjedhur e Gjykatës Kushtetuese. Dhe ndërsa zgërdhihemi online dhe kafeneve, ndërsa bëjmë montazhe të ndyra dhe i nxjerrim me krenari ne Facebook, në pritje të korrjeve për like dhe comments, pakkush bën pyetjen e thjeshtë: çfarë e detyroi një zonjë të nderuar, të heshtur, me gjasë një “geek” të librave dhe bibliotekave, të bënte një veprim të tillë, që e bëri atë gazin e botës sonë shakaxheshë virtuale?

Ka vetëm një shpjegim: dëshpërimi dhe mbijetesa. Mbijetesa si e mijëra të rinjve dhe të rejave, që ikin sepse e dinë që të ecin para, ose duhet të ngrenë këmbët, ose duhet të ngrenë duart e të dorëzohen në zyra partie sepse nuk kanë rrugë tjetër të ecin para në këtë vend, ku meritokracia është zëvendësuar nga shkërdhatokracia dhe ligjshmëria ka mbetur në dorën e Dvoranit dhe të Ilir Metës.

Akti i Arta Vorpsit ndryshe nga sa e përqeshim të gjithë ne, është anti-monumenti sesi banaliteti fiton mbi seriozitetin, sesi leximi i librave zëvendësohet nga leximi i memeve dhe sesi karriera jote mund të asgjësohet brenda natës, vetëm sepse llogaritë politike të udhëheqësve tanë, në fakt, përputhen totalisht me shijet e mijërave prej nesh, që u zgërdhimë të nesërmen e ekzekutimit shtetëror të saj.

Mendoni dot vetëm për pak çaste, sesi është ndjerë ajo, gruaja që kishte dalë e para në një vlerësim profesional të atyre që aplikuan për atë vend pune, kur e sheh veten të pambrojtur, të vetmuar, të pashpresë në një sistem ku ajo mendoi se kishte dhënë kontributin e saj, nga Gjykata Kushtetuese, ajo e Lartë e deri tek Reforma në Drejtësi?

Mendoni sa e përdorur është ndjerë ajo, kur ka parë veten të kryqëzohet që t’i hapë rrugë, jo aftësive të Xhaferllarit (që thonë se është po ashtu një zonjë me profil të lartë profesional), por lidhjeve të saja private politike? Si mendoni që është ndjerë ajo, kur ka parë, jo vetëm sesa serioz ishte shoku Muçi në betimin para Presidentit, por edhe sesi diplomatët më të lartë në vend duartrokisnin betimin e një personi, që pas pak ditësh mund të ikë me njollë nga Vettingu?

Si mendoni që është ndjerë ajo, që duhet të jetë gjykatëse supreme, kur ka parë Ilir Metën, që sapo zbriti nga avioni, i ra vizë karrierës së saj me cinizëm dhe paranojë, jo sepse vlerëson profesionalisht Xhaferllarin, por garancitë që ai mendon ajo do t’i japë, nëse vjen puna te shkarkimi i tij? Si mendoni është ndjerë ajo, kur dy anëtaret e tjera të Kushtetueses të votuar nga “armiqtë” e Ilir Metës, u bekuan nga “armiku” i tyre President, bile duke u hedhur edhe dorën në qafë?

Dhe këtu, ashtu si një studente e shkëlqyer palestineze disa vite më parë, e cila shkonte çdo ditë nga Rripi i Gazës në Universitet në Jerusalem dhe pa që shpresë më nuk kishte dhe shpërtheu bombën dhe veten në një stacion kontrolli, edhe Arta Vorpsi, shkoi te një notere dhe noterizoi banalitetin tonë. Ndryshe nga palestinezja që vrau veten dhe ca ushtarë, Arta jonë bëri një akt të padëmshëm. Askush nuk do vdesë se ajo u vetënoterizua. Ajrin do e thithim të gjithë njëlloj, nga Dvorani e Meta, e deri tek ata që zgërdhihen online. Edhe Gjykata Kushtetuese mund të ngrihet sërish. Nën duartrokitjen e ndërkombëtarëve sigurisht, që do kthehen në zyra dhe do raportojnë suksesin.

Por në fund askush nuk do kuptonte sesi kjo shoqëri shkatërron një jetë njeriu, nëse Arta Vorpsi, nuk do kishte shkuar te noteri, por te farmacia për të blerë ilaçe e vetëhelmuar. Ajo do ishte thjesht një viktimë me germat A.V. në kronikën e policisë. Sot ajo është një mbijetuese e një sistemi, më të ndyrë politik sesa diktatura komuniste, e cila të vriste me ligje. Kurse ky i joni të vret me zgërdhirje. Sistemi Komunist merrte përsipër barrën e fajit. Ky aktuali, lan duart me Fletoren Zyrtare, si Pons Pilati me njerëzit naivë, që i bëjnë “Hosanna Barabba” hajdutit, vetëm për pak gallatë më shumë.

Unë sot jam me Arta Vorpsin, siç jam me të gjithë ata që duan të jetojnë e mbijetojnë, jo duke u dorëzuar apo ngritur këmbët, por duke lexuar, duke mësuar, duke punuar e pse jo, duke luftuar, për të merituar fatin e tyre në jetë. Unë jam kundër dorëzimit. Unë jam për luftë me të keqen. Le të qeshin, le të tallin. Le të mbajnë Kushtetutën dhe nenin 129. Sa kohë ajo Kushtetutë është prekur nga muti dhe “mbrohet” prej tij, unë zgjedh të mbrohem më mirë nga një notere e thjeshtë sesa nga profesorët e Erës së Keqe. Vetëm kështu tallja meriton talljen dhe zgërdhirësit Ilir Metën (Shumë prej tyre nuk e dinë këtë, por mirë është ta dinë, para se të zgërdhihen prapë).

Vetëm kështu mund t’i mbijetosh të keqes. Duke luftuar.

Pavarësisht kush fiton në fund!

Next Post
Emrat/ KLP miraton listën e prokurorëve që do garojnë për në KED, kush përjashtohet

Emrat/ KLP miraton listën e prokurorëve që do garojnë për në KED, kush përjashtohet

Comments 3

  1. Roland Veseli says:
    6 years ago

    Te lumte.
    Vertet ja vlen te ndjekesh emisionin tend

    Reply
  2. Kometa 001 says:
    6 years ago

    Shkrim i shkelqyer! Bravo!

    Reply
  3. Nexhi Kotri says:
    6 years ago

    Bravo te lumte Shkrim ekselent

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë uron Klodian Brahon

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë uron Klodian Brahon

December 11, 2025
1 milion dollarë për ëndrrën amerikane, Trump prezanton “kartën e artë” për emigrimin në SHBA

1 milion dollarë për ëndrrën amerikane, Trump prezanton “kartën e artë” për emigrimin në SHBA

December 11, 2025
Forumi Ekonomik i Delfit: Tirana në qendër të dialogut rajonal, ekonomik e politik

Forumi Ekonomik i Delfit: Tirana në qendër të dialogut rajonal, ekonomik e politik

December 11, 2025
Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve: Mos përdorni vizat turistike për të lindur në Amerikë, kjo është e papranueshme!

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK/ Ambasada Amerikane: Presim të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri

December 11, 2025
“Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK”/ Rama për zgjedhjen e Klodian Brahos: Do ketë mbështetje të palëkundur për të përmbushur misionin

“Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK”/ Rama për zgjedhjen e Klodian Brahos: Do ketë mbështetje të palëkundur për të përmbushur misionin

December 11, 2025
Çështja e Kosovës dhe administrata Trump, Baton Haxhiu: Në nëntor i vjen rradha Ballkanit…

Amerikanët zgjedhin, shqiptarët firmosin

December 11, 2025
“Mund të ndikojë dëshmitarët”/ Haga kërkon vijimin e paraburgimit për Hashim Thaçin, “u kapën” pas një pamje ku ish-presidenti ishte live me…

Gjykata Speciale në Hagë merr vendimin, i zgjat paraburgimin Hashim Thaçit

December 11, 2025
“Akuzën ia kam njoftuar vetë”, Braho: Problem kemi pasur komunikimin publik, ja çfarë do merrja nga Dumani dhe Kraja

Zgjedhja e Klodian Brahos/ Eksperti flet për dy sfidat e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme(VIDEO)

December 11, 2025
Berishës as iu hoq non grata, dhe as u pastrua

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

December 11, 2025
Berisha, Pashko, Rama – Dhjetor 1990

Berisha, Pashko, Rama – Dhjetor 1990

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In