• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Për ata që merren me Tom Doshin dhe harrojnë…

by Artur Ajazi
18/06/2021 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Partia Demokratike të enjten ka denoncuar emërimin e kandidatit për deputet të PSD-së, Serdar Hoxha si kryeinspektor për Veriun në Inspektoriatin e Ndërtimit me argumentin se “u zyrtarizua masakra zgjedhore Rama-Doshi”. Sa qesharake. Gjithashtu në një deklaratë për mediat, ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj tha se “ushtari i Tom Doshit ka akoma në Prokurori një dosje të paverifikuar për të shkuarën e tij kriminale, por kjo nuk e ka penguar qeverinë ta emërojë atë në një detyrë të rëndësishme. Ai shtoi gjithashtu se “me emërimin e sotëm, Edi Rama ka konfirmuar zyrtarisht koalicionin me personin që SHBA e shpallën non grata për shkak të së kaluarës së tij kriminale, dhunimin e të drejtave të njeriut dhe përfshirjen në korrupsion”, tha ai. Dhe në fakt, Partia Demokratike, e para parti që pas 1992 mori pushtetin (falë zemërgjërësisë së dikujt tjetri) ishte dhe mbetet themeluesja e sistemit të korrupsionit në Shqipëri. Dhe pavarsisht kësaj, ajo nuk rreshti së akuzuari, denoncuari dhe etiketuari këdo, dhe cilin ti dalë përpara në prishjen e pazareve të veta.

Tom Doshi u shpall “non-grata” nga SHBA, dhe realisht ai ka bërë tërheqje nga politika dhe mandati i tij i deputetit. Ai mbetet njeriu që mori PSD, e ringriti dhe fitoi goxha vota dhe mandate si një parti e dalë nga apatia. Xhelozia dhe dashakeqësia e komisarëve të Partisë Demokratike, nuk qëndron në faktin e një emërimi, apo akuzave të inskenuara nga celula e saj në SHQUP ndaj Doshit. Ajo ka qitje të largët. Me sulmet ndaj Doshit dhe emrave të veçantë që ka ai në parti, lidhet venitja e influencës së Partisë Demokratike në Veri. Partia e Doshit, në pak kohë ka arritur të krijojë në qarqet e Veriut dhe jo vetëm, linjën e mbështetësve të saj. Zgjedhjet e fundit, ishin treguesi i rritjes së madhe të mbështetjes ndaj PSD së Doshit. Realisht Lulzim Basha e sheh Doshin jo si “non-grata” apo si njeriu që “është i korruptuar”, por si një rrezik i madh për votat e asaj force politike në Veri. Ata që merren me Tom Doshin, janë strehuesit e krerëve të trafiqeve dhe korrupsionit, janë avoketërit e emrave që po mbushin listën e Departamentit Amerikan të Shtetit për tu shpallur “non-grata” në Shtator dhe pastaj ç’pronëzimin e tyre. Janë krijuesit dhe frymëzuesit e sistemit më gjakatar të informalitetit në gjithë strukturat e shtetit, dhe që mbajnë mbi shpinë, një faturë të jashtëzakonshme dëmesh financiare, njerëzore dhe sociale për shqiptarët.

Ata që merren me Doshin, kanë harruar se “non-grata” dhe të akuzuar për afera të rënda korruptive, apo dhe destabilizimin e vendit, kanë dikë tjetër që duan ta “harrojnë”. Propoganda e Elibeajt si zëdhënës besnik i klaneve të Bashës, rreket dëshpërimisht, të tërheqë vëmëndjen e bazës së asaj force politike nga kriza e madhe që ka mbërthyer lidershipin e Partisë Demokratike. Para se të merren me Doshin dhe njerëzit e partisë tij, le të merren paksa me emrin e parë dhe emrat që do të vijnë pas tij, (si non-grata) nga lista e gjatë e DASH për Shqipërinë. Le të merren edhe me celulën e çerfitikuar të korrupsionit që kanë sot në gjirin e asaj partie, dhe që kryetari i rizgjedhur, i mbron me fanatizëm. Le të merren madje edhe me Lulzimin, emri i të cilit akoma nuk është fshirë nga dosjet e Prokurorisë, edhe pse ai mundohet të fshihet pas mandatit të fituar me vota të blera. Me tërheqjen e tij, Tom Doshi tregoi jo vetëm transparencë ndaj një vendimi, por edhe moralin e duhur të një politikani,që e kuptoi më herët se kushdo lëvizjen e duhur në kohën e duhur.

Next Post
Eriksen me aparat në zemër, karriera me Interin në dilemë

Eriksen me aparat në zemër, karriera me Interin në dilemë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbyllet pas rreth dy orësh mbledhja e Ramës me ministrat e kabinetit dhe drejtuesit politikë të PS në qarqe!

Mbyllet pas rreth dy orësh mbledhja e Ramës me ministrat e kabinetit dhe drejtuesit politikë të PS në qarqe!

August 28, 2026
FOTO/ Zjarri në Vranisht shkrumbon banesën dhe kosheret e bletëve! Digjen edhe disa hektarë me ullinj e pemë

FOTO/ Zjarri në Vranisht shkrumbon banesën dhe kosheret e bletëve! Digjen edhe disa hektarë me ullinj e pemë

August 28, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Përgatitje qesharake për triumfalizëm

August 28, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Takimi i Ramës me ministrat dhe krerët politikë të PS në qarqe, zbulohet çfarë u ka kërkuar kryeministri: ‘Pasqyra Albania’ të jetë ligj për të gjithë!

August 28, 2026
Shqipëria bëhet me autoburgje të blinduar, do të përdoren për transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë!

Shqipëria bëhet me autoburgje të blinduar, do të përdoren për transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë!

August 28, 2026
VIDEO/ Çasti që solli katastrofën në Nepal dhe Tibet, shikoni pamjet tronditëse nga shkëputja e akullnajës në Himalaja!

VIDEO/ Çasti që solli katastrofën në Nepal dhe Tibet, shikoni pamjet tronditëse nga shkëputja e akullnajës në Himalaja!

August 28, 2026
Rëndohet situata me zjarret në Librazhd, flakët i afrohen edhe banesave në Xhyrë, ndërhyhet me helikopter nga ajri

Rëndohet situata me zjarret në Librazhd, flakët i afrohen edhe banesave në Xhyrë, ndërhyhet me helikopter nga ajri

August 28, 2026
“Përfundojeni këtë luftë të pakuptimtë me Iranin”- Zv/kancelari gjerman thirrje presidentit Trump: Ju jeni përgjegjës për nisjen, pasojat dhe te nafta

“Përfundojeni këtë luftë të pakuptimtë me Iranin”- Zv/kancelari gjerman thirrje presidentit Trump: Ju jeni përgjegjës për nisjen, pasojat dhe te nafta

August 28, 2026
Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Kuç-Kallarat, një person i plagosur në aksident!

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’ në aksin Kuç-Kallarat, një person i plagosur në aksident!

August 28, 2026
U ndërprenë përkohësisht pas problemit teknik, “Albcontrol” zgjidh problemin me radarët! Rikthehen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

U ndërprenë përkohësisht pas problemit teknik, “Albcontrol” zgjidh problemin me radarët! Rikthehen fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com